Alfred Lela: Jam i sigurtë, Sali Berisha nuk ka gisht në sulmin me armë ndaj Top Channel. Ai ka hallet e veta

29 Mars 2023, 18:26Politika TEMA

Alfred Lela: Jam i sigurtë, Sali Berisha nuk ka gisht në sulmin me

Zëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela, thotë se është i sigurtë që Sali Berisha nuk ka gisht në sulmin me armë ndaj Top Channel.

Sipas tij, Berisha ka hallet e veta.

“Ndër të gjitha pistat e mundshme për ngjarjen tronditëse në Top Channel, vetëm për një jam i sigurt: nuk ka gisht Sali Berisha! Doktorin, në ndoshta minutat e reminishencave, mund ta kapësh beft duke menduar për veten thënien brilante të Giulio Andreotit ‘më kanë akuzuar për çdo gjë në këtë vend… që nga Luftrat Punike”. Nëse vrojton Gardën Mediatike afër Ramës, thuajse shqiptojnë akuzën se, në mos e bëri, Berisha e frymëzoi atentatin në Top Channel.

Atë krim dhe tronditje publike për dy arsye: u vra një shqiptar i varfër dhe pa lidhje me ngjarjen, dhe u godit media kryesore në vend, një prej dy televizioneve private kombëtare, një medium të cilit, pavarësisht zgëqve të vogla të smirës apo xhelozisë që mund të sajosh, mbetet themeli më i madh i të bëri televizon në tranzicionin shqiptar.

Duke e shpallur konfliktin e interesit, të qenit një prej njerëzve të ekipit të ngushtë të z. Berisha, më duhet të ankorohem te logjika dhe shpresa se, ndoshta, njerëzit i gjykojnë të tjerët për çka thonë dhe jo kush e thotë. Po ruajtëm këtë parim do të merremi vesh, përndryshe secili në punë të vet, por asnjë punë e bërë nuk na pret të dera e marrëveshjes së asaj që quajmë ‘gjë publike’.

Sepse Top Channel është një gjë publike, një interes publik, edhe pse në pronësi private. Po kaq publike janë edhe qëndrimet e personave publikë, qofshin politikë ose jo.

Po, Sali Berisha, ka patur një qëndrim në lidhje me zhvillimet në Top Channel pak ditë para ngjarjes, siç ka patur një të tillë edhe mëngjesin disa orë pas saj. Ai ka folur, si kryetar i opozitës shqiptare, për një ngjarje të rëndësisë dhe interesit publik, shitjen e televizionit kryesor në vend. Po të mos fliste, i duhej “të përgjigjej” para qindra mijra shqiptarëve, të cilët prej vitesh shohin të përthyhen te “mediat” e tij, Facebook apo dalje televizive, të gjitha ngjarjet që përbëjnë lajm në Shqipëri (sigurisht, edhe ato që përbëjnë interes politik për të dhe partinë e tij). Nëse Top Channel mund të ketë preferuar heshtjen për shitjen e një aseti, që ata e konsiderojnë privat, drejtuesit duhet ta dinë se prona e tyre është njëkohësisht mall i interesit publik.

Të targetosh Berishën si stimulues të sulmit është hipokrizi intelektuale, dhe të qaravitesh për goditjen e Top Channel, duke anashkaluar thelbin e ngjarjes, është një zi hipokrite. Kësaj here “fajin nuk e ka Saliu”, sepse prej 10 vitesh ai është në opozitë dhe i rrethuar nga atentate politike që e bëjnë breshërinë ndaj Top Channel të duket si lojë play station në divanin përballë ekranit”, shkruan ai.

25 Komente

  1. M
    MOKRARI

    PSE MORE Z.LELA DEL NE MBROJTJE TE KOLERES SALI KUR AKOMA NUK ESHTE QARTESUAR NGA HETIMI SE KUSH E KA BERE .MOS VALLE PO JU DJEG MIZA NE KESULE.

    1. Z
      Zemrekhane Qëjmpëjkmalokhonja

      Pikërisht pse po i bën avokatin e Sali Berishes, or ti Lelë bythqiri, pikërisht, AI -Sali Berisha me Ilir Metajn, janë fryma, ideja dhe pagatorët e sulmit ndaj Top Chanel.

    2. 1
      1

      Mos o zot si mund te besosh se ka gisht saliu.Ai eshte demokrat dhe i bien kot ne qafe Ai gaboi te koha jone dhe e kuptoi gabimin.Saliu e do shtypin e lire po kur ky shtyp eshte ne rugen e drejte pra kur flet mir per berishen ndryshe ai nuk eshte shtyp i lire dhe denohet

      1. F
        Fener Zizi

        Mos ka Meta more milet ,si dihet ,keshtu mendojne Skrapallinjte . Mund te kete qene dhe Tape hahahh

      2. N
        Noci

        Nuk besoj se ka akuzuar kush Berishen per atentatin e ndodhur kunder TOP ch.por nuk mund te ndalen njerezit per te vene ne dukje gjuhën e hidhur qe rendom perdor kunder medias qofte edhe kunder Topi tpak dite me pare

        1. D
          Dashi (jo Shehu)

          Lelo te besojme po i hoqe breket ketu, perndryshe kot e ke!

          1. X
            Xhindi

            Jo, nuk ka gisht, por mund te kete dore. Dora eshte "me pak" se gishti.

            1. N
              Nushi

              Po pse te djeg miza!!!!!

              1. B
                Bubuzhel Berati i punesuari Berrishes

                Ky kerkone te mbroje nje te pa mbrojtshem mbas atentatit fshihet direkt apo indierkt Non Grata qe dhune ne fjalorin e tije eshte mese normale te Bushati qe kerkrone kallash ,Lubonja qe kerkone marjen zvarre te kryeministit e te tjere. Te mbjellesh dhune nga ekranet kazane je bashkpuntor ne krime ke kryere te njejtin krime si ata qe goditen Top Channel . Nje reflrktim per te gjithe kazanet qe theresin ne studiot kazane njerez jo menderishte stabel dhe nje appel per drejtesin qe kush mbjell dhume ndpermjet ekrsnit te denohet fjale e lire nuk do te thote te nxjeresh nga goja ndyresira

                1. s
                  sulo Permeti

                  Ujku qimen ndron,por akonin s'e harron...populli.

                  1. V
                    Vajza e Jugut

                    Kam nji pytje: a asht e vertet se burrat e Tropojes e qijne edhe pelat ne livadhe? Ju lutem me ndihmoni.

                    1. t
                      te gjitha gjurmet te cojne ne vicidol

                      cdo krim ne keto 30 vjet e ka emrin sali karaxhic

                      1. U
                        Ushtari.

                        O Lele por kush ka thene qe ka gisht ai.Perse ja ve kete bisht.E di ate historine e mizes ne kesule.Po ta them une.Ishin mbledhur burrat ne kuvend e po diskutonin se kush kishte bete vjedhje ne katund e nuk po e gjenin.Nje burre i mencur tha e ka bere ai qe ja mizen ne kesule.E hoqi kesulen vetem ai qe kishte bere vjedhjen e bertet une se kam mizen ne kesule I ke mare leje shefit per ca po thua. Se po nuk i pate mare leje te piu e zeza.

                        1. L
                          Lela klluf

                          O shqipo-amerikan,i dyzuar,nuk ka pohim me konkret,kur mohon se Sali Karaxhici,nuk ka kohe te organizoje veprime terroriste,kur eshte terroristi me banal i pas 90-te,me djegeje,vrasje,tritol shtyllave te tensionit,vrasje ne mes te bulevard,vrasjet e vrasjet e kundershtarve,prandaj,ky eshte autori i kesaj ngjarje,i cili e kercenoi ne menyre publike TOPIN,tre dite para ngjarjes

                          1. T
                            Tit Vasillaqis

                            Edhe une kurre nuk e besoj me pare shkoj para litarit se sa ta besoj qe Sali qen murtaja e ka bere vete ate pune . Ate pune e ka bere ai qe ka mizen ne kesule e ai e pa i pari qe kishte apo jo mize , sepse ai eshte dashnor i lirise te shtypit per kete ka dhene provat .

                            1. D
                              Dakord

                              Sikurse sali zgjyrra eshte autori i te gjitha krimeve ne Shqiperi ndjen nevojen te thote qe kete here nuk isha une.

                            2. s
                              sotiris pidhmotris

                              kjo eshte ngjarje qe ska lidhje fare me politiken por me ate karllikun e quajtur Vellai i madh ,qe ka shastisur injorancen e atij vendi(qe eshte shumice atje )...nje politikan nga kjo gje vetem humb sfiton nje mut ,perkundrazi .....

                              1. V
                                Veshgusi

                                Alfred Lela gjuha vete ku dhemb dhëmbi

                                1. I
                                  Ilir

                                  Ky eshte idior. Tqe pohosh kete eshte idiotesi se sigirisht ska gisht se eshte larje pazaresh me pronaret.

                                  1. V
                                    Veshgusi

                                    4 hidrocentralet që shiti Berisha janë tradheti kombetre ishin pronë e popullit shqiptar sa perfitoj familja Berisha nga kjo shitje?Jep dot pergjigje Lela.

                                    1. k
                                      kërriçi

                                      Ik ore kokë karrotë e paqërume.

                                      1. N
                                        Na myten

                                        Po na e thuaj ku ka gisht Sali Bisha meqe s’ka ketu! Ahahahah!!! cfare bileje!

                                        1. l
                                          leko

                                          E mor fytyre e ndyre qe i del ne mbrojtje kriminelit Sali non gratai cili ka djegur medja e ka vrare gazetare.

                                          1. Z
                                            Zot fale Lelen !!!!!!!!!!!!!

                                            Sa i shpifur . Zot na fal !

                                            1. X
                                              X-Botox

                                              Si të na mugonte vetëm ky !?

                                              Lini një Përgjigje