Paro Laçi pas dëshmisë në SPAK: Xhim Begeja vinte në emër të Berishës te Partizani, s'përmendet në dosje! Dhëndri më ofroi 500 mijë euro

16 Nëntor 2023, 19:54Politika TEMA
Paro Laçi pas dëshmisë në SPAK: Xhim Begeja vinte në

Ish-presidenti i klubit të futbollit Partizani, Paro Laçi, i ftuar në "Studio Live" me Arbër Hitaj, në Report Tv bëri publike faktet e reja lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, truallin e të cilit ish-kryeministri Sali Berisha ia kaloi dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për të ndërtuar aty 19 kulla.

Pas intervistës së parë që dha në Report TV me 22 tetor ku tregoi disa episode sesi kërcënohej në emër të Berishës nga familjarë të tij por edhe nga strukturat të shtetit, përfshirë policinë dhe Ministrinë e Brendshme, për t’u larguar nga ish-kompleksi, Laçi tha se është thirrur në SPAK për të dëshmuar. Sot në studion e Report Tv tregoi faktet e reja që ka dhënë në prokurori mbi këtë çështje, ndërsa kërkon që të thellohen hetimet, pasi shumë emra që sipas tij janë “pjesë e kasaj grabitje” nuk përmenden në dosje.

“Pas intervistës në Report Tv direkt më morën të SPAK dhashë denoncimin tim mbi faktet për privatizimin e klubit Partizani. Ato kishin një mori dokumentesh dhe unë citova me data të sakta. Në këtë mori faktesh që ata kishin unë nuk mund të theksova datat precize presionet, denoncimet për dhunën barbare që na hynë në zyra. Të gjitha i thashë me data të sakta.

Kam dhënë në SPAK garancimin tim për këtë aferë. Kemi patur sulme ndaj zyrave të Partizanit thyerje objektesh, materialesh, kërcënime. Ka fakte të reja për grabitjen e pronës. Kanë marrë një pronë që është shpronësuar njëherë. Nga hetimet është shmangur emri i Xhim Begeja, daja i Jamarbër Malltezit. Xhim Begeja paraqitej në emër të Sali Berishës. Gjeneral Qirjazi me të drejtë shkrauante që nuk mund ta firmos. Erdhi Xhemal Gjunkshi dhe e firmosi. Ata nuk kanë qenë kurrë pronarë të ligjshëm të pronës te kompleksi Partizani. 

Unë s'kam qenë kurrë që ato objekte të ndryshonin destinacionin. E kam deklaruar në SPAK. Mua mu dha një pazar i qartë. Po të kisha firmosur 500 mijë euro do mi jepte dhëndri i Berishës. Agron Kuliçi ka ardhur dhe ka thënë mbroj interesat e Sali Berishës. Tonin Vocaj. Erzen Breçani ishte grushti i hekurt i  Sali Berishës dhe në atë periudhë janë marrë fushat. Unë jam shoqëruar pse kam debatuar pa bërë asgjë, ishim në stadiumin tonë dhe nata na marrin e na shoqërojnë”, tha Laçi.

Në SPAK Laçi thotë se ka treguar se i është ofruar një pazar nga njerëzit e Berishës për të firmosur.

"E kam thënë dhe në SPAK që jam thirrur më është thënë një Pazar i qartë. Më ka bë presion Agron Kulici në emër të familjes së Berishës. Edhe familja e Berishës më ka thënë se Kulici mbron interest tona. Tonin Vocaj. Pastaj mbylljen e bëri shefi i komisariatit Erzen Breçani që erdhi në komisariatin numwr 2 apostafat. Ai ishte grushti i hekurt i Sali Berishës. Unë u thashë s’mund ta pengosh kapitenin… Ai më shoqëroi në komisariat, kemi nejtur me një birucë me kapitenin e ekipit derisa bënë protestë dhe pastaj na lirua. Sekretari Ilir Shulku u ka thënë nëse keni diçka duhet t'i mbani nëse jo duhet ti lëshoni dhe na lëshuan. Ata na shoqëruan në momentin që luhej ndeshja.

I kam prek të gjitha gjërat në SPAK, Xhim Begeja… Dhe prokurorët na kanë bërë njëfarë presioni. “S’mund ta çojmë përpara dosjen”, edhe kjo formë presioni është. Ato me sa pashë u vunë në lëvizje. Prokurori, Demneri nga Burrelli pak qerosh, por e gjetën në SPAK sapo e përmenda, se ua përshkruajta… unë e deklarova faktike si ma ka thënë. Nga Tonin Voci Agron Kuliçi Erzen Breçani… Vetëm se nuk jemi përleshur fizikisht me Tonin Vocin. Mua sa s’më kanë marrë ta firmos me forcë… 500 mijë euro kesh do mi jepte dhëndri i Berishës. E kam thënë dhe më herët që kërkojnë të më blejnë me 500 mijë euro. Dhëndri i Berishës barbar, grabitës. Përse nuk ka përfituar një tjetër pronar që është shpronësuar.

Fakti më real është që ata kanë marrë një pronë që është shpronësuar njëherë. Të gjithë e dinë që ushtria bënte bunkierë, por nuk ishte pronë e tyre. Klubi Partizani ka qenë pronë e klubit Partizani. Po të firmosja unë ata s’kishin më nevojë që tja kërkonin të firmoste Qiriazi. Ai gjenerali që sot është deputet i PD Gjunkshi ka mëkatet e veta, i formosi direkt në kohë rekord.  Ndryshoi ligjin për sportin, çdo gjë, që është i vetmi ambient sportiv që janë bërë parate sepse ishte në mes dhëndri.

"Unë atëherë kam dalë me deklarata të forta, do marrim ekipin dhe do lozim para kryeministrisë. Kur na e morën klubin skishim ambient ku të stërviteshim. Unë kam thënë ku do bëjmë futboll që po I bëni të gjitha pallate. Të gjithë e dinë se Berisha është kryesori grabitësi i asaj prone. Ai ndërroi ligjin për sportin", tha ai.

Laçi ka hedhur poshtë akuzat e Rithemelinit, të cilët e quajnë si mbështetës i qeverisë.

"Unë jam shumë i djathtë, nuk kam asnjë lidhje me të djathtën. E dinë shumë mirë sa kam bërë për demokracinë. Kam financuar Partinë Demokratike. E dinë demokratët, Paro Laçi ka paguar shpenzimet e Sali Berishës, faturën e telefonit të Sali Berishës që shkonte 4 mijë euro", tha Laçi.

15 Komente

  1. I
    I torturuari

    Bravo Paro Laçi per trimerine ,une habitem ne Ramen se si ka mundedi qe ne polici mban Tonin Voci r Gjergj Jorgo ,keta te dy na kane mare shpirtin ne 1996 ne 1997 me urdher te tyre na mernin e na çonin te mali me gropa ,fati im qe jam gjall sot ,shume jane groposur atje ,Rama duhet te pyesi ata ato qe jane torturuar nga kjo dyshe qe sot jane ne shkallen me te larte te policise .

    Përgjigjjuni
    1. t
      teleshikuesi

      Gazetaruci Hitaj pyet qytetarin "Ju ç'fare jeni i majte apo i djathte" dhe i pyeturi me rrush se gazetari tregon biografine familjare qysh nga 90 !Idotesi e papare.Mjer gazetaria dhe studiot televizive ku jane katandisur!

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilir

        Nuk ka rendesi se eshte denuar si trafikant Paro?!

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mbeshtetesi...nga prapa

          Ilir,,,po o bythqir po',,,,nuk te Bo pershtypje se si Jan vjedhur pronat e shqiptareve,,po' maresh me shpifjet e sali legenit,,,cecen

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Zagali

          Ah more Sali Berisha te ardht gjema. Vofsh sa te jesh gjall.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bravo z.Paro Laco

            Nje Respekt te madhe per z.Paro Laci qe erdhi momenti dhe tregon gjithcka te vertete mbi keta Kriminela Familiare dhe ata bishtat e tjere qe jua jane bashkangjitur Families Kriminele ! Do Zoti i vuajne keta muter dhe pervece Drejtesise qe do jape fjalen e fundit per keta Kriminele , do Zoti denohen edhe nga Zoti....Ato Eurote i befshin ilace tek njerezit e tyre...dhe per veten e tyre dhe dhencin shpirti si mujte e haleve..

            Përgjigjjuni
            1. p
              prokurori

              S’kemi ç’përgjigje të lemë më shumë nga ç’ka lënë z.Laçi. SPAK dhe i gjithë sistemi i drejtësisë duhet të veprojë sa më shpejt e sa më prerë.

              Përgjigjjuni
              1. u
                uskania

                Të lumtë DIBRAN TRIM DHE I NDERSHËM!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Drogaxhiu

                  Ha ha ha dhe ti nuk i more eee??? O ty te njohin kush je!

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    FJONA

                    "Ky mali me gropa.." Vertete e ka emerin te tille, por jo per te groposur njerez te pafajshem, more kriminele !! Per juve; populli do te donte te ishte ne fuqi ligji " VARJE NE LITAR " Juve nuk meritoni gje tjeter ;vetem "ERRESIREN E HEKURAT NE DUAR"

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lashi

                      Me vjenkeq por ne shqiperi duket qarte se ata qei ka shtypur sistemi i komunizmit (jo te gjith)nuk paskan vojtur per shqiperine por per tu pasuruar me djersen dhe gjakun e keti populli qe fle gjume dhe ankohet kafeneve.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dakord

                        Eh more aman! Cfare nuk po i sajoni familjes Berisha dhe nuk e mposhtni dot! Lereni ore te beje opozite apo Mero do sundimin e perjetshem te familjes Adams-Rama

                        Përgjigjjuni
                        1. z
                          zbuluesi

                          Ka akoma pederaste qe perpiuqen ti dalin ne mbrojtje familjes se kriminelit Berisha,dhe pos qe shkerdhehen veten lejojne dhe familjaret e tyre te bombardohen me penis me xhunga

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            aa

                            po pse nuk fole ateher more bythqir, gjobat qe i ke vene ben lazes se ndjere, i tregove ne spak?pengmarrjet ne 1994-1995 ne tirane i tregove ne spak?, trafikun e droges ne belgjike ne 2007-2008 i tregove ne spak? , larjen e parave ne konsullaten shqiptare ne milano 2008-2009 i tregove ne spak?, qe levizje ne europe me pasaporten e bosnjes e tregove ne spak? ptuuu far e keqe. Ja pra vellezer e motra me cfare monstrash na ka qeverisur pd

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sala gomari.

                              Per keta Vocat e docat,Kulicat e kerricat,e ky gomari Brecani,a nuk paska nji plumbe ballit per keta kriminel,bjeruni qeneris,se kane bere te nentdhjet e nentat ketij vendi,keta qelbësira te ndyre,keta malok te poshtër.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje