Kuvendi rihap garën për Avokatin e Popullit, ja kush janë 15 kandidatët

29 Mars 2023, 17:24Politika TEMA

Kuvendi rihap garën për Avokatin e Popullit, ja kush janë 15

Në listën e re të kandidatëve që përmbushnin kriteret ligjore ishin emra që kanë kandiduar dhe vitin që shkoi, por dhe hyrje të reja nga sistemi i drejtësisë si Vitore Tusha e Tartar Bazaj.

Tusha mbajti detyrën kryetares së Gjykatës Kushtetuese deri në muajin shkurt, duke u zëvendësuar më shumë se 4 vite pas përfundimit të mandatit.  Në garë për Avokatin e Popullit u vetëkandidua edhe ish zëvendës/kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Bazaj, ndërsa prej emrave në listë  rikandidojnë nga procesi i përzgjedhjes i hapur një vit më parë.

Sipas parashikimeve ligjore, vetëm kandidatët që do të marrin mbështetjen e 28 deputetëve do të kenë mundësinë të votohen në Kuvend. Vakanca për Avokatin e ri të Popullit u shpall nga Komisioni për Çështjet Ligjore më 30 mars 2022 pas përfundimit të mandatit të Erinda Ballancës.

Thirrja u shty disa herë ndërsa grupet parlamentare të dy partive të mëdha, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, deklaruan se po negocionin për një emër konsensual duke i qëndruar traditës politike për të mbështetur një emër që vjen nga opozita.

Por edhe pas negociatave, Kuvendi nuk arriti dot të zgjedhë  Avokatin e ri të Popullit pasi mazhoranca rrëzoi me votë dy kandidatët e opozitës që u hodhën në votim, Ledio Braho dhe Altin Goxhaj.

Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e të parregullta të organeve të administratës publike. Kreu i këtij institucioni zgjidhet nga tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 5 vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje.

Kandidatët për Avokat të Popullit:

Ahmet Prençi

Alket Jaupi

Besim Ndregjoni

Bledar Dervishaj

Dardan Mustafaj

Drita Avdyli

Edison Frangu

Endri Papajorgji

Erald Aga

Ilirjan Rusmali

Lefterije Lleshi (Luzi)

Robert Gajda

Sokol Hazizaj

Tartar Bazaj

Vitore Tusha

11 Komente

  1. T
    Taulant

    sa pak qenkan!!!!! Aty ku nuk shume nevoje per konkurence fusin 15 syresh, ndersa kur vjen puna per tendera te majme dhe koncesione, cuditerisht ka vetem nje apo maksimumi 2 konkurente. Qeveri e peshtire si gelbazat e zverdhura.

    1. C
      Cimi Velania

      Debil . Avokatin e popullit e zgjedh opozita jo qeveria

    2. F
      Fuksi

      Sikur te zgjidhej ai Sokol Hazizaj qe mbron ate Bllakon.

      1. R
        Rilindja e Lenka Cukove

        Nje Vitore Tush shpejt per ta kompletuar qerthullin e Lenka Cukove ne qeveri, ushtri, polici, gjykata, SHISH sepse - Dikur ishte Socialistja me burra e gra serioze, por Ramuthka e mbushi me burra-Cuc e me Spiropela karagjoze /

        1. P
          PARAJA

          Ato qe jane mesuar, nuk rine pushuar. E pangopura Tusha, shyqyr qe kaloj Vettingun (pa merite)se ishte per ne shtepi. Akoma te drejtoje? Booooooooo? Jooooooooo. Ne asnje menyre, ajo ka mbaruar me te tana.

          1. N
            Noci

            Kur ishte Meksi k.minister nje person mundohej te ndezur shkrepse qe nuk po i ndizej .Dikur u merzit e hodhi ne toke dhe tha" ik qeveri e poshter" Me avokatin e popullit qeveria nuk ka integritet sepse me konsensus zgjidhet nga opozita.Deri tani nuk eshte zgjedhur se dy figura te propozuara kane qene njerez te Berishes

            1. T
              Tironci

              Rusmali mund te ishte shume i pershtatshem.Ka krijuar nje profil pozitiv si njohes i ligjeve,por edhe i ekuilibruar ! Te dy palet mundet ta pranojne.Tironci

              1. k
                komentues falas

                Qeverise ti hashe mutin, taulant se je jashte orbites si gjallese e kalbur me mendimin qe jep, jo se qeveria eshte e mire, por je ti shume i keq me ata qe perfaqeson si dobiçin e shelqeres dhe kocepine Cepanit? Kandidati mund te jete dhe i pavarur me te drejta te plota, por Avokat Populli s'ka pase asnjehere njeri persembari, por maskarenj, prandaj duhet te jete njeri ne radhe te pare, te jete shqiptar dhe te doje shqiptaret, te jete i pergjegjshem dhe i perulur para ligjit. Ju, mutebera e keni mendjen tek konçesionet dhe jo tek njeriu, prandaj shkojne keshtu punet. Pse po te ishe ti ne pushtet me dobiçin e shelqeres , si do ta beje?! Kaq kisha une per sot.

                1. V
                  Vajza e Jugut

                  Kam nji pytje: a asht e vertet se burrat e Tropojes i qijne edhe pelat neper livadhe? Ju lutem me ndihmoni.

                  1. E
                    Eh c'a na ka gjet.

                    Ka shume emra te riciklueshem qe jane bere neveri e na dalin aty ku ka vend pellumbash per te mbushur xhepat.

                    1. T
                      Tirja

                      A mund te me thoni ;Perse quhen Avukate te popullit? kur nuk bejne asgje per popullin, vetem se ngrofin kolltukun dhe paguhen nga populli... Asnjeri nuk ju kerkon llogari....O-Oh nuk behet me mire, (Ku rafsha mos u vrafsha ) Themi ne Tiranasit!!!!!!!!!

                      Lini një Përgjigje