U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon kryebashkiaku i Kuçovës: Ika emigrant 17 vjeç për shkak të Saliut, por s’ka asnjë vendim ndaj meje

30 Mars 2023, 21:00Politika TEMA

U akuzua se është dënuar në Greqi, reagon kryebashkiaku i

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, që rikandidon sërish në këto zgjedhje, ka reaguar pas disa lajmeve se ai është dënuar në Greqi.

Ai shprehet se kjo s'është e vërtetë.

"Të nderuar bashkëqytetarë të Kuçovës,

Sot jam njohur nga mediat për një “Masë edukuese qortimi” që Gjykata e Janinës kishte marrë ndaj meje në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit. 

Kjo është hera e parë që unë mësoj për ekzistencën e një vendimi të tillë, për të cilin sidoqoftë do të interesohem zyrtarisht mbi vërtetësinë e tij. Asokohe në moshën 17-vjeçare mora rrugën për të punuar në Greqi si shumë bashkatdhetarë të tjerë, duke lënë pas Shqipërinë e katandisur si mos më keq nga Saliu. Më ndaluan në kufi dhe menjëherë më kthyen pas në vendlindje.

Nuk kam pasur asnjë dijeni për veprimet që ka ndërmarrë më pas në mungesë drejtësia greke ndaj meje. E megjithatë edhe sikur të kisha pasur dijeni, masa qortuese që ka dhënë Gjykata e Janinës nuk ka qenë e detyrueshme nga unë për t’u deklaruar si vendim administrativ. Gjë që përcaktohet shumë qartë në formularin e Ligjit për Dekriminalizimin, më konkretisht pika 7. Thënë këto, kjo nuk është aspak penalizuese për kandidimin tim si përfaqësues i Partisë Socialiste në Bashkinë Kuçovë. Pra, s’ka asnjë pengesë ligjore.

Megjithatë jam i hapur për çdo lloj verifikimi nga agjencitë tona ligjzbatuese ndërkohë që do të vijoj fushatën elektorale për të fituar mandatin e dytë. Kuçova ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme transformimi dhe së bashku do të çojmë përpara kantieret e punët e nisura përgjatë mandatit tonë të parë", shkruan ai.

4 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Arapi mou, yavash yavash,ja trego se sa kepuce,pantalona,pula,bicikleta e thase me portokalia e ullinje vodhe ne Greqi!!!???

    1. $
      $antiago-@-Chil€

      Së bashku do të çojmë përpara kantieret e punët e nisura përgjatë mandatit të Partisë. Enver Hoxha.

      1. S
        Sali gerdeci

        Sali bythqiri,,,simbas saliut njerezit qe i kthejne mbrapa me dokumentacione te parregullta,,do te quhen me precedent penal,,,po' ashtu e cove popullin ti o kerme,maleve dhe deteve me skafe,,

        1. L
          Latif Dreqi

          Hajde Qyteti Stalin hajde..33 vjet voton per bashki PS. Edhe 45 vjet komunizem..qija robte 77 kete qytet e drejton vetem nje parti politike..Piçke e s'emes..popull etje fare per pak ndryshim, liri..Edhe mjalt te hash kaq vite velesh nje dite.

          Lini një Përgjigje