Deputetja Flutura Açka komentoi në Debat dhe garën për bashkinë e Tiranë, ku demokratët do të kenë dy kandidatë atë të Roland Bejkos dhe Belind Këlliçin nga Rithemelimi.
Ndonëse tashmë ka shprehur mbështetjen hapur për kandidaturën e Bejkos, Açka deklaroi se nuk e kupton qëndrimin e Këlliçit kur thotë se Berisha është e ardhmja, duke shtuar se do ishte pro tij nëse do garonte nën siglën e PD.
Ajo ironizoi dhe koalicionin e Berishës me Ilir Metën duke thënë se ajo nuk mund të votojë majtas, madje nuk mund t’i kërkojë as mbështetësve që të bëjnë një gjë të tillë.
“Unë e çmoj Këlliçin si djalë i ri, por nuk e kuptoj kur thotë se Berisha është e ardhmja e PD. Unë them se ora e Berishës është mbyllur. Nuk e do ai më shumë se mua Berishën. Duhet një start i ri i politikës. Zoti Bejko nuk është gur rezervë. Ne bëmë gjithçka që të shkonim me një kandidat të vetëm.
Ishim gati të harronim dhe gurët dhe fyerjet vetëm që të shkonim me një kandidat. Unë e kam marrë vendimin tim. Nëse Këlliçi do të kandidonte me siglën e PD do isha pranë tij. Unë nuk votoj dot majtas dhe nuk ftoj dot asnjë demokrat të votojë majtas”, tha Açka.
BRAVO FLUTRA .... ASNJE NUK DUHET TE VOTOJ MAJTAS, MJAFT MJTAS KELLICI BERISHA META TE GJITHE JANE SPIUN DHE ISH KOMUNST,
kellici eshte kerric. dhe kerricat jane e ardhmja e PDs. rrnofte Syri.net. Shkerdheni eshte e ardhmja e hales BERISHA.
Nje pyetje kam per kete te vetequajtur Flutur po nga gjuha qe perdor eshte vecse nje gjinkalle cfare te mire i ka pare pd nese eshte futur tashi ne politike , vetem shkaterrim i ka sjelle vendit . Tani qe te flasish kete gjuhe ose ke ngrene shume kur ka qene ne pushtet , se shumica te tille jane , ose kenaqesh kur shkakon dhimje ne popull . Te thuash nuk votoj Ramen para Berishes e Flamurit jane dy gjera o je psikopate ose ke ngrene shume ne kohe e Saliut .
Dhe ne prandaj jemi te lumtur si socialist qe ti nuk voton majtas , nuk kemi nevoj per voten tende se jemi 1 milion votus vet.