PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Të përfshihen të gjithë zërat nga opozita në Reformën Zgjedhore!

22 Janar 2024, 16:40Politika TEMA
PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Të përfshihen

Parlamenti Europian ka miratuar rezolutën për Shqipërinë, përmes së cilës Brukseli apelon për përfshirjen e zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar përfaqësim të vërtetë.

Në rekomandimet e PE, bëhet thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët, kërkohet angazhimi i opozitës në Zgjedhore, si dhe nevoja e komisioneve hetimore si funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit.

“Duhen përdorur mjetet e ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri”– apelon PE.

Ndër të tjera, Komisioni i Stabilizim-Asociimit në Parlamentin Europian ka shprehur keqardhjen që pavarësisht krijimit të komitetit ad hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Po ashtu, bëhet thirrje për shmangien e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë, dhe të eleminimin e korporatizmi. Sipas PE, Shqipëria duhet të sigurohet që procedurat dhe vendimet gjyqësore të mbahen sipas standardeve të qëndrueshme, pa standarde të dyfishta.

“Të përfshihen të gjithë zërat nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar përfaqësim të vërtetë. Të përdoren Komisionet Hetimore për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri. Parlamenti Europian bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët.

Parlamenti Europian miraton në Komitetin e Stabilizimit rekomandimet për Shqipërinë. Në Rezolutën e PE për Shqipërinë, evidentohet kryesisht këto çështje kryesore: Bëhet thirrje për përfshirje të fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin e opozitës.

Theksohet funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore.

Evidentohet se Ligji i ri për komisionet hetimore parlamentare u miratua pa konsensus.

Kërkon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri.

Shpreh keqardhjen që pavarësisht krijimit të komitetit ad hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Thekson rëndësinë kryesore të përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse.

Bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët në adresimin e plotë të kësaj çështjeje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, për të forcuar kulturën parlamentare demokratike të Shqipërisë dhe për të mundësuar një proces të qetë zgjedhor.

Bën thirrje për shmangien e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë, dhe të eleminohet korporatizmi.

Bën thirrje që të sigurohet që procedurat dhe vendimet gjyqësore të mbahen sipas standardeve të qëndrueshme, pa standarde të dyfishta.

Theksojmë nevojën për miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve të nevojshme në ligjet e reformës në drejtësi. Këto reforma janë thelbësore për një gjyqësor të pavarur që u përmbahet praktikave më të mira ndërkombëtare, duke garantuar drejtësi, paanshmëri dhe efikasitet.

Në kuadër të Procesit të Berlinit, thekson rëndësinë e zbatimit të reformave të nevojshme për përthithjen efektive të fondeve, duke përforcuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Shpreh shqetësimin se korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar.

U kërkon institucioneve shqiptare të intensifikojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin, duke theksuar nevojën për veprime efektive dhe të vazhdueshme, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë.

Mirëpret ndryshimet e ligjit specifik për Rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit Evropian, duke kërkuar që ti ofrohen mundësitë opozitës, të përfshihen plotësisht në procesin e integrimit evropian.

Thekson nevojën për të mbrojtur gazetarët nga pengesat ligjore dhe institucionale.

Kërkon veprime për të siguruar një mjedis të sigurt për gazetarët, duke mbështetur një peizazh mediatik të lirë dhe të drejtë, thelbësor për forcimin e demokracisë në Shqipëri.

Thekson rëndësinë e ruajtjes së rajoneve të mbrojtura mjedisore dhe turizmin e qëndrueshëm, duke avokuar për zhvillim që balancon rritjen ekonomike me ruajtjen ekologjike“,- thuhet në deklaratë.

7 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Erdogan: citjoneziu im,mos e rruj fare edhe ti kete rradhe more ate qe merr turkey ketu e 35: te gjatin!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demokrati

      Per ke opozite thone keta te PE ,nuk shohin keta se cfare opozite kriminale eshte ,opozita nuk kerkon te behet shtet ,por anarki per te shpetuar nga burrgu . mazhoranca ke shumicen e mbeshtetur nga populli e do beje kompromis me ata qe jane tamam opozite e jo me zagaret e Non Grates e Gazmendes

      Përgjigjjuni
      1. X
        XXXL

        Rezoluta e BE nuk eshte shpulle por nje shkelm ne bythen e Edi Ramutit, qe eka kthyer Shqiperine si ciflig te trasheguar nga Kristaqi. E ku pjerdh lideri Boteror Edi per BE e cila ka vite e vite qe hedh uje ne hava, Shqiperia sic ka qene, eshte dhe do te jete.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Babilon

          E mori rrugen e mutit edhe EdKari

          Përgjigjjuni
          1. p
            pilo Lala

            Rendesi ka relacioni i Amerikes, Europa eshte kot, flet e flet, pa mbarim. Meqenese eshte ai Greku atje ne PE, po mundohet ta nxije progresin e Shqiperise. Mos u beni merak, se do ja fusi Micotaqit ne fund Edi. Greku po nxjerr ne pazar pacavuret e veta me keto pengesa. Edi merr neser te gjitha projektet strategjike, as do tja dije fare per Greket. Po ta shikosh styrategjine e rrugeve, gjithshka po punohet te bashkohet rruget e Kosoves, Maqedonise, asnje projekt per bashkim rrugesh me Greqine, eshte lene nje rruge qe beri vete Greku nga Kakavija deri ne Lazarat, asgje tjeter. Rruga e Sarandes me tynel nga Kardhiqi, e izoloi pjesen e kalimit nga Muzina. Nderkohe po punohet me 4 lote Elbasan- Maqedoni, Hekurudha Shkoder-Gjakove, Ura e Bunes qe lidh me Podgoricen Mal i Zi, Maqedonia po bashkohet ne Maqellare, Aeroporti ri ne Vlore, aeroporti ne Gjirokaster do i marr turistet Korfuzit, jane veprat qe po punohet. Asnje koordinim me Greket.

            Përgjigjjuni
          2. O
            Oh sa kom qesh

            Me rezoluten e BE Edi ashtu si edhe me te tjerat do te fshije bythen, kesaj rradhe do t'a fshij ne Shkup ku ka shkuar per te tallur carin.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Laura

              Parlamenti Europian miraton në Komitetin e Stabilizimit rekomandimet për Shqipërinë: Cilat jane keto rekomandime? Parlamenti Europian shikon endrra me sy hapur, jane te gjithe buthepambuker, nuk duan telashe dhe bejne thirrje për përfshirje të fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin e kryekriminelit dhe kryehajdutit te padenuar akoma Sali Berisha te perfshihet ne diskutime. Mos u genjeni me nga burokratet e Brukselit, por merrni ne duart tuaja fatin e Shqiperise, se po cpopullohet.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje