Milaim Zeka: Partitë politike në Shqipëri e Kosovë kanë pasur skuadra për vrasjen e njerëzve

30 Mars 2023, 09:08Politika TEMA

Milaim Zeka: Partitë politike në Shqipëri e Kosovë kanë

Gazetari Milaim Zeka deklaroi se partitë politike në Shqipëri dhe Kosovë kanë pasur brenda vetes skuadra për vrasjen e njerëzve. I ftuar në emisionin “Ora e Betit”, ai tregoi përvojën e tij në televizionet shqiptare.

“Partitë politike në Shqipëri dhe Kosovë kanë pasur brenda vetes edhe skuadra për vrasje të njerëzve. Rrahje të gazetarëve, vrasje të kundërshtarëve politikë, këto dihen.

Rasti i BIRN është pak më i mirë se kanë mbështetje financiare nga institucione të ndryshme ndërkombëtare. Ne kemi presion të dyfishtë, nga politika dhe shumica e pronarëve.

Personalisht, disa pronarë të televizioneve në Shqipëri dhe Kosovë, pyetjen e parë që ma kanë bërë ka qenë jo çfarë di të bësh por me cilën parti politike je, çfarë mendon për filan lider politik? Për mua ka qenë trishtuese, neveritëse dhe mbi të gjitha poshtëruse për profesionin tim.

Njerëz të fuqishëm të medias, pasi kemi bërë kontratë verbale për një vend pune në një media të fuqishme në fund më ka thënë po por më ka ardhur lajmi që ti nuk je mirë me filan lider politik dhe nuk je i dëgjueshëm dhe i kontrollueshëm. Kosova është shumë më mirë se Shqipëria se kemi monitorues ndërkombëtar”, tha ndër të tjera Zeka.

2 Komente

  1. K
    Ky ngeli bole gjithe jeten

    Po ik mo bole gjithmone te njejtin krahasim kosove-shqiperi ....kosova krahine e prapambetur.... jo po te themi shqiperi -laberi shqiperi -myzeqe

    1. F
      Fjolla Morina

      Amon o media shqiptare...ku e keni peshku ket idiotin, pabuksin qe blablabon neper media ketejna e maton kufinit!

      Lini një Përgjigje