Përplasja pas mesnate në Komision me deputetët e PD, reagon Ilir Beqaj: Shpreha revoltën time për talljen deri në kufijtë e torturës që bëhej prej më shumë se 14 orësh

14 Nëntor 2024, 09:18Politika TEMA
Përplasja pas mesnate në Komision me deputetët e PD, reagon Ilir

Komisioni Hetimor për dy koncensionet në Shëndetësi nuk arriti që të marrë dëshminë e Ilir Beqajt, ish-ministrit të Shëndetësisë.

Mbledhja maratonë zgjati deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, por sërish nuk u gjet dakordësia pas kushteve që vendoste opozita dhe veçanërisht Albana Vokshi.

Ilir Beqaj gjatë gjithë kohës ka qenë në godinën e Kuvendit dhe në një moment rreth orës 01:40 pas mesante, ai i shoqëruar nga avokati ka hyrë në sallën ku zhvillohej mbledhja dhe ka debatuar me deputetët e pakicës.

Lidhur me situatën e krijuar, mëngjesin e sotëm ish-ministri ka reaguar përmes avokatit të tij ku ka sqaruar të vërtetën se ç’ka ndodhur mes tij dhe Komisionit.

Ja sqarimi i Beqajt në deklaratën e shpërndarë nga avokati i tij:

Prej mars 2024 kur eshte miratuar ngritja e komisionit hetimor parlamentar per koncensionet ne shendetesi, nga deputetet nismetare jam perballur me akuza, fyerje si hajdut, kriminel etj. Kam pritur ne heshtje diten e perballjes ne Komision. Diten e marte jam paraqitur ne oren 10 dhe deri ne oren 19.30 jam penguar te jap deshmine. Eshte penguar te flase edhe avokati im.

Diten e merkure jam paraqitur ne oren 10.30 sipas njoftimit dhe kam pritur deri ne oren 01.40 te dites se enjte. Edhe ne mbledhjet e ketyre dy diteve qe jane publike, me ze dhe figure, jam perballur me akuzat, talljet e fyerjet nga Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti.

Ne ate ore te nates, duke qendruar prane salles se mbledhjes ne pritje per te deshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit, kam degjuar deputeten Zhupa qe sikur une te isha send kerkonte qe meqe kishte kaluar ora 24 e dates 13 nentor te kthehesha ne qeli pasi sipas saj kjo ishte leja e dhene nga Drejtoria e Burgjeve.

Sipas Kodit te Procedures Penale edhe per nje paraburgosur ne rast marrje ne pyetje apo procesi gjyqesor qendrimi nuk varet nga orari i lejes por kohezgjatja e seances perkatese. Kam hyre ne sallen e mbledhjes vetem nje hap nga dera dhe kam shprehur haptazi revolten time per talljen deri ne kufijte e tortures qe behej prej me shume se 14 oresh. Nuk kam kercenuar apo fyer askend.

I kam treguar i revoltuar deputetes Zhupa se jam aty ne pritje prej ores 10.30. Edhe nese jam i paraburgosur nuk pranoj te me fyejne dhe te me marrin neper kembe. Kete e refuzoj, e kundershtoj dhe do te vazhdoj ta kundershtoj. Ne 8 muaj hetime te komisionit, te gjithe deshmitaret kane provuar qe dy koncensionet objekt hetimi jane histori suksesi. Deshtimin politik deputetet e opozites nuk i lejoj ta percjellin ne neperkembje te dinjitetit tim

15 Komente

  1. N
    Nje lushnjar

    Mos u merr me budallacka qe i komandon saliu As atij korreshit mos ja ver re sepse keta korreshet jan pak me te mera Sepse kata presin gishtin e madh te kembes pse se zinte carapja Prandaj te lutem falja ketij lushnjarit

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptar

      O Ilir, po ik or burre te SPAK dhe fol atje. Mos u paraqit me te keto hijena. Ata nuk jane njerez , jane egersina! Sidomos ato femrat qe bejne medemek si burrat, te fortin!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pilo Lala

        Ti je i pastër edhe koncesionin 100 million euro atij shokut tuaj murator me 1 mije euro kapital ja ka dhënë saliu që t'ju nxjerr keq juve si ministër i pastër qe keni qenë

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vas Construction

          E shikoni ju që akuzoni Beqen per vjedhje që koncesioni është histori suksesi dhe SPAK -u ka gabuar!! E thot Beqja

          Përgjigjjuni
          1. D
            Daullxhiu

            Kjo te ndodh kur vjedh, o hajdut.

            Përgjigjjuni
            1. D
              DUCJA

              Hajde plehre e shekullit, pse vujte, e ke qeline me te mire se zyrat e kuvendit, u bo bytha jote!

              Përgjigjjuni
              1. H
                Humoristi

                E meriton:”Suksese ne burg!”- eshte nje urim i joti!?”

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ilirian Qelbaci

                  Te shkretin Beqja qe e paskan torturuar (qe eshte edhe me deficence mentale)! Kur ka meshire per Hajduterine e merr dreqi krejt SHOQERINE.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kroi Mbretit

                    Prostitutat e PD-se u nxehn keq dje.Ju shkoi mendje per seks dhe nuk gjenin derman. Palaço Vasili ben si cub.Hajdut i barnave mjeksore.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiperia ne ankand si placke lufte.

                      Ja pra edhe hajdut edhe "trim" qe t'a rruan, keshtu eshte kur ke mbrojtjen e hajdutit tjeter dy metrosh te CEO Edvin Kerstaq Ramautit.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Drejtesi

                        O zoterinj pordhakrate, Behet fjale per te folur, per te pyetur dhe pergjigjur nga komisioni. Sa pr sy e faqe, tergoni qe jeni pordhakrate - uup, me falni se ju jeni dhemokrate;( Po me ke te flasesh - pjellat e saliserbit, armiqte se Shqiperise!

                        Përgjigjjuni
                        1. p
                          paemer

                          te gjithe ne ate salle majtas djathtas jeni pidhmotra ....

                          Përgjigjjuni
                          1. m
                            mirel

                            Ligji thote qe je i pafajshem deri sa te kete nje vendim perfundimtar fajesie nga te gjitha shkallet e gjyqesorit.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              TE TILLE JANE SA HERE QE HAPIN GOJEN

                              Bushtrat e bandit Saliut e kane metode puine te provokuarit . A e shihni se si sillen me policine , me gardistet , me koleget e tyre ne parlament , deri edhe me kryetaren e parlamentit , si egersira te verteta te porsa gala nga pylli , Sa here qe flasin apo veprojne , vetemprovokojne per te sajuar sebep qe te angullijne si qene te rrahur ! Ina Zhupa eshte nje monster e tille qe sillet kaq egersisht , vetem e vetem qe Sali serbo-greku ta vere ne listen e mbyllur per deputete !

                              Përgjigjjuni
                              1. d
                                drejtesi e munguar

                                Komisjonet hetimore jane vetem per tu shtuar "deputeteve te partise" honoraret.Cdo i akuzuar per nje veper penale duhet te pergjigjet para drejtesise.Jane te papranueshm etiketimet kriminel, hajdut,komunist,fashist e cfardo tjeter.Dinjiteti i njeriut ,cili do qofte,eshte dinjitet qe duhet respektuar.Edhe te denuarit me burg kane te drejte te mbrojne dinjitetin e tij.Kushdo qe shkel parimet humane do te thote se nuk ka vlera njerezore.Sjellia e personave ne ate komisjon ka treguar qe nuk e bejne dot punene gjyqtarit me paanesi.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje