“Pensionistët viktimat e keqqeverisjes”, Basha: Programi ynë mundëson rritje vjetore me të paktën 5% dhe indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit

14 Tetor 2024, 15:50Politika TEMA
“Pensionistët viktimat e keqqeverisjes”, Basha: Programi

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, ka postuar një video në facebook me të moshuar të zhgënjyer nga rritja qesharake e pensioneve.

Basha shkruan se një qeveri që i shërben vetes dhe jo qytetarëve, nuk ka dhembshuri për pamundësitë dhe mjerimin e pensionistëve. Sipas tij, pensionistët shqiptarë janë viktimat kryesore të rritjes së çmimeve, të rritjes së kostos së jetesës, të rritjes së taksave dhe abuzimit korruptiv me to.

Ai gjithashtu shprehet se indeksimet qesharake, janë lëmoshat e një qeverie arrogante, të shkëputur nga hallet e njerëzve.

Basha më tej thotë se pensionistët shqiptarë meritojnë më shumë dhe programi i Demokratëve Euroatlantikë trajton me përparësi dhe seriozitet rimëkëmbjen e skemës së pensioneve, që sot është në prag të falimentimit, për shkak të shpopullimit dhe rënies së kontributeve.

Postimi i plotë i Bashës:

Një qeveri që i shërben vetes dhe jo qytetarëve, nuk ka dhembshuri për pamundësitë dhe mjerimin e pensionistëve. Zërat e tyre plot dhimbje dhe zhgënjim janë dëshmia e dështimit të kësaj qeverie.

Pensionistët shqiptarë janë viktimat kryesore të rritjes së çmimeve, të rritjes së kostos së jetesës, të rritjes së taksave dhe abuzimit korruptiv me to.

Indeksimet qesharake, janë lëmoshat e një qeverie arrogante, të shkëputur nga hallet e njerëzve, e cila tregon se ata që nuk u kujdesën dot për pensionistët gjatë një pushteti të tejzgjatur dhe të pamerituar duhet të ndëshkohen me votë, për t’i hapur rrugë një qeverie që kujdeset për pensionistët dhe familjet shqiptare.

Pensionistët shqiptarë meritojnë më shumë dhe përmes programit të Demokratëve Euroatlantikë ne angazhohemi ta trajtojmë me përparësi dhe seriozitet rimëkëmbjen e skemës së pensioneve, që sot është në prag të falimentimit, për shkak të shpopullimit dhe rënies së kontributeve. Ne angazhohemi për rritje vjetore me të paktën 5% dhe indeksim të përvitshëm me dyfishin e vlerës së inflacionit. Për pensionet e ulëta, ato të bukës së gojës dhe ilaçeve, do të ketë një bonus të përhershëm 250 mijë lekësh të vjetra.

Modernizimi i sistemit të pensioneve dhe rritja ekonomike e garantuar nga ulja e taksave, mirëadministrimi dhe lufta frontale ndaj korrupsionit, do të na mundësojë ta ripërtërijmë skemën, në përputhje me praktikat më të mira europiane dhe të bëjmë të mundur rritjen dhe shumëfishimin e pensioneve, duke zhdukur diferencat e tmerrshme midis pensioneve të larta dhe pensioneve të ulëta.

Shqipëria meriton më shumë!

14 Komente

  1. V
    Vala

    A na ngrenc mune o Lulash legeni. Sikur nuk te pame se c'mut ishe!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kreshniku

      Po ky ne cfare partie bene pjese ?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Makiaveli

        Vetëm tema thot Basha bëri takime po s'ka parti as organizim? Se ke takon se kuptoj ku shkruan në Facebook mesa duket sa për sy e faqe se për vete e ka siguruar

        Përgjigjjuni
      2. x
        xhoxhi

        Ikë ore qlbësirë.Ti sje asgjëkundi na flet për pensionetSke qënë në qeveri ti maskara?Tani flet që të hodhën si bajgë jashtë partisë....

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me prokurë të posaçme

          Këtij qesharakut, i shkoi jeta duke 'premtuar'. Kujtoni fushatat e tij elektorake kur ai premtonte, me shprehje si: "kur të bëhej ai kryeministër.., "se qeveria e tij..", etj etj, do t'u sillte shqiptarëve parajsën. Dhe ata nga që e 'besuan', i treguan gishtin e mesit çdo herë që garonte për kryeministër. Nuk them ndonjë të gjë të paditur, po gënjeshtrën ky e ka në gjak. Nuk di kush e ka konstatuar i pari/e para, por më duket se Xhozefina e ka thënë për të shprehjen tashmë proverbiale: "Luli të gënjen edhe kur e pyet për orën!".

          Përgjigjjuni
        2. U
          USA

          PS ngelet parti e djathet, dhe Luli po formon nje parti te majte. Te djathtet ne bote po kerkojne ta zhdukin pensionin dhe pensionistet. Keta ne Shqiperi qe e quajne veten te djathte po premtojne rritje te pensioneve. Nuk mundeni ju te kujdeseni me mire per pensionistet se nje parti e majte, kur mendoni te shkurtoni edhe taksat. Formula dihet: kur ulen taksat natyrisht te pasurit behen edhe me te pasur dhe te varferit me te varfer.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kosovari PS

            PD aktuale e Foltores eshte me e majte se PS qe eshte sic faktohet shume e qendres por me tendenca te djathta

            Përgjigjjuni
          2. 7
            7x7=42

            7 x 7 = 4 2 TASHI FILLON LUFTA DOLE ZBULUAR FARE PO IK TASHI EDHE TI TEK SALIU SE TE MBAROJ MKSIONI PALACO .

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionisti Tirane

              Ty o gjarper i rritur ne Halen e Jashtshqitjes Kombetare saleh B, ne te duam te shikojme ne Uturakun e Kermes salih, por kurr ne Politike. T i je nji qenie e deshtuar ne cdo drejtim ,prandaj ha mutin e shpellarit ,e mbaj larg llapen tate larg bythes Pensionisteve

              Përgjigjjuni
              1. 1
                111

                Rrnofte shoku Enver Hoxha gjyshi gjentik i Lulzim Karit ( Hoxha )

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  111

                  Rrnofte shoku Enver Hoxha gjyshi gjentik i Lulzim Karit ( Hoxha )

                  Përgjigjjuni
                  1. 1
                    111

                    Rrnofte shoku Enver Hoxha gjyshi gjentik i Lulzim Karit ( Hoxha )

                    Përgjigjjuni
                    1. h
                      hahaha bythqimi 21-janarit e kufijve detare

                      po kur bo dhe klyshi i kurves antishqiptare si mashtrues i Pensionisteve Shqiptare, te cilet lyl qylin e Dhjesin ne Surrat . S'e kupton ky Putane Antishqiptare , qe vodhi,ropi Shtetin,tradhetoj vllezrit Kosovare dhe Shqiperine ke serbi e greku , eshte ala gjall e i lire mes Shqiptareve naiv,kur diku tjeter do kishte ngren dhe !

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Votoni Bashen , o pensionistë.

                        Pensioniste, Basha do te na rrise pensionet . Asnje parti nuk eshte angaxhuar per ne .

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje