Kreu i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend projektin e tij të hershëm për vetingun e politikanëve, që synon kontrollin pasuror dhe lidhjet me krimin të politikanëve përmes transformimit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha depozitoi në Kuvend projektligjin për disa shtesa në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, për t’i dhënë kompetencat e “vetingut” të politikanëve lnspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të lnteresit, ILDKPKI.
Projektligji i publikuar në faqen e Kuvendit propozon një transformim të ILDKPKI-së nga një organ me drejtim individual në një organ me drejtim kolegjial, me emërtimin “Autoriteti për Luftën Kundër Korrupsionit”, dhe një organizim dhe funksionim të ngjashëm me organet e vetingut në drejtësi.
Kontrolli i pasurisë dhe kontrolli i figurës së politikanëve, sipas këtij propozimi do të kryhet nëpërmjet hetimit pasuror dhe hetimit për lidhjet me krimin të politikanëve dhe funksionarë të tjerë shtetëror, apo kandidatëve për deputetë apo kryebashkiakë.
Përveç deklarimit të pasurisë, subjektet e këtij ligji do të kenë detyrim për deklarimin e kontakteve të papërshtatshme.
“Ky detyrim nuk është shtrirë në të gjithë personat për të cilët ligji parashikon detyrimin për deklarimin e pasurisë dhe të interesave private, por është kufizuar në personat që janë deputetë, kandidatë për deputetë, ata që mbajnë funksionet të larta shtetërore si dhe për kryetarët e bashkive dhe kandidatët për kryetar bashkish,” thuhet në relacionin shoqërues.
Sipas nismës, nëse një zyrtar i kësaj kategorie apo një kandidat në zgjedhje nuk do të kalojë vetigun parashikohet ndërprerja dhe kufizimi i të drejtës për t’u zgjedhur, si dhe përfundimin i funksionit politik apo shtetëror që ka.
Nismëtari e cilëson këtë projektligj si hap plotesues i ligjit në fuqi “Për garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen apo ushtrojne funksione publike”, ose siç njihet ndryshe si procesi i dekriminalizimit.
Për të verifikuar rrethana që lidhen me figurën, autoriteti i vetingut ka të kompetenca për të kërkuar raportim nga gjykata, prokuroria, Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit, Shërbimet shtetërore Informative dhe çdo organ tjetër që ka në kompetencë administrimin e të dhënave të nevojshme, si dhe të marrë informacion nga shtete të tjera.
Kontrollin e integritetit për persona që janë subjekt i ligjit, sipas propozimit, mund ta kërkojnë një grup prej 7 deputetësh, kryetari i Kuvendit, kryeministri, Prokurori i Përgjithshëm, drejtuesi i SPAK, si dhe nga jo më pak se 500 shtetas me të drejtë vote. Por, çdo kërkesë për kontroll duhet të përmbajë të dhëna, fakte apo rrethana specifike dhe nismëtari gjobitet me 100 000 lekë nëse kontrolli nxjerr që të dhënat kanë qenë të pavërteta.
Ndërkohë, të drejtën për të bërë kërkesën për kontroll paraprak të kandidaturave në zgjedhje apo organe kushtetuese e ka edhe një parti politike për kandidatë të mundshëm të saj.
Sipas propozuesit, “ky projektligji i hap rrugën procesit të pastrimit të politikës nga krimi dhe korrupsioni dhe ndërtimit të një shteti demokratik”.
Basha dhe Partia Demokratike zyrtare drejton aktualisht një grup të vogël deputetësh pas përçarjes së grupit parlamentar të dalë nga zgjedhjet e vitit 2021. Që propozimi i tij të arrijë të miratohet duhet të ketë mbështetjen e mazhorancës socialiste në Kuvend./BIRN
Opo kemi dhender te zgjuar neve jo llafe. Te behet nga inspektoriati i pasurise. Atje ku punon tezja.
Shume ide e mire me kete rast na shpjegon dhe 2 katet e kulles qe ka blere erion isufi si dhe origjinen e atyre 500 mije eurove qe pagoi Binatta per foton tende me Trump.
Ky do veje dem kot, nuk eshte aq bud.alla sa c'thone. Te shikojme kur ta therrasin per 21 Janarin cfare do thote.
kur do rrasen brena dhe sekuestrohet gjthe pasuria e vjedhur ktyre putanave e sharlataneve si ky ,qe mendon ala se po e shef dikush si politikan ,ndekohe qe mundet te haj me shume e 20 vjet burg
Ky rri e flene gjume e ka kepute nga nje mufke
Ky qenka loqe fare.. Po inspektoriati pasurise kete pune ben dhe sot...aha. nese duhet ta bej me kire dakort.. dmth spo thua ndonje gje te re..apo me qene Kola ne pune sic themi ne nga Shkodra..
Gjigand! MBAs jul dedes, lulushi eshte aktori me i madh i humorit! O kriminel, o hajdut, o komunist, nuk te bera minister, kryetar bashkie e kryetar partie qe te propozosh vetting për pasurine. Jo o koqe jo! 200 milion eurot qe vodhem bashke te rruga e kombit, ku i ke futur, ne bithe?! Deshtak..
Ik ore lolo. Vetingu po kryhet me se miri nga SPAK. Kjo nisme nuk eshte per te bere veting, por per te bere kercenime tek kushdo qe duan te vene keta ne lista. Ky duhet cuar para gjykates si Saliu, sepse ka qene numri 2 ne cdo nivel per te gjitha vendimet dhe veprimet qe ka bere Berisha kunder shqipetarve. Kush u shkon mbas ketyre kermave, jane po aq kerma. Ne opozite do te kalbeni, sepse populli ua njeh deshtimet.
Ketij maskarait i ka hyre frika nga SPAK dhe thote te mos e beje SPAK kontrollin e politikaneve por inspektoriati i deklarimit te pasurive! SPAK po e ben dhe do ta beje vetingun se eshte i specializuar. KE MBETUR SI MIU NE ÇARK!
Tallni menderen me kete popull te gjithe ju. E vodhet , e vrate , e shkateruat , e degdiset rugeve te botes dhe tani kerkoni gjojà voting. Po te kishte dhe kete vertet veting ju maskarenjtt e palo politikes duhet te mos dilni kurre nga qelite.Livadhisni me parate e vjedhura pafund ju ,nano.berisha e femijet , likja,mona, xhixho, vasili, basha, ruli , imami, gjiknuri, beqja , isufi e derkuci derri e dosa kur duhet te mos e nxirni koken nga qelia ju qelbesira qe e keni listen e gjate. Gjetet kete popull budalla dhe shining lemen deri sa tju vije fundi.Zoti ju denofte.