Kërkesat e PD për debat dhe mocion me Ramën, Toni Gogu: Nuk janë urgjente. Kuvendi e ushtroi kontrollin, tani flet drejtësia

18 Korrik 2023, 11:51Politika TEMA

Kërkesat e PD për debat dhe mocion me Ramën, Toni Gogu: Nuk

Pasi Konferenca e Kryetarëve i rrëzoi kërkesat e PD për interpelancë dhe për mocion me debat urgjente me kryeministrin Edi Rama për inceneratorët, nënkryetari i grupit parlamentar të PS Toni Gogu thotë se këto çështje nuk janë urgjente.

Në një deklaratë për mediat, Gogu u shpreh se për çështjen e inceneratorëve, Kuvendi e ka ushtruar detyrën e vetë kur bëri komisionet hetimore parlamentare dhe kur aprovoi kërkesën e SPAK për Arben Ahmetajn së fundmi.

“Kryetarja e Kuvendit e nxitur nga një kërkesë e pakicës së pakicës për një mocion me debat ku ishte shtuar dhe fjala urgjente gjë që rregullorja nuk njeh mocion me debat urgjent, megjithatë kryetarja e thirri Konferencën e Kryetarëve dhe i kërkoi mendim që ta bashkonte dhe me një kërkesë tjetër për interpelancë po urgjente, që kërkonin që neve të mblidheshim në seancën e ardhshme për çështjen e inceneratorëve. 

Nuk dhamë pëlqimin tonë që këto çështje urgjente duhet të hyjnë në seancën e menjëhershme. Në sesionin që do mblidhet kuvendi ditën e enjtet do të vendosë Kuvendi, vendos vetëm Kuvendi nëse do përfshihen në rendin e ditës ose jo.

Besojmë fort që në rolin kushtetues Kuvendi e ka ushtruar kontrollin e vetë parlamentar, tani është momenti i drejtësisë. Çdo veprim tjetër këto urgjencat janë patjetër pensionet, studentët, patjetër mjekësia, dhe ne vendosëm që në seancën e ardhshme të Parlamentit, Kuvendi të vendosë se si të procedojë në atë seancë”.

Çështjen e inceneratorëve, theksoi Gogu, tashmë po e heton drejtësia dhe sipas tij kërkesa e opozitës për interpelancë dhe mocion urgjent nuk ka përmbajtje.

“Urgjenca u çmua kur ishte urgjente. Sot pas 3 vjetësh ajo nuk është më një çështje urgjente e cila duhet të përfshihet në seancën pasardhëse. Ato janë çështje që tashmë po i heton drejtësia. Përmbajtja që ajo kërkesë ka nuk ka brenda asnjë urgjencë të cilën Kuvendi nuk e ka ushtruar në momentin kur ishte urgjencë. 

Ne nuk mendojmë që ato janë çështje urgjente për shkak se nuk kanë përmbajtje. Të bësh debat dhe të flasësh kur drejtësia e ka marrë çështjen në dorë, kam përshtypjen që do t’i prishësh punë asaj”, theksoi deputeti i PS Toni Gogu.

11 Komente

  1. K
    Klaus

    Ca debati doni ju me ramen more aman

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noel

      Kur tju vijne mendt mund ta keni mundesine te beni ndonje debat me ramen

      Përgjigjjuni
      1. r
        roela

        askush ska nevoje per pelqimin e opozites,jane te paafte

        Përgjigjjuni
        1. t
          tona

          akoma keto te opozites duan fjalen ,kur sa ishin ne pushtet e lane vendin ne erresire

          Përgjigjjuni
          1. K
            Klaivis

            Kurse ti flet palidhje

            Përgjigjjuni
            1. L
              Leo

              Sa budalliqe flisni ju

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lola

                Ska pse te meret opozita me kte ceshtje kur po meret drejtesia

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Klea

                  Nuk ka pse te behet nje debat kur po meret drejtesia me kte ceshtje.Ata te opozites vetem budalliqe thone

                  Përgjigjjuni
                  1. r
                    rei

                    akoma egziston kjo partia demokratike se thash ishin bashku me lgbt

                    Përgjigjjuni
                    1. u
                      urim

                      fak pd

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        taulant

                        po pd nje muhabet ka o shoku im

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje