Rama: E papranueshme që 32% e njerëzve në ndërtim marrin pagë minimale, nuk do ta tolerojmë më

29 Mars 2023, 15:10Politika TEMA

Rama: E papranueshme që 32% e njerëzve në ndërtim marrin

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë një takimi me punonjës të një kompanie ndërtimi në Tiranë është shprehur se është e papranueshme që 32 % e e 53 mijë njerëzve në këtë sektor të marrin rrogë minimale. Rama ka thënë se kjo nuk do të tolerohet më nga qeveria.

"32 për qind e 53 mijë njerëzve, marrin pagë minimale. Si mund të pranohet kjo? Ky nuk është më një shpërblim i një krahu pune që bën të mundura fitimet më të mëdha dhe më sistematike për kompanitë shqiptare, por ky është shfrytëzim i punonjësve deri në caqet e mbijetesës dhe këtë nuk kemi për ta toleruar më, është e papranueshme", tha Rama. 

Gjatë fjalës së tij, Rama ka folur dhe për efektet e pagave të padeklaruara në pensione.

"Ajo paga që merret në të zezë është grabitja e pensionit dhe e asistencës shëndetësore në rast nevoje. Deri tek 50 mijë Lekshi i ri, shteti nuk merr taksë. Këtu nuk është fjala për taksa, por për vetë ata që marrin pagat për punonjësit të cilët zhvishen nga e drejta për të pasur një pension të denjë dhe pastaj dëgjojmë ankesat e tyre se pse nuk rriten pensionet", shtoi Rama. 

 

 

13 Komente

  1. B
    Blablabla

    Tashme eshte teper vone. Kemi humbur interesin dhe po punojme se si te largohemi nga ky vend i qelbur

    1. V
      Vlora1912

      Më ngadalë o Derman, mos u rrëmbe kaq shumë. Avash avash. Ti vetëm 10 vite ke si Kryeministër. Nuk ke nga ta dish se si paguhen punëtorët e ndërtimit. Ty të duhen dhe 10 apo 20 vite të tjera të merresh me këto vogëlsira/detaje për Vegjëlinë, dhe ti zgjidhësh përfundimisht si: Respektimi i Kodit të punës ---- Aty nga viti 2035. Shëndtsia e garantuar mbi kontribute---Aty nga 2045, Paga minimale 700 evro----Aty nga viti 2050... Mos u nxito Derman, kohën e kemi përpara, dhe nga viti 2060, Lum kush të rrojë në Shqipëri....po ka ngelur ndonjë Shqiptar deri atëherë!!

      1. A
        Arla

        Beni shume mire qe i jepni nje mbeshtetje te tille punetoreve,bravo keshtu vazhdoni.

        1. O
          Olsi

          Me ne fund puntoret po vlersohen ashtu sic e meritojne.

          1. A
            Ani

            Ato kane nje pune mjaft te rend prandaj meritojn edhe me shume se paga minimale

            1. E
              Eno

              E vetmja qeveri qe mendon per cdo person

              1. J
                Joni

                Vlersimi po jepet ashtu sic duhet,po i mbeshtesni shume

                1. G
                  Goni

                  Rritja e pages per keta punonjes eshte shume e rendesishme.Kjo tregon se sa ju i vlersoni keta

                  1. O
                    Olti

                    Keni folur shume mire

                    1. D
                      Dori

                      Lajm shume i mire per keto punonjes

                      1. B
                        Besa

                        Qeveria qe ne duam,vetem lajme te mira per njerezit e punes

                        1. L
                          Lea

                          Dita-dites po vleresohen njerezit e punes,duke i motivuar keshtu te ecin edhe me shume perpara

                          1. T
                            Tironci qytetar

                            Me keto cmime shitje qe kane shku apartamentet ne Tirone jo me pak se 1000 euro/m2 punetoret e thjeshte te ndertimit duhet te marrin minimumi 4000 leke te reja diten e punes e siguracione te paguara nga punedhenesi; vetem keshtu mund te ndalet ikja masive e punetoreve te ndertimit por edhe puna behet me shpejt e me cilesi se ata motivohen me shume

                            Lini një Përgjigje