Përmbyllja e votimit në Diasporë/ Balla thirrje shqiptarëve në Itali: Dërgoni fletët votimit drejt Shqipërisë deri në mbrëmje

9 Maj 2025, 15:11Politika TEMA

Përmbyllja e votimit në Diasporë/ Balla thirrje shqiptarëve

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ka bërë sot thirrje shqiptarëve që jetojnë në Itali, pak orë para mbylljes së votimit në Diasporë, për dërgimin e fletëve të votimit me postë drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Motra dhe vëllezër shqiptarë të Italisë, edhe pak orë na ndajnë nga mbyllja përfundimtare e mundësisë për të dërguar fletën e votimit drejt Shqipërisë përmes zarfit në zyrat e DHL kudo në Itali,” tha Balla në një mesazh drejtuar diasporës.

Ai u bëri apel bashkatdhetarëve të shfrytëzojnë orët e mbetura për të plotësuar këtë proces. “Ju lutem, shpejtoni dhe pak orë që ka mbetur brenda ditës së sotme, sepse është afati i fundit që mund ta plotësoni detyrën tuaj ndaj atdheut, duke votuar në zgjedhjet e 11 majit,” u shpreh Balla.

Në fund të thirrjes së tij, ai theksoi rëndësinë historike të këtij votimi. “Prandaj shkoni në çdo zyrë të DHL-së pranë banesës tuaj dhe nisni zarfin për Shqipëri. Sepse kjo është një votë historike për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian,” përfundoi ai.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ....ene Tau Tau shume i merakosun...si Lideri Global.......e vetmja shprese , te vjedhin voten me poste....lol = Nga do ta marrim vesh qe e vodhen voten? Pergjigja: "Se nuk ka budallenj ne Perendim te votojne per Tau Lau apo Narco Edvin Ramazoni...lol

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kritiku

      nxirri komentet mero gelbaza

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje