“Protesta e Berishës ditën e vendimit të Kushtetueses, jo rastësi” - Zekthi: Opozita në krizë të thellë

13 Nëntor 2024, 20:50Politika TEMA
“Protesta e Berishës ditën e vendimit të Kushtetueses, jo

Analisti Fitim Zekthi nuk e konsideron rastësi protestën e thirrur nga Sali Berisha më 19 nëntor, ditën kur Kushtetuesja pritet të marrë vendim për të.

Në një intervistë për ABC News, Zekthi u shpreh se opozita, prej vitesh ndodhet në krizë të thellë.

“Unë nuk mendoj se mund të hyjmë dot në mendjen apo zemrën e opozitës, por nuk ka asnjëherë koecidencë. Unë mendoj që opozita shqiptare, ka kohë, ka hyrë në një krizë të thellë që nuk del dot. Gjithmonë e më shumë zhytet. Edhe kjo protesta, janë të gjitha përpjekje pa kuptim politik që nuk çojnë asgjëkundi politikisht.

Protestat në ditët e vendimit të gjykatave, janë të papranueshme. Opozita shqiptare prandaj ka hyrë në këtë krizë. Opozita shqiptare nuk është kjo shpresa e fundit. Kjo opozitë nuk e fiton dot votën e popullit. Nuk mund të ndodhë. Duhet të ofrojë që jam shpresa e fundit për të ndërtuar një opozitë dhe të ndërtojë një opozitë”, theksoi ai.

2 Komente

  1. A
    Adelina

    Megjithese Mortja i poshtron cdo dite foltoristet apo si quhen ata poshteballkonsit, nje pjese vazhdojne ti zbatojne urdherat e tij, kaq thelle i ka kompromentuar keta mjerane.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gëzuar Ramazonin

      Ku është roli i analistit këtu? Ky ka shprehur thjesht një mendim si gjithë të tjerët. Sa për të ashtuquajturën "opozitë" (grup i strukturuar horrash i shkon më përmbarë) ajo dihet se në ç'gropë septike është zhytur. Për sa kohë do e tërheqë pas hunde satrapi i viçidolit, ajo e pamundur të dalë prej andej. Fatkeqësia e saj, qari i Ramazonit. Gëzuar mandatin e katërt, e pas tij të tjerët me radhë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje