Nga Ylli Pata
Duket jo e zakontë, madje e çuditshme aksioni publik që ka ndërmarrë Sali Berisha, ku prej ditësh në selinë ku ka zyrën e tij, me logon e PD po bën monologje mbi aktakuzën e SPAK për privatizimin e klubit “Partizani”.
Duket e çuditshme, pasi një qytetar normal pyet spontanisht se kujt i drejtohet doktori në këto rrëfime në vetë të parë. SPAK? Natyrisht që jo, pasi përndryshe do ta bënte këtë diskutim në sallën e gjykatës, nga ana tjetër, ai e hedh poshtë dhe e quan nul këtë akuzë, madje tendencioze, siç e shpreh vetë nga “larot e Edi Ramës”.
Po kujt atëherë i drejtohet Sali Berisha, i cili çdo ditë po gjen nga një nuancë të materialit maratonë të prokurorisë speciale ndaj tij dhe dhëndrrit Jamarbër? Gjasat janë se doktori kërkon të flasë me pasuesit e tij, me të cilët duket hapur se është hapur një hendek jo i vogël që kur ai u shpall i pandehur. Madje, pak më herët se kaq, që kur nisi historia e kullave të rrotullohet në zhvillimet e tij familjare.
Kjo marrëdhënie e krisur u pa që në ditën e parë kur SPAK ndërmori veprimet ndaj Berishës dhe zotit Maltezi, ku në selinë e SHQUP nuk pati ndonjë “përmbytje” militantësh.
E Berisha, i cili e ka dhe do ta ketë influencën dhe marrëdhënien me një pjesë të madhe të ndjekësve të tij, ka marrë përsipër të bëjë çfarë është e mundur, madje edhe të pamundurën, për ta mbushur hendekun e krijuar mes tij dhe mbështetësve të hershëm e të rinj.
Është kjo arsyeja, që doktori do të vijojë në lidhjet e zakonshme të mensitës të mundohet të kundërshtojë akuzën e prokurorisë speciale.
Megjithatë, duket se edhe vetë ai e shikon si një operacion mjaft të vështirë. Ngase bëhet fjalë për një fakt traumatik, apo më shkoqur 17 kulla që nuk mund të futen në thes.
Edhe nëse arrin të bindë ndjekësit e tij se dhëndrri i tij e ka merituar që të marrë tapinë e të gjithë truallit të ish-mjediseve të klubit “Partizani”, e ka shumë të vështirë të bindë pasuesit sesi arriti t’i ndërtojë ato, pasi nuk jemi në rastin kur pronari i truallit i ka dhënë mundësi një firme ndërtimi për ta zhvilluar projektin, por për një sipërmarrës që është edhe pronar, edhe investitor, edhe aksioner në shumicë, madje edhe shef operacionesh.
Rasti i privatizimit të Klubit “Partizani” nuk është një histori e re, madje ajo ka nisur zhurmën e saj që kur Sali Berisha ishte kryeministër. Por ndërtimi i kullave bëri që gjithçka të ishte më e qartë, e publiku i gjerë e ka krijuar krejt lehtësisht perceptimin për këtë aferë. E kjo shihet lehtësisht në sjelljen elektorale të shumicës së qytetarëve karshi Sali Berishës tre herë rresht.
Problemi ka qenë gjithmonë me ndjekësit e flaktë, ata që quhen si fansa të hekurt të doktorit, të cilët sipas të gjitha gjasave nuk e kanë besuar se familja e Sali Berishës ka 17 kulla në pronësi. E ka marrë shumicën e parave të shitjes së apartamenteve, të vënë në një llogari bankare me rreth 5 milionë euro. Ata kanë menduar se e gjitha kjo është një shashkë, një gënjeshtër. Duke i besuar verbërisht njeriut që ata e kanë idhull politik.
Doktori, gjatë diskutimeve për të gjitha akuzat ndaj tij; që nga Gërdeci, 21 janari apo rasti i klubit Partizani, i ka refuzuar me egërsi. Duke kaluar në kundërsulme, por pa folur në detaje për çështjet, siç po flet sot.
Por ndërsa deri dje dosja kishte subjektivitet të atyre që i publikuan apo që i çuan në SPAK, sot kjo dosje është akuzë penale, madje me materiale të tjera shtesë që kanë dalë në dritë si pasojë e konfiskimit të kompjuterit me matërialet e disa kompanive lidhen me kullat, e ku del vazhdimisht dhëndri i Berishës.
Me një fjalë, tani betejën Sali Berisha e ka me prokurorinë Speciale në sallën e gjykatës, e vetëm aty nëse ka argumente mund të rrëzojë akuzën e SPAK. Të paktën publikisht për mbështetësit. Të cilët presin që ai të bëjë betejën në gjykatë, e jo monologun në selinë e foltores...
Ha mended sa te duash or Patok . Akuzojne Berishen se ka bere vendim te keshillit te ministrave PER TE PERFITUAR NJE NJERI?!! Kjo eshte me qesharake se qesharakja. E para nje vkm eshte vendim kolegjial dhe kte e di çdo jurist, efhe Patoku e di, por ju drejtohet kartifozeve qe tu ngreje moralin. Berisha ju sqaroi me DOKUMENTE se kush dhe sa kane perfituar nga ligji qe e paska bere per dhenderrin e tij. Pavaresisht se ku e beri ai e sqaroi sakte dhe me shifra , megjithese nuk i paska pelqyer PATOKUT vendi ku e ka bere.
Hajduti malok non grata, që erdhe me opinga gome nga rrotat që I vodhën zetorit te koprativës , do e dorëzojë gjene e vjedhur sado të përpëlitet, përdridhet, apo te shajë me fjalë te pista si injorant i pa edukatë dhe shpellar që është. Kush shkon pas tij eshte me te meta të theksuara mendore, ose hajdut i korruptuar si ai.
I pandehur apo ne hetim ndajeni mendjen?? Se po qe se është i pandehur dhe nuk merret ne pyetje nuk ekziston më shteti ligjor Dhe ky individ është mbi ligjin dhe nuk pjerdh per shtetin
Bravo. Saket.
Hajduti non grata kishte parate e korrupsionit per te bere ndertimin e 17 apo 19 kullave dhe nuk ka pasur nevoje per ndertues. Ka gjetur nje lolo qe te paraqitet si ndertues por SPAK mund ta shperbeje shume lehte kete afere. Mjafton te ndjeki parate dhe shpenzimet qe nga fillimi dhe e kupton qarte se cfare ka ndodhur. Lere pastaj faktin qe i ka vjedhur pronat shtetit sepse sikurse diskutohet pronaret kane qene paguar njehere. SPAKU duhet tja zhysi mire ketij monstre, dhendrit goces dhe djalit te tij dhe ti lere pallavrat jo po eshte 80 vjec jo po eshte 100 vjec. Nje monster e tille nuk pyet per moshe, shifeni si leh si qen cdo dite dhe nuk lodhet .
The Walking Dead…….
21 Janar……………..
Doktorin,lidheni,se eshte ba si qen zorresh,qe qelbi dynjane,kur te ben moral ky shkerdhate mashkull,asht me bertit me te madhe,te ben moral ky shpellar,pjelle e imoralitetit,i bviri i Karaxhicit,i perdhunuar qysh ne djep,ky beqir,i diskretituar familjarisht,ky mashtrus,hajdut,vrases me pagese,ky i shkerdhyer para,e mbrapa,nga miqte e tij te partise,si ne ate kohe kur ishte coban,dhe ne kete kohe,kur eshte ba pleh,dhe kazan plehrash
Ik pi ilaçet or mik