Pjerin Ndreu flet pas daljes nga SPAK: S’jam nga ata që filloj e qaj, i gatshëm të sqaroj këtu çdo gjë, në çdo orë të ditës e natës

10 Korrik 2024, 11:34Politika TEMA
Pjerin Ndreu flet pas daljes nga SPAK: S’jam nga ata që filloj e qaj,

Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë së Lezhës, është paraqitur në SPAK rreth orës 10:00 të së mërkurës.

Ai ka qëndruar aty për më shumë se 40 minuta, ndërsa pas daljes nga SPAK është shprehur se kemi të bëjmë me një kallëzim politik.

“Vepra penale është shpërdorim detyre. Kështu që është kallëzim politik, por nuk ka të bëjë fare me efekte korrupsioni apo shkelje të barazisë në tendera, përveçse siç duket shërbimi në komunitet që kemi bërë ne në një zonë, që quhet lagja e “Xhenio”, një nga zonat më të rrezikshme në Lezhë, të cilës ne i kemi zgjidhur një problem madhor.

Kjo nuk i ka shkuar për shtat Partisë Demokratike të Lezhës, prandaj janë aty ku janë, çfarë t’iu them më shumë.

Të jesh person nën hetim nuk do të thotë se je i akuzuar. Kjo nuk ka lidhje fare as me lënien e mandatit. Ajo që kam bërë unë është detyra në shërbim të komunitetit dhe nuk kam asnjë lloj diskutimi për këtë", tha Ndreu.

Në fund, ai u shpreh i gatshëm të paraqitet në SPAK çdo herë që do të thërritet. “Aq më tepër në rastet kur kanë të bëjnë me shërbimin në komunitet. Më kanë çdo orë të ditës dhe të natës. Kanë bërë shumë mirë që më kanë thirr. Nuk jam nga ata persona që filloj të qaj pse më thirrën”, tha Ndreu.

 

5 Komente

  1. F
    Franci

    Bravo trimat e Spakut. Cfare denoncimi ju ben PD me vrap i hapni hetim, biles i arrestoni , biles dhe per nje arke peshk! Bravo trimat e xha Jahos qe nuk ju ben syri terrt per politikanet e PD. Po si i behet ju trimave te Spakut kur Berisha ju quan organizate kriminale dhe ju ulni koken dhe e pranoni ne heshtje ? Si i behet kur Mul Noka deklaron qe Spaku te marre nje brisk e te ma rruaje ? Si i behet kur hajduti Ilir Meta ju quan Spaku - tarallaku e DumDumani? Si i behet kur i denuari me 2 vjet burg ne shkallen e pare Salianji ju kercenon e Apeli ka 3 vjet e gjysem qe i shtyn gjygjin nga frika. Kjo eshte drejtesia e re ? Prandaj u vendos qe nga taksat tona ju te paguheni 6 milion rroge ne muaj ? Me ke talleni ju ?

    Përgjigjjuni
    1. U
      Urime

      Jeni fidnik Pjerin!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Pjerini njeri me vlera. Xhelozet e PD le te lehin, shqiperia dhe bashkia Lezhe do te ece perpara me koken lart.

        Përgjigjjuni
        1. X
          XXXL

          Doli nga SPAK edhe njeri nga 40 hajdutet e Ali Babe Rames.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tuttifrutti

            pjerdhin nderdhjeu

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje