Pse u refuzua komisioni Antikorrupsion? Ja si përgjigjet ministri i Drejtësisë Ulsi Manja

14 Tetor 2024, 15:14Politika TEMA
Pse u refuzua komisioni Antikorrupsion? Ja si përgjigjet ministri i

Vendimi i institucioneve të drejtësisë për të mos marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, për ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, tregon pavarësisë e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Në një prononcim për mediat, ministri Manja tha se është normale që drejtësia të mos bëhet pjesë e këtij komisioni, pasi prokurorët nuk mund të atashohen pranë Komisionit të Posaçëm.


Por, nga ana tjetër, Manja theksoi se të gjitha organet e drejtësisë janë të gatshme që të japin ekspertizë dhe kjo sipas tij është një shenjë e bashkëpunimit.

“Janë të gatshëm të ofrojnë ekspertizë në procesin e diskutimit të pr.ligjive ose drafteve por jo pjesëmarrje me ekspertë të posaçëm të dedikuar. Kjo shkon me të njëjtën gjatësi vale në pavarësinë që ka sistemi, ka thënë do u japim ekspertizë, por nuk vijmë me ekspertë aty.

Është normale. Unë si ministër ofroj ekspertizën e posaçme për komisionin. Ka të bëjë me mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe çuarjen para të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në këtë proces do duhet të bashkërendojmë kontributet e të gjithëve që ta shkurtojmë rrugën tonë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Janë treguar të gatshëm të ofrojnë ekspertizë, por jo me prezencë.

Nuk besoj se është normale që prokurorët të atashohen pranë komisionit të posaçëm, por janë gati të ofrojnë ekspertizë siç na e kanë dhënë. Kemi një praktikë të konsoliduar të bashkëpunimit me organet e drejtësisë”, tha Manja.

9 Komente

  1. O
    Opozitari qe ka marre rrugen e gabuar

    Pse nuk thua qe jane ne opozite dhe ne nje gjatesi vale me te dhe nuk e duan reformen dhe permiresimin e ligjeve

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ai qe respekton shtetin dhe vehten

      Parlamenti eshte organi me i larte i shtetit eshte ligjevenesi.Mosmarrja pjese e institucioneve te drejtesise ne procesin e rishikimit te ligjeve si institucione me te interesuara per permiresim eshte e pa pranueshme dhe e pa lejueshme.Kur nuk respektohet ligjevenesi vajmedet si do respektohet ligjzbatuesi ne rastin konkret institucionet e drejtesise qe duhet te jene me te interesuarat si group interesi .cdo gje tjeter eshte justifikim.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pal Melyshi

        O popull ky eshte NADERTALASI i Qerrevise Rama , perfaqsues i malokerise analfabete indigjene qe jeton ne Shqipeni ne shekullin 21. Rrnofshin maloket indigjenn te lojit Manja Manja.....

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pal Melyshi

          O popull ky eshte NADERTALASI i Qerrevise Rama , perfaqsues i malokerise analfabete indigjene qe jeton ne Shqipeni ne shekullin 21. Rrnofshin maloket indigjenn te lojit Manja Manja.....

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pal Melyshi

            O popull ky eshte NADERTALASI i Qerrevise Rama , perfaqsues i malokerise analfabete indigjene qe jeton ne Shqipeni ne shekullin 21. Rrnofshin maloket indigjenn te lojit Manja Manja.....

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pal Melyshi

              O popull ky eshte NADERTALASI i Qerrevise Rama , perfaqsues i malokerise analfabete indigjene qe jeton ne Shqipeni ne shekullin 21. Rrnofshin maloket indigjenn te lojit Manja Manja.....

              Përgjigjjuni
              1. M
                Makiaveli

                Merr ilacet qetësohu, mjafton një koment injorant funksional mos i bej refresh 10 here të njejtit koment

                Përgjigjjuni
              2. R
                Real

                O lum si ne qe kemi kete mendje te madhe qe drejton ministrine e drejtesise se ripjelljes. Ky eshte rast unikal qe tregon nivelin e qeverisjes se ripjelljes. Ka lezet,keto jane kokat qe do ta cojne vendin drejf niveleve te papara ashtu sic trumbeton me i gjati i tyre

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Makiaveli

                  E habitshme në 3 portale pergjigjet e Ulsiut jane të ndryshme!!! Hajde merre vesh se kush po gënjen tani??

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje