PD kërkon interpelancë me Ramën për deklaratat mbi veriun e Kosovës

2 Tetor 2023, 13:34Politika TEMA

PD kërkon interpelancë me Ramën për deklaratat mbi veriun e

Partia Demokratike ka kërkuar të thërrasë në interpelancë kryeministrin shqiptar, Edi Rama, lidhur me deklaratat e tija të mëparshme mbi veriun e Kosovës, pas sulmit terrorist serb.

Rama ka kërkuar në këtë rast edhe ndërhyrjen e paqeruajtësve të KFOR-it, për t’u vendosur në mbajtjen e rendit në komunat veriore me shumicë serbe.

Një deklaratë kjo, e cila nuk është pritur mirë nga opozita shqiptare. Në bazë të një shkrese dërguar në Kuvendin e Shqipërisë nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, shpjegohet se reagimet nga Qeveria shqiptare kanë qenë kontradiktore.

“Nga qeveria shqiptare reagimet erdhën kontradiktore. Ndërsa nga një anë dënohej akti, nga ana tjetër hezitohej të thirrej në përgjegjësi për këtë akt Beogradi dhe Presidenti Vuçiç. Kryeministrit Rama injoron faktin se NATO e KFOR janë në Kosovë për të mbështetur pavarësinë e sovranitetin e saj dhe jo për t’a dëmtuar apo asgjësuar atë.

Me qëllim dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me qëndrimin zyrtar të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, hapat që parashikohen të ndërmerren dhe qëndrimet në raport me zhvillimet e pritshme në marrëdhëniet ndërshtetërore në Ballkan, kërkomë zhvillimin e një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama", thuhet në kërkesën e PD. 

 

12 Komente

  1. S
    Salivirusi ppsh

    Haaaa politike me koqevarine keta nuk fitojne kurre

    1. b
      bir selmani i nenes

      pse mbaruan problemet e shqiptarve te shqiperise qe do bejne interpelance per shqiptaret e kosoves

      1. B
        Bona

        Kush ja jep te drejten ketij te paafti lulit per te fol ihr

        1. G
          Gerta

          U zgjua nga gjumi letargjik lul basha

          1. k
            klodi

            po me ju do merren ata

            1. D
              Dardan

              Zgjidhja e administrimit te Veriut te Kosoves -me Republiken e Kosoves apo te Sernbise, nuk eshte nevoja te behet me lufte, por me REFERENDUM POPULLOR te popullates qe e banon , nen mbikqyrjen e OKB dhe OSBE-ODHIT-it.

              1. N
                Noci

                Kerkojne interpelanca Ramen ne nje fushe ku jo parlamenti shqiptar por as parlamenti europian nuk e ha dot Ramen Rama ka thene nje te vertete te madhe ,ne veri KFOR i duhet te jete i pari,pastaj EULEKS ishe krahas ketyre policia kosovare.Behet fjale per nje rajon me shumice serbe qe edhe populli serb aty te mos doje ka elemente te pergatitur nga Vuçiçi per trazira .Mua me ka bere pershtypje menyra e largimit te banditeve serbe si ne nje shetitje ,por e verteta ka qene ndryshe.Ne manastir ate dite paska patur pelegrinë nga Maqedonia te cilet jane zbuluar nga amerikanet dhe ne qoftese policet kosovare do luftonin brenda manastirit do vriteshin pelegrinët e pafajshem dhe kete kane dashur Serbet,te kopromentojne Kosoven ne vrasjen e maqedonasve .Per fat amerikanet kane orientuar policinë kosovare dhe nuk ndodhi tragjedia

                1. Z
                  Ziguri.Guri I Zi

                  Kerkojne interpelance per nje problem qe dalin te humbur ndaj Rames

                  1. e
                    ema

                    Akoma PD duke u mare me fjale

                    1. F
                      F-22 Raptor

                      Kerkon pak vemendje Lul pordha, nuk ja vlene te merresh me te! Cdo gje qe ben apo kerkon ky i mbaruar, tani e ne vazhdim, per Temen do te perbeje lajm.

                      1. L
                        Li pazari

                        Kesaj i thon me u gjet Kola ne pune

                        1. r
                          rrofte lexhenda

                          Zot sa te ndyre paskan qene !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

                          Lini një Përgjigje