Përfundon protesta, Berisha mban fjalimin dhe ikën në zyrë

3 Mars 2023, 14:00Politika TEMA

Përfundon protesta, Berisha mban fjalimin dhe ikën në zyrë

Fjalimi më i pritur në bulevard gjatë protestës së opozitës ishte ai i Sali Berishës, që zgjati rreth 22 minuta.  

Ish-kryeministri e cilësoi protestën e sotme si  ajo e “revolucionit tonë demokratik dhe paqësor, një protestë me të cilën ne jemi të vendosur t’i shkurtojmë orët dhe ditët, muajt, kësaj qeverie antishqiptare me në krye Edi Ramën, i cili faktohet para Shqipërise dhe botës,  si pushtuesi më i egër i këtij vendi”.

Sipas tij, “Edi Rama është armik i qenies suaj, është plaçkitësi më i madh në historinë e vendit, armik i miqve tanë në SHBA dhe Europë. Në rast se ju kujtohet, ai flakte si leckë flamurin amerikan, pak vite më parë rekrutonte sikur të ishte siamez me Lukashenkon, kryezbuluesin  e SHBA, një vit më parë zhduku flamurin e NATO, aleancën kryesore të paqes në botë”.

Për Berishën, Rama kërkon të boshatisë vendimin nga shqiptarët. “ Shqipëria e etërve të tij barbarë është modeli i tij, shqiptarët në 8 vite u pakësuan me 1 milion banorë, me këto ritme Rama synon që pas 16 vitesh këtu të ketë pallate bosh, kampe refugjatësh, çerdhe trafikantësh, por jo shqiptarë të vërtetë”, ishin fjalët e tij përballë protestuesve. 

Berisha shtoi se ata ndodhen aty “për t’i thënë Ramës se të paktë ishin ata që besonin në misionin e studentëve, por marshi i tyre ishte marshi i lirisë që përmbysi diktaturën. Marshi juaj do të përmbysë monizmin e bazuar në krimin, drogën, në vjedhjen dhe plaçkitjen, do ta shndërrojë  Shqipërinë në vend të bekuar për shqiptarët”.

Berisha: Do të fshihet nga faqja e dheut kush luan me pluralizmin

Sali Berisha iu bëri thirirje për bashkim të gjithë qytetarëve dhe punonjësve të administratës për të shpëtuar Shqipërinë.

“Një thirrje vëllazërore do u drejtoj sot të gjithë atyre që i shohin forcat politike me mosbesim, që janë të dëshpëruar, që janë të zhgënjyer dhe vazhdojnë rrugën në vetminë e tyre. Unë u them se keni shumë arsye për të qenë të dëshpëruar dhe zhgënjyer, por kurrë nuk mund të keni arsye për të qenë indiferentë. Nuk ka gjë më vrastare për të ardhmen se indiferenca! E keqja nuk kërkon gjë tjetër për të triumfuar veç indiferencës së njerëzve të mirë si ju. Një thirrje u bëj të gjithë punonjësve të administratës shtetërore, mos harroni se në ligj dhe moral, ju nuk jeni badigardë as shërbëtorë të një organizate kriminale që kryesohet nga Edi Rama, por jeni shërbëtorë të qytetarëve. Sot ju përjetoni një terror digjital dhe të gjithanshëm. Bashkohuni me ne në këtë revolucion të përmbysim këtë organizatë kriminale. Të shpëtojmë Shqipërinë prej saj”, tha ai.

Berisha theksoi se kushdo që do të luajë me pluralizmin dhe demokracinë do të fshihet nga faqja e dheut. Ai tha se është koha e misionarëve që qëndrojnë në këmbë.

“Do të fshihet nga faqja e dheut cilindo që guxon të luajë me pluralizmin në Shqipëri dhe lirinë e shqipatrëve. Koha është e misionarëve e djemve dhe vajzave, të rinjve e të rejave, burrave e grave që qëndrojnë në këmbë. Historinë e keni patur të keqe me pushtime, dhimbje, vuajtje, por nuk jemi nënshtruar kurrë. Të bashkohemi, të bashkohemi, të bashkohemi. Historia na mëson sesa herë shqiptarët janë bashkuar kanë bërë mrekullitë e tyre dhe ta shndërrojmë vitin 2023 në vitin e mrekullisë së shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Sipas tij revolucioni nuk është i Sali Berishës, por ka qëllim madhor t’i japë goditje përfundimtare varfërisë:

“Revolucioni nuk është i Sali Berishës, është i çdo shqiptari që e do Shqipërinë. Revolucioni ynë ka për qëllim madhor t’i japë goditje përfundimtare varfërisë. Ne e konsiderojmë varfërinë nënën e të këqijave që ka sjellë Edi Rama. Varfëria luftohet duke dyfishuar rrogat, pensionet, duke përgjysmuar taksat, duke përgjysmuar çmimin e energjisë. Varfëria luftohet duke investuar në infrastrukturë për ju, shkolla, spitale, duke krijuar pra kushtet që ju meritoni. Varfëria luftohet duke luftuar krimin e organizuar, korrupsionin me zero tolerancë. Ne do dalim fitimtarë nga kjo betejë”.

25 Komente

  1. h
    hyllandezi bythkadishte me paliceta !

    We Are Over _ plak Shurrac .Basha Lideri i vetem e i vertet i Partise rilindur Demokratike .

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Hahaha bashkohuni thote, po ne te bashkuar jemi vetem se kunder sali kriminelit hahahaha

      Përgjigjjuni
      1. s
        saleh Kanceri Demokracise Shqiptare

        birish hamuti i mutit eshte nji Sharlatan e Klloun Demokratike ,por dhe nji funderine Njerezore , nji Kerme Mesjetare , sherbetor i Djallit ,,te cilit Bota e Te forteve Demokratike u dha Postin e Presidentit te Shqiperise dhe e mbeshteti deri me sot ,ne menyren me Hipokrite te miqesise qe shpesh Deklarojne pa pike turpi vs Shqiperise . Ky mut muti ,mundet te ishte President ose Kryetar i nji Partie vetem ne thellesi te Halese Njerezimit

        Përgjigjjuni
      2. P
        Prec Ulaj

        Shikoni kush eshte ajo vajza qe i ra te fiket ne podium, ka hall te madh,,,,,, Motra e K/ Doganjerit te Qeverise se Saliut Arjan Vukaj Tropojani i Shkelzenit dhe Saliut pra i familjes Bersha kunata e Lushnjares Helka Vukaj gruaja e Arjanit Drejtoreshe e perjetshme e kthimit te Pronave nen Qeverine e Berishes...Shihni o te mjere c'ben Saliu me Hajdutet e pushtetit te tije , ju e ndiqni akoma ote mjere se ke te qarte qe P.D eshte prone e Fam. Saliut dhe e katunarve te tije..

        Përgjigjjuni
      3. M
        Mon kepucari

        Doli, foli, iku!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Denisa

          Shume shpejt do te themi:"Doli, foli, iku ne burg!"

          Përgjigjjuni
        2. s
          shka pa don mer qen bir qeni n'Shqipni !

          ka hanger Mutin e radhs bsah saleh hamutaj metaj e tash asht largue me bisht ner shal

          Përgjigjjuni
          1. M
            Muzaka i Ri

            Gjynah, gjynah per ne qe besuam verbetazi ketij njeriu dhe i shkuam pas me mish e me shpirt per te bere dicka te mire per kete vend. Por nuk ka me keqe se ata qe u sakrifikuan burgjeve, kampeve dhe u hodhen pa rezerva ne krahe te ketij lamashi dhe pesuan zhgenjim dhe prape vene MBAs ketij?.Pas 30 vjetesh i genjyer nga te gjithe, i pa respektuar, i zhvatur qe me piramidat deri te PPP, pse duhet ti ndjeke???.... apo mbase me bie bingo tani qe ti kem per te blere uturak. Shkofshi ne esfel o pjella te pa fytyre qe edhe ne varr ky popull nuk do tu lere rehat.

            Përgjigjjuni
            1. t
              tata luigji

              Hahahah non grata nuk ka me bythe ta levis qofte nje gjethe, grupi gatshen gati hekutat per kete terrorist, e dine se ja shkerdhejne lirien dhe argiten

              Përgjigjjuni
              1. I
                Ina

                Saliu i mblodhi , helmoi njerezit me propoganden e tij helmuese si gjarper , dhe pastaj iku ne zyre , si nuk e gjen gje kete ngordhje , eshte bere i pa durushem ..

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sula

                  Kete thirje ju bente Berisha studenteve ne dhjetor te vitit 90 (qe sot jane mbi 50 vjeç) te cilen ja u perserit sot bijve te tyre. Deri kur do vazhdojme te degjojme kete genjeshtar pathollogjik.

                  Përgjigjjuni
                  1. e
                    emigranti

                    po sa leke qe paska vjedhur ky saliu sa nuk ju mbaruan parat duke paguar disa langaraq per te shkuar ne proteste

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tirona Re

                      hahahaha proteste me 500 cecene

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Prec Ulaj

                        Saliut nuk i mblidhen Cecenet per demostrate, se i ka paguar me shume Putini te luftojne ne Ukraine.

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          amerikani

                          Sali komunisti Sali revolucionari Sali qeni Sali revolucionari Sali krimineli Sali revolucionari Sali hajni Sali revolucionari Sali vrasesi Sali revolucionari Sali fashisti Sali revolucionari

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            sali shpellar ezbollah berisha

                            Sa-lehu ezbollah marallah islamiku iku bishtin ndershale si gjithmone me mut ndershale pa rezultat. Kishte mbledhur ca cecene kokecepe aty ne kuvendin e shurres dhe ç'fare ? Nje vrime ne uje asgje. !

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              SPARTAK

                              bjeri asaj ce ka emrin....qemanese ti biesh o shpellar 24 karatsh...qe erdhe ne tirane me valixhe druri...dhe perfundove me vila gjithkund....e njejta retorike si 33 vite me pare kur isha student.dhe pjesemarres ne demostrata..te njejtat llafe...te njejtat gjeste...skom pse ti tregoj tim biri ca ka thone ky malok n 90.i thashe bab nigjoje kte cecenin...ja kto ka thone ky delenxhi para 33 vitesh.....po pike e presje...rrofsh o malok i qelbet se m ktheve ne 90..

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                PARAJA

                                Flet ky i rrjedhuri per varferine. Prandaj e rropen kete vend, u pasuruan keto 32 vjet dhe populli i ndershem u varferua. Hik more delenxhi. Po Armina e varfer eshte e gjora, prandaj ska te brendshme. Do t'ju vije dita i madh e i vogel do te jepni llogari per cfare i punuat Shqiperise. Hikni ore bajga.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  S.b.

                                  Po popo poooooooo Ju due shume. sb

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dardani i Ri

                                    Qoftë fjala dhe fjalimi i fundit për ty, o kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Drini

                                      Ikeeee o plaku mereeeee, ikeeee me gjith tespiet e mul gebelsit

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        shefqeti

                                        Te sheshi ta heqim QELBESIREN

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Gim

                                          32 vjet i dhe provat si komunist...serb..vrases...vjedhes..me kthe parate e vefes mua o te shkerfhefsha cte mban gj.civ.bastard..

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Aq lejë , i dha Lali Eri .

                                            Aq lejë i kishte dhënë Lali Eri , 22 minuta REVOLUCION dhe 500 vende në shesh , pa do ishin mbledhur mbi 500 mijë protestues e do kishin qëndruar atje deri në rrëzimin e Ramës , pastaj do marshonin dhe në Surel. TRIUMFIN e REVOLUCIONIT do t’a festonin në Lalëz . 2 dhe 3 Marsi do shpalleshin FESTA KOMBËTARE .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Shqiptari

                                              Duhet te jeni me te sakte:Pasi beri Revolucionin,pasi rrezoi Ramen,iku ne seli sepse i ka humbur vula.Ky eshte revolucioni.Ha

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje