
Lulzim Basha, në cilësinë e anëtarit të grupit PPE, ka dorëzuar në Keshillin e Europës një Rezolutë që mbështet rindërtimin e Ukrainës.
Në rezolutën e hartuar nga Lulzim Basha, kërkohet krijimi i një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës ruse dhe të shërbejnë për të financuar projektet e rindërtimit të infrastrukturës në Ukrainë.
Gjithashtu rezoluta kërkon transferimin e aseteve ruse në fondin ndërkombëtar si dhe ngritjen e një tribunali kompensimi në lidhje me dëmet në Ukrainë.
REZOLUTA
Përgjegjësia për krimet dhe demet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë është i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe duhet te paguajë për të.
Ndërkohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër arresti për Putin, duke e akuzuar për krime lufte, tashmë Rusia duhet të paguaj për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga bombardimet ruse.
Sipas të drejtës ndërkombëtare, Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse Këto detyrime përcaktojnë detyrën e vendeve të treta për të garantuar që asetet sovrane të Federatës Ruse që ndodhen nën juridiksionet e tyre të vendosen në dobi të Ukrainës si dhe për të krijuar një tribunal ndërkombëtar kompensimi për të siguruar që dëmet e shkaktuara nga Rusia të dëmshpërblehen në përputhje me normat ndërkombëtare, jurisprudencën dhe parimet e vendosura të kontabilitetit.
Përmes kësaj rezolute të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit te Europës, e cila është e mbështetur nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare kërkohet:
Krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës Ruse për të paguar projektet e infrastrukturës në Ukrainë;
Transferimin e kapitaleve të ngrira të Federatës Ruse në fondin ndërkombëtar;
Krijimin e një tribunali kompensimi për të gjykuar, në përputhje me normat e vendosura gjyqësore, kërkesat e paraqitura nga Ukraina në emër të individëve, subjekteve dhe instancave qeveritare, ose drejtpërdrejt nga individët dhe subjektet e saj, siç do të parashikohet nga rregullat e tribunalit.
Kulmi kulmi kulmi , nji bythqir e sharlatan qe vec kamarjerit dhe hajnXhepash ,s'di me bo gje ne jete , i shkruka me demek i niska Leter PPE-se dhe per cfar ? (hahahaha o zot ,pse e qite nga bytha kte rrace !) A thu s'kan Letra Higjenike pleqt e PPE-es, dhe do perdorin Letrat e Borat Veshgjatit basha ???? hah ha ha . (Mesiguri qe ky duhet te jet nji FakeNews o skandal humorist)
A e di PPE qe ky eshte nje hajdut dhe kriminel ?ku bazohet ky a behen zgjedhjet ne PPE ? Ky eshte nje mashtrues do te lake te ligat qe i ka bere Shqiperise ,perpa se te mendoje per Ukrahinen ,te mendoje per shqiperine .
Lajmi eshte FakeNews.
Ky do ta rindertoje me rublat Ruse apo siç ndertoje rrugen e kombit haaa cfare po na degjojne veshet .
Me.lot....
E po qe luli I vocerr do tu jepte mend europianeve se çfare duhet te bejne me Rusine dhe Ukrainen......zot na ruaj....
Lul Komiku.
i re rrot kari,ti sqe i zoti te rindertoje pd do te pyesin per ukrainen.tamam ke qen ai kari qe flinte gjume ne bashki ta pasken gjet tamam