Përjashtimet fiskale për hotelet luksoze nxisin përplasje mes Braçes dhe Klosit!

22 Janar 2025, 17:06Politika TEMA
Përjashtimet fiskale për hotelet luksoze nxisin përplasje mes

Në Komisionin e Ekonomisë, ka pasur përplasje mes dy deputetëve socialistë, Erion Braçe dhe Blendi Klosi, lidhur me një projektligj të propozuar nga Klosi, i cili synon të shtyjë afatin e përjashtimit nga tatimi mbi fitimin për hotelet luksoze me 4 dhe 5 yje deri në vitin 2026.

Braçe ka kërkuar transparencë dhe informacion në lidhje me këtë projektligj, duke vënë në dukje se ky është një favor fiskal që duhet të shpallet hapur dhe të kuptohet se cilëve subjekte po u jepet ky privilegj.

Ai ka kërkuar të di se sa subjekte kanë përfituar nga kjo masë, si është shpërndarë fitimi i deklaruar nga këto subjekte, dhe nëse ky fitim është riinvestuar apo është transferuar jashtë vendit.

Braçe: Dua të na vini në dispozicion, sot, se është bërë e vazhdueshme që bëjmë kërkesë në komision dhe na vijnë pasi miratohet ligji në parlament, sa subjekte kanë përfituar nga kjo masë favorizuese, apo ky privilegj, nëse është lista ta kemi, ju thatë se po zhvillohen jo në zona urbane. Nga e gjitha çfarë është thënë në media, pjesa më e madhe e tyre janë përqendruar në Tiranë dhe në rast se mund të më ndihmon në listë, nëse ka një të tillë në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Divjakë, Golem, Darëzezë, Vlorë brenda, Palasë, a janë 11, nëse janë 11 e përfshin të gjithë vijën ku bëhet turizëm, në Dhërmi, livadh, Ksamil, Sarandë. Sa është fitimi i deklaruar i tyre që kanë operuar gjatë kësaj periudhe në territorin e Shqipërisë, sa kanë deklaruar si fitim, që ne e kemi përjashtuar nga pjesa e tatimit, ky fitimi i deklaruar ça është bërë më pas, është riinvestuar apo akumuluar si pasuri e operatorëve apo më keq, riinvestuar jashtë këtij vendi, sa projekteve në janë proces, janë në punë e sipër. Çfarë përfitimesh kemi ne për hotelet me katër dhe pesë yje? Privilegje kemi? Ky është i vetëm apo ka edhe të tjerë.

Klosi: Ka shumë.

Braçe: Ka shumë, Po pse s’na i thoni? Dua të di kur janë bërë këto lehtësira fiskale. A vjen ky propozim me strategjinë e të ardhurave që ju keni miratuar dhe bërë publike, FMN është një nga argumentet që duhet vlerësuar, pyetur. Kanë ata FMN dhe Banka e Shqipërisë ndonjë opinion? Nga ana tjetër, Klosi ka mbrojtur propozimin duke shpjeguar se hotelet me status special të markave ndërkombëtare janë investime të kontrolluara dhe që kanë një ndikim pozitiv në sektorin e turizmit, duke tërhequr investime të huaja dhe zhvilluar turizmin në Shqipëri. Ai ka theksuar se ky është një model që po ndjekin edhe shtetet e tjera të rajonit dhe ka shpjeguar se ky favor fiskal është një mënyrë për të stimuluar investimet në këtë sektor.

Klosi: Kush janë projektet që kanë, apo do me lejoni që t’i përgjigjem tabakut dhe Spahos. Duke ndarë të dyja kategoritë, teknike dhe politike, të gjithë këtu jemi në politikë në shërbim të qytetarëve. Status me 5 yje e kanë ato hotele që janë të ngjashme me Bashkimin Evropian apo botë, që të quhesh brand, kanë 3 të ngjashme në BE apo 7 në botë. Një investitor që lidh një marrëveshje me një brand nuk është lejuar të bëjë investime sipas dëshirës, janë hotele me 100 dhoma minimalisht, nuk është e gjithë industria, kështu e kemi ndërtuar, lokomotiva që tërheq të gjithë sektorin e turizmit, më vjen keq që e kuptoni se ku është ndryshimi, gjithë Rajoni e ka këtë.

Braçe: Le ta rrotullojmë si të duam, ky është favor fiskal dhe sa herë ka favor fiskal ka nevojë për transparencë, as duhet të shqetësohet kush as ta keqpërdorë kush që ka nevojë për transparencë, këto hotelet nuk kanë marrë favor fiskal, duhej thënë se ishte komplet opinion tjetër pikërisht për këtë gjë, duket hapur që favori fiskal që u bëmë herët se në 2029, e keni bërë juve, edhe para jush edhe pra nesh që e bëri më herët këtë gjë, favori po shkonte për këto që në fakt nuk e kanë përfituar, transparenca është që të gjithë të kuptojmë se kujt po i bëhet favori fiskal. Sektori i turizmit nuk është i mbyllur, por I lidhur me të gjitha sektoret.

Braçe ka insistuar për më shumë transparencë në lidhje me përfituesit e këtyre lehtësirave fiskale, duke kërkuar informacion të detajuar mbi projektet që janë në proces dhe ndikimin që kanë këto favore në zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë shqiptare.

16 Komente

  1. K
    Kapterri

    Do të shkeli ndonjë makinë o Braçe... Bëji sytë katër

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per korrektese

      Ha ha ha ha. Saktë.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Teodor

      Tmerr...miliona euro te humbura kur taksohen profesionet si frengu pulen...ok beni ambisti fiskale. Sali premto amnisti fiskale.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        Teodor, po si nuk te vjen gjynah mor njeri. Nje nga pronarët e hoteleve donte te blente nje Ferrari, dhe nuk i plotesoheshin per 500 euro. Qante burri i botës me kokerr te lotit, sepse kushte vetëm 249 mijë e 500 euro. "Nuk i plotesoj dot," - tha, "sepse sapo i bleva gruas nje Lamborghini." Edhe Klosi po e ndihmon. Çfare ka këtu per t'u habitur? Te paguajnë taksa ata qe marrin 500 deri ne 1000 euro ne muaj sa t'u plasin temthat. Dashkan te hane ata! Burri i botës ka hall koke, ata duan të hane. Nuk ka bukë derisa t'i plotesohen eurot e Ferrarit atij shokut te Klosi. Hajde shtet hajde. Hë, më ta lumsha. Shtet per fukarain. Bën ç'eshte e mundur që fukarai te mbetet fukara. E rrofsh o Edi Rama, qe na i mban mire keta oligarkët, se do na vrasë veten ndonjeri per nje Ferrari te qelbur. Hallall votat tona. Nuk duam as bukë, as ujë, as dritat, vetëm ai ta blejë Ferrarin se gjynah.

        Përgjigjjuni
      2. "
        "..."

        Saktë Braçia. Të jepen hollësitë e kërkuara, pastaj të vendoset, duke i krahasuar dhe me përvojën e të huajve të bilancit: të ardhura-shpenzime; pra diferenca, ajo, akumulohet, riinvestohet apo shpërndahet divident. Nëse shpërndahet dovident, dhe aq më shumë kur ky divident kalohet jashë, duhet medoemos të taksohet, pasi nuk i është marrë e ardhur as nga xhiroja dhe as nga fitimi. Lehtësimi bëhet në rastet kur kapitalizimi bëhet brenda vendit. Kjo është edhe ekonomike për palët, edhe në të mirë të vendit. Kapitali i lehtësuar do të shërbente në zhvillimin e kapitalit investues dhe patjetër, të vendit; në çdo rrast, si ai i akumuluari ashtu edhe ai individual i përfituar si divident, në rrast të transferimit jashtë republikës sonë, duhet të paguajë taksë konkrete transferimi të kapitalit sipas rregullave në fuqi të shtetit. Pra nuk taksohet kur përmbush kushte e mësipërme në një kohë të caktuar me ligj dhe shërben në zhvillimin e vendit. Ndryshe, mendoj, krijon kushte preferenciale të pamerituara fitimi dhe prish konkurrencën dhe tregun e investimeve dhe shërbimeve e zhballancon, duke krijuar hapësira korruptive të ligjëruara.

        Përgjigjjuni
        1. p
          prec Ulaj

          Po shitja e tokes 1 Euro qe u promovua nga Sali Berisha, bere ndonje studim fiskal, sa para mori Fazllici, sa coi jashte, sa i dha Argites dhe Zenit?

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Ziu

            Ky po ben 1000 here me keq se as di dhe nxitohet shume...

            Përgjigjjuni
        2. K
          Kadriu

          Brace eshte vetvetja, Klosi eshte Edi Rama. Do behet sic thote Klosi.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sadiu

            Të lumt Braçe, por vetëm unë e ti e duam transparencën. Nuk e di pse lihen kaq shumë lekë të popullit rrugës. Nuk paguan biznesi i vogël, në fakt 100 lek të vjetra duhet ti paguante, gjykata kushtetuse u hoqi pagesën profesioneve të lira që të pakët janë ata që nuk kanë vila, po u falni edhe hoteleve me yje se janë hollë të shkretët. Po çfarë bëhet kështu, si e majta dhe e "djathta" aq e shajnë komunizmin sa atij i ka rënë të fikët, e ju tregohen social për shtresat e fryra e nuk mendoni që këto faljet tuaja ti kalojnë popullit për arsim e për shëndetësi. E o Braçe ja futa dhe unë kotë, por kotë fare, i ngopuri nuk pyet për të uriturin, ata duan ta shikojnë këtë të fundit tek kazanët e plehrave.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Landi

              Gjynof se nuk kane te shkreti ti.japin dhe ca nga tonat ????

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjosa

                Jemi dakort me Erjon Braçen. Është e pa pranushme që ata që ftojne miliona te Mos paguajne dhe ata që jetone në limit të paguajne.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  ARBEN

                  O Brace et jap te drejte.I tere ligji per Investimet Strategjike eshte antikushtetues dhe ne favor te nje pakice oligarkesh qe pasurohen ne kurriz te te gjithe shqipetareve.Sa per Klosin,o Brace, mos ja ver re se ai eshte nje medioker klasik dhe yhjesht nje tellall.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Li

                    Ky eshte deputeti që dua. Bravo hero.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bumbum..bum

                      Ju flisni per teatime fiskale sipas interesit politik. Braçe konia shum zhurm për asgjë .

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vigjilenca

                        Baçja është i jashtëzakonshëm dhe si tillë jo vetëm që do të zgjidhet deputet nga populli, sa të ketë jetën, që zoti ja dhëntë sa më të bukur por do të futet në histori si deputet me Emër të veçantë, i pikasur si atdhetar i denjë.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Berati

                          Sa i mire Noni. Sa i poshter Saliu. Vjedh leket e popullit dhe ia fal investitoreve strategjik. Ah Sali Sali. Po ja sa te vijne zgjedhjet.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje