
Planin e ri të mbështetjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor, bashkë me procesin e Berlinit përmes të cilit Rama thekson se duhet maksimalizuar marrja e mbështetjes ekonomike, e bëri publik Ursula von Der Leyen presidente e Komisionit Europian gjatë forumit GLOBSEC në Bratisllavë dy muaj më parë.
Kjo ishte ajo se çfarë deklaroi kryeministri Edi Rama të hënën pas takimit me katër kryeministrat e Ballkanit Perëndimor dhe komisionerin për zgjerim Oliver Varheily.
“Ne dëshirojmë afrimin e Ballkanit Perëndimor më afër tregjeve të Bashkimit Europian si për shembull duke iu bashkuar një tregu të vetëm digjital, në fusha të tilla si e-commerce, siguria kibernetike, apo mundësia e tregtisë së mallrave dhe pagesave. Thellimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal gjë e cila është me shumë rëndësim në ç’bllokimin e potencialit ekonomik dhe thithjen e investimeve. Përshpejtimin e reformave fondamentale siç janë ndërtimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë, prokurime publike të sigurta dhe shtimin e luftës ndaj korrupsionit. Përfshi edhe rritjen e fondeve përpara aderimit në BE”, tha Von Der Leyen.
Ursula von Der Leyen theksoi po ashtu se “nuk është e mjaftueshme pritja për vendet aspirante drejt BE-s duke iu afruar familjes europiane.
Është përgjegjësi e BE-s theksoi ajo për të marrë përgjegjësi për t’i afruar vendet e Ballkanit Perëndimor.
Zonjē e nderuar. Shqiptaret do ti vjedhin gjithë fondet, prandaj Mos jepni asgjë, ose gjeni një forme që ti shkojnë popullit në dorë. Kështu na ndihmoni kundër hajdutëve dhe korrupsionit .
Ke nivel neper komentet qe ben , te lexoj vazhdimisht prandaj mora mundimin te pergjigjem , nuk ka asnje forme qe te shkojne ndihmat ne dore te shqiptarit …seshte detyra e tyre te te bejne te ndershem …eshte risku yne ne 30 vite …ndershmerine ose e ke ose nuk e ke ….na qelloj qe nuk e kemi ….ky qe fati yne , cte bejme …jemi te keqinjte e vetes sone …me ato ndihma dhe shume te tjera Fatos Nano ri i relaksuar ne Vjene , me ato ndihma Sali Berisha eshte aty ku eshte , ka dhe majtas dhe djathtas shperdorues fondesh dhe te koruptuar …paraja e zeze dhe e padjersitur ska besim majtas e djathtas , prandaj nuk denojne njeri tjetrin pasi ne konsumim jane te gjithe bashke ….ky qe fati yne … Eshte koncepti i politikaneve tane , eshte motoja e tyre qe kur kantidatojne , te behemi politikane se eshte e vetmja menyre te behemi te pasur …eshte e vetmja menyre te ndysim duart ne korupsion dhe te mos denohemi , se na mbron ligji , .nese nuk iken nga truri i tyre kjo llogjike , veshtire se do shikojme drite te bardhe …..tung