Pas refuzimit të Berishës, Shehaj ngulmon me të tijën: Duhet një figurë që na përfaqëson të gjithëve

14 Qershor 2025, 14:32Politika TEMA
Pas refuzimit të Berishës, Shehaj ngulmon me të tijën: Duhet

Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj, i ftuar në “Opinion” në News24, shpjegoi pse një kandidat i përbashkët i opozitës për kryetar bashkie të Tiranës mund të ketë shanse të fitojë.

Shehaj gjithashtu pohoi se kandidati duhet të jetë jo partiak dhe jo politik, një figurë përfaqësuese e gjithë opozitës. Shehaj nuk ka një emër konkret, së pari, të bëhet bashkë e gjithë opozita për këtë çështje, pastaj diskutohet emri.

Agron Shehaj: “Kryetari i Bashkisë së Tiranës është nën arrest dhe do të kemi zgjedhje për kryetar. Nëse ne duam, si opozitë, të fitojmë kundër Edi Ramës, atëherë duhet të kemi një kandidat të përbashkët. Kjo është e vetmja mënyrë që ne kemi. E vështirë, por kemi mundësi të fitojmë. PD thuajse e ka të pamundur po doli me kandidat të tyre.

Ka dallime mes zgjedhjeve të 11 majit dhe tani për kryetar, sepse ne nuk po themi të shkrihemi në një parti. Tjetra është që kandidati i përbashkët të jetë jo partiak, mundësisht dhe jo politik. Në zgjedhjet e 11 majit kishim difereëncë me PD për t’u bërë bashkë. Ndërsa për zgjedhjet për Kryetar Bashkie në Tiranë është vetëm një kauzë, të zgjedhim një figurë, pasi nuk ka zgjedhje për këshill bashkia.

Nuk po them të bëhemi shok e miq, por të nxjerrim një kandidat që të përfaqësojë opozitën. Mendoj që jashtë politikës ka shumë njerëz që mund të jepnin kontributin e tyre. Emër nuk kam, por jam i bindur që ka plot jashtë politikës që mund të adminstrojë edhe qeverisë mirë Tiranën. Jemi të hapur për emra, pastaj, së pari, të vendosim në parim këtë propozim. Duhet dikush që nuk përfaqëson parti, por gjithë opozitën.

Nuk dua të hyj në emra. E vlerësoj, por nuk do të hyj me emra të përveçëm.”

4 Komente

  1. t
    taku

    O Kone .o 15 kilogramsh ik shif punen se nuk te mer njeri seriozisht ty ........me lodra si ty fshin bythen Berisha...........si ka mundesi qe mori 20 mije vota ky karkalec I vogel ne Tirane

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lali

      Taku, po edhe shqiptaret kane fshire bythen me Berishen. Propozimi i Shehajt eshte shume i drejte. Eshte nje mundesi e mire per opoziten. PD vetem nuk fiton.

      Përgjigjjuni
      1. r
        robi

        A ka figure me perfaqesuese se krrici i faros me dy gishta lart, ai po ai eshte i mirpritur nga populli i Tiranes pas aktit heroik te bllokimit te unazes per 18 muaj dhe tortures se qytetareve ne trafik nga 5 ore cdo nate.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Harabeli ( mes shaleve )

          Opozita e bashkuar ka vetem nje emer perballe Gonxhes, legjendes se PS-se, heroit te Tiranes, ezmerit rom natural, i cili nga Mon Kukaleshi i perunjur u be lider potent billioner i PS, kandidat per fronin e saj, atentor ne bashkepunim i Lal Plehut, - dhe ky eshte Bënët Bëci kryetari I Shkodres qe ka vendosur ti beje te dy detyrat. Une spjerdh as per Ramen as per Salihin.. ka deklaruar ne mbledhjen sekrete me financuesit e PS

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje