Parlament me 101 deputetë? Krasniqi: Më pëlqeu ideja. Analiza e problemeve i mungon gjuhës së opozitës

13 Shtator 2025, 09:00Politika TEMA
Parlament me 101 deputetë? Krasniqi: Më pëlqeu ideja. Analiza e

I ftuar në emisionin “ÇdoKënd” me Merita Haklaj në A2 CNN, Afrim Krasniqi, politolog dhe studiues, tha se mbështet idenë e Ramës për shkurtimin e numrit të deputetëve.

“Pjesa që më pëlqeu ishte ajo para ministrave. Ndoshta, kryeministri duke i njohur edhe mirë problematikat, ai përmendi disa problematika që mendoj se janë shumë të rëndësishme. Edhe mua më pëlqeu ideja e shkurtimit të numrit të deputetëve, jo thjesht për ta thënë si numër dhe si batutë, pasi kjo është kërkuar vite me radhë dhe ai e ka refuzuar, por tashmë i bashkohet opinionit kritik.

Ai bëri një analizë të shumë problematikave të vendit, përfshirë edhe të territorit, të parlamentit, të qeverisjes, të cilat i shkojnë gjuhës së opozitës dhe i mungojnë gjuhës së opozitës. Kështu që pjesa e parë më la shije pozitive.

Ndërkohë, pjesa e dytë në një vend ku ka një kryeministër dhe ka individë që emërohen dhe shkarkohen nuk ka shumë rëndësi loja e emrave”, tha Krasniqi.

3 Komente

  1. J
    Jeniceri

    C'fare te pelqeu ! Ky parlament duhet te ishte ,qe kur u formua ne fillim, me nje numer me te vogel . Nje popull me 2.8 miljon ,qe ishte ne ate kohe ,duhet te kishte deputet jo me shume se 95. Por si do mashtronin e kontrollonin grupet e agjenturave, qe na kishin zene frymen, qysh nga koha e te ndjerit . Tani edhe me 50 ta bejne, demi i eshte bere ketij populli . Te dy partit e medhaja i mbollen rrenjet e kane siguruar lluksin e tyre ,pamvarsishte se kush eshte ne Pozite e kush ne Opozite . Tani ato luajne teatrin me kete popull, qe s'di cfare prespektive ,ka ne te ardhmen . Sa fitojne zgjedhjet fillon kerbaci ndaj tyre. Nga ish, ministrat ,deputetet ,K/Bashkish ,patronazhista ,administrata ,duke kenaqur ata, qe prisin radhet . Mbushin xhepat ,duke vjedhur djersen e popullit e me pas ja faturojne humbjet atij qe ti shlyej .Keshtu ka bere Berisha keshtu po bene dhe Rama . Jo zoteri ! Nuk eshte ky sukses i radhes . Por reformat drastike ,qe ta shpetojne kete popull te dropitur . C'fardo mendimesh te japesh, per kete politike, ajo do shkoje atje ku e kane projektuar agjenturat e huaja . Fjalet e Plakut Ismail dhe e patriotve jane aktuale . Po nuk u luftua tradhetija nuk ka per tu bere kurr Shqiperija .Flisni e komentoni c'te doni, ndryshimi nuk vjen ne nje popull te coptuar ,menderishte e psikologjikishte . Si asnje here tjeter, ne historine e ketij populli, dasit krahinore, nuk jane kaq te thelluara .Keshtu qe dhe ato enderra, per nje kombe te bashkuar, jane boshe si citatet e komunizmit.Shqiptaret asnjehere nuk kane qene te bashkuar ne shekuj dhe keshtu do te mbeten . Qendrojme vetem nga konjukturat gjeopolitike te botes .

    Përgjigjjuni
    1. d
      dori

      Dhe më pak se 101 do të ishte mirë sepse këta plera paguhen me rroga marramendëse nga taksat e popullit budalla që vet mer rroga dhe pensione nga më qesharaket....ky është niveli prandaj bëjnë qejf horrat,ka shumë shpellarë ky komb.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fpa

        Uaaauuu I paska pelqyer ketij,.,. E kush je ti ore(?).. nje HIC qe ke hapur nje "institut", nepermjet te cilit mer e thith ca para sa andej e ketej per te shkolluar vajzen ne Gjermani. Te qan syri te jesh deputed "pa din e pa iman" dhe na hiqesh si analyst. South Mali je dhe asgje me teper.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje