“Abuzuat me rindërtimin”, Ibrahimaj i kthehet Tabakut: Sot të gjithë duan të jenë si Thumana

30 Mars 2023, 11:28Politika TEMA

“Abuzuat me rindërtimin”, Ibrahimaj i kthehet Tabakut: Sot

Kuvendi zhvillon sot në seancë plenare interpelancë me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, në lidhje me fondin e rindërtimit.

Gjatë fjalës së saj deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se e ka përdorur këtë proces për të bërë fushatë dhe biznesme jetët dhe pasurinë e shqiptarëve.

Në përgjigjen e saj ndaj këtyre akuzave ministrja Ibrahimaj i cilësoi abuzime akuzat e tabakut, ndërsa theksoi se 8 muaj pas tërmetit Thumana është shndërruar në një zonë të mirëfilltë urbane. Ndërsa tha se të gjithë duan sot të jenë si Thumana.

"Se di ku e gjeni forcën që thoni se tërmeti po përdoret për qëllime elektorale. Qeveria e ka për detyrë që tu gjendet pranë çdo shqiptari. Fill pas tërmetit ne u përballëm me pandeminë dhe këto janë ngjarje që nuk mund të merren sit ë veçanta apo të shkëputura.

Kemi një proces rindërtimi që po vazhdon me ritme të shpejta ndonëse ka pasur dy kriza të njëpasnjëshme. Kjo na jep një mundësi që të tregojmë sesi ne arritëm që të transformojmë lagjet të tëra dhe tu japim një shpresë shqiptarëve.

Tërmeti kishte shkaktuar një dëm total prej 1 mld euro. Pati shumë njësi banimi të cilat u dëmtuam. Në kushtet e emergjencës qeveria shqiptare u angazhua përmes mekanizmit të fondit rezervë dhe akorduan për të dëmtuarit nga tërmeti. Si asnjë vend tjetër të botës në një kohë rekord të dëmtuarve nga tërmeti u akomoduan në hotele dhe jo në çadra.  Nuk ka detyrime të prapambetura nga fondi i rindërtimit.

Te gjitha fondet e rindërtimit janë tenderuar si çdo projekt tjetër. Të gjitha janë subjekte të KLSH-së. ju ftoj që kur hidhni këto supozime të vini me shifra e projekte konkrete. Jo me supozime të dëgjuara në ambiente e kafene. Kam fakte që u them nuk janë kështu. Programi i rindërtimit ka një dimension të rëndësishëm sociale. Shkollat me financim të huaj sapo kanë filluar që të rindërtohen. Kemi angazhuar buxhetin e shtetit për shkak të emergjencës, dhe kreditë do të përdoren në të ardhmen.

Ne kemi dhënë informacion sa herë që është kërkuar. Kemi pasur transparencë maksimale për përdorimin e fondeve. Është e rëndësishme që mos të hidhet baltë mbi një proces për të cilin qeveria shqiptare ka marrë përgëzime dhe merita", - tha Ibrahimaj.

 

 

 

9 Komente

  1. K
    Katarrugs

    Edhe si Durresi vallaj...250 mije banore qytet pa asnji gjimnaz ne kembe ...akoma pas 4 vjetesh

    1. t
      tabaku eshte nji shurr histerike

      njerzit e deshtuar si kto te opozites ,kerkojne ta fshehim deshtimin e vet ,duke akuzuar te tjeret dhe gerthitur si psikopate ,fjal pa kuptim . oj psikopate e partis se kryepsikopatit te pd-s , shtepit u ndertun per shqiptaret ,popullin e mbetur pashtepi nga termeti o maskareshe me ze te qelbur , edhe kte do politizoni e ! kapeni mer prej zhelesh dhe plaseni jashte atij parlamenti psikopaten tabaku

      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Katarrugs ca pseudonimi besoj se edhe surtatin njesoj e ke

        1. K
          Katarrugs

          Eeee ...po edhe ne Talje keni fillu me u majt me sufllaqe Rilindje??? Po mu pergjigje nji gjys pyetje te betohem do te tregoj edhe surratin edhe shume gjona te tjera: A ESHTE E VERTETE QE NE DURRES NUK KA ME GJIMNAZE NE KEMBE 4 VJET PAS TERMETIT? Po ose Jo mjafton

        2. V
          Vlora.Vlora

          Ibrahimaj nje injorante dhe e pa afte ,s di te lidhe dy llafe gagacja ,se ka dhe nga ato qe te japin uje ne maje te luges sic eshte Belinda apo Spiropali ,,,,,Znj ministre e pa afte ;;mund te na thuash gje ,qe pse kompamia amerikane Bankers ka 700 milione $ pa i paguar shtetit ?

          1. P
            Prec Ulaj

            Te dhenat i ke marre nga Saliu.... Ju jeni nje tufe parazitesh, vetem per shpifje keni aftesi, pjella te Vicidolit. Termeti ishte suksesi Edi Rames personalisht qe grumbulloi ato ndihma, ndertoi ne kohe rekord, njerezit e kuptojne kush punon per ta, kush rri ne kafe, shpif.

          2. S
            Sufllaqe bashkia TR

            Kto ministrat e liderit global janë palla apo bejne gare kush osh mo gamor?? Me vrap drejt thumanes

            1. H
              HOMERI

              Mire qe nuk ishte PD ne pushtet ne keto kohe krizash e termeti se nuk do ishte bere asnje shtepi per njerezit qe u demtuan.sot e kesaj dite do te ishim jashte edhe pa cadra.Ato punen me te mire qe arrijne te bejne eshte te shkaterrojne shtetin e vendin.

              1. T
                Tutu

                Si Thumana…!!?… dukesh qe je komplet kare femer moj te keqen nana..!!

                Lini një Përgjigje