PD kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi, reagon Balla: Revolucion etik kur kërkesa vjen prej tyre

7 Nëntor 2025, 13:00Politika TEMA
PD kërkon përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi, reagon Balla:

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas depozitimit të kërkesës së Grupit Parlamentar të PD për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit pasi sipas tyre Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Grupi Parlamentar i PD paska kërkuar të verifikohet nëse shprehja “ne nuk lehim” është metaforë apo sarkazmë.

Sipas Ballës, ky qenka revolucion etik, kur kërkesa vjen prej tyre. “Lajm i mirë! Megjithatë për sqarim përgjigjia është tek shprehja popullore: “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”, shkruan Balla.

"Grupi Parlamentar i PD paska kërkuar të verifikohet nëse shprehja “ne nuk lehim” është metaforë apo sarkazmë. Ky qenka revolucion etik, kur kërkesa vjen prej tyre. Lajm i mirë! Megjithatë për sqarim përgjigjia është tek shprehja popullore: “qentë le të lehin, karvani shkon përpara”., shkruan Balla. 

1 Komente

  1. F
    Fpa

    Kerkon PD, se qenkan fyer nga folja- lehin-. Po mire atehere, si ti quajme ata qe, tamam si qente, permjerin murin e parlamentit???

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje