Pse nuk shkoi në Tiranë "Raisi i Kosovës", është shumë më e thellë se një inat me Ramën

17 Korrik 2023, 21:30Politika TEMA

Pse nuk shkoi në Tiranë "Raisi i Kosovës",

Albin Kurti sërish e veçoi veten duke mos marrë pjesë në takimin joformal në Tiranë në përgatitje të Konferencës së Berlinit.

Mbledhja kësaj radhe ishte në rang kryeministrash kështu që nuk mund ta kalonte me një zëvendësim të mundshëm! Ashtu siç bëri de facto gjatë turit ballkanik të Edi Ramës.

Nuk kemi fare dyshim që kontributi i tij do kishte qenë pranë zeros në suksesin e një nisme politike të homologut të tij shqiptar.

Albin Kurti arrin të kombinojë fare mirë traditën e diktaturave komuniste dhe asaj më të re të liderëve populistë-sovranistë: të dyja bazohen në marrëdhëniet e drejtpërdrejta ndërmjet liderit dhe popullit dhe ushqehen nga një kult i personalitetit të liderit.

Roli i ndërmjetësit mes Kosovës dhe Serbisë dhe ai i bashkëbiseduesit të privilegjuar ballkanik që i atribuohet nga Perëndimi Edi Ramës, lë në hije rais-in kosovar, i cili e refuzon totalisht atë.

Dihet tashmë qëndrimi i Kurtit i cili u pozicionua tërësisht kundër projektit të Ballkanit të Hapur, duke thënë se e konsideronte të padobishëm pasi Kosova ishte pjesë e procesit të Berlinit. Sot ama duket se po e refuzon edhe atë forum diskutimi dhe integrimi me vendet e tjera të Ballkanit.

Vjen kjo vallë nga marrëdhënia e tij dhe inati kundër Edi Ramës? Është kjo një kapriço personale që reflektohet në marrëdhënie shteti brenda rajonit?

Por do të ishte gabim që këto refuzime të Kurtit të lexoheshin vetëm si pasojë e një antipatie personale ndaj kryeministrit shqiptar.

Nëse e vërteta do të qe kjo, çështja do të ishte më pak serioze sesa është në të vërtetë.

E vërteta është se ajo e Albin Kurtit është një strategji e vërtetë politike që synon të izolojë vendin e tij si nga pjesa tjetër e Ballkanit dhe mbi të gjitha të nxjerrë Kosovën nga zona e ndikimit perëndimor, garantues rajonal i së cilës u zgjodh Edi Rama.

Përpara Edi Ramës, Kurti tashmë ka refuzuar qartë përfaqësuesin e politikës së jashtme evropianin Josep Borrell (ministrja e jashtme e Kosovës e quajti Evropën tigri prej letre), të dërguarin amerikan për Ballkanin Gabriel Escobar (Anthony Blinken u quajt naiv prej vetë Kurtit) dhe gjithashtu shpërfilli ish-presidentin amerikan Bill Clinton (njerëz pranë tij e cilësuan atë një politikan në moshë e të parëndësishëm), atë që është një nga etërit themelues të pavarësisë së shtetit të ri kosovar.

Ndaj strategjia e Kurtit duket se shkon përtej një antipatie personale me Ramën, pret të vetmet rrënjë historike që mbështesin vetë ekzistencën e vendit të tij. Ndërsa pretendon sovranitetin e vendit, Kurti po përpiqet të ripërcaktojë një identitet të ri kosovar ku priten lidhjet me Shqipërinë, shkelet memoria e vetë luftës për pavarësi nga UÇK-ja dhe pothuaj mohohet vendimi i administratës amerikane që bëri të mundur krijimin e shtetit të Kosovës dhe njohjen e pavarësisë.

Duhet absolutisht të jemi të ndërgjegjshëm që Kosova tashmë ka një problem serioz identitar, por nëse i hiqen këto rrënjë etnike dhe politike, ajo rrezikon të mbetet krejtësisht jetime dhe të shkojë deri aty sa të vihet në pikëpyetje vetë ekzistenca e saj si komb.

Nëse strategjia izolacioniste-nacionaliste e Kurtit është tashmë e qartë, mbetet misteri se cili është qëllimi i këtij marshi në shkretëtirë.

A synon kryeministri kosovar të bëhet alter egoja e Edi Ramës, pra lideri anti-perëndimor i Ballkanit?

Por nëse Kosova largohet nga zona e ndikimit të NATO-s, nga lidhjet me aleatët e saj kryesorë dhe nga vetë ai etnik me Shqipërinë, atëherë cila dhe si do të jetë e ardhmja e saj? Nacionalizmi i fortë çetnik serb në atë rast do të merrte një shpejtësi të re dhe Prishtina mund të kthehej në të qenit asgjë më shumë se një kryeqytet provincial i izoluar nga vetë aleatët e saj!(Albaniapost)

35 Komente

  1. b
    buratini saliut al bin ladeni

    Po te hash dreka e darka ne lalez me saliun e moniken e ilirfloririt,te sjellesh ketu njerez nga kosova te formojne parti,e te vish e te votosh kunder qeveris edit,nuk ke si te vish e te perkrahesh nismat e edit,se do prishesh me saliun,ne mos qofte i komanduar nga saliu....

    Përgjigjjuni
    1. B
      BERAT, BATON, VALON, KIMETE E MELAHIM B

      (ALBANIAPOST) KA BOTUAR NJE KOMENT NE "GAZETEN TEMA"; OSE ME SAKT; NE AXHENSINE E LAJMEVE "TANJUGUT TE BEOGRADIT", KU PARASHTRON GENJESHTRAT E RADHES KUNDRA KRYEMINISTRIT TE KOSOVES ALBIN KURTIT E NE TERESI KUNDRA KOSOVES NE RRUGEN PRO EVROPJANE E PRO ATLLANTIKE TE SAJ; E THENE SAKT QE TE KUPTOSH PERMBAJTJEN E ( ALBANIAPOST) DHE MERO BAZEVICIN DO TE KRIJOSH BINNDJEN SE TE VERTETAT QENDROJNE NE TE KUNDERTAT E ATYRE QE PROCKOLLIT (ALBANIEPOST) DHE VETE KRYE REDAKTORI I TANJUGUT BAZEVIC

      Përgjigjjuni
    2. R
      Raimond Vlonjati

      Rama eshte mediator qe i sherben Serbise,ndaj Kurti beri shum mire qe nuk erdhi fare tek sherbetori i Vucicit ne Tirane. Do na beka mediatorin Rama qe po le nam ne Europe, duke bere propagande pro Serbe duke uleritur "Mos e ngacmoni Serbine pse nuk i ve Sanksone Rusise" Apo kur i tha gazetres Italiane "Shqiperia nuk futet ne EU nqs nuk futet edhe Serbia bashke me ne" Gazetarja italiane u skandalizua , nga Rama spiuni qe ben propagande pro Serbise hapur fare . Ndaj Kurti ben shume mire qe e injoron kete sherbetor te Vucicit , Rama hajdutin

      Përgjigjjuni
      1. L
        Llesh

        O idjot i lindur PSE nuk Ve emrin e sakte sali bolja

        Përgjigjjuni
        1. A
          Altini

          Raimond je nje debil me D te madhe.

          Përgjigjjuni
          1. t
            toni

            paske qene koqe kandari o raymond trapi..

            Përgjigjjuni
            1. p
              pjetri Iv

              Nese Rama i sherben serbis une si person ti shkerdhej te parin dhe te fundit te fistit Raimondit Raimond dhe nje here se nuk me doli inati me komentin Ta qifsha motren ne goj ashtu si safeti

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sqepari

                O Zeni, fundi do jete per ty i afert! Jo TV me pare gjaku Gerdeci te kesh, por dhe ato te Alibaba e 40 hajduteve, nuk e shpeton dot bythen!

                Përgjigjjuni
                1. z
                  zot fali !

                  per Mond Vicidolin ! rrofte lexhenda dhe zagaret!

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shigjetari

                    O Raimond Leshi, a behet ajo qe beri Kurti, qe erdhi ne Shqiperi per fushate elektorale dhe per te votuar ne Tirane per kandidatet e VV ?? Ai donte te krijonte nje tampon te VV ne vendin tone por nuk ja arriti sepse nuk gjeti shume trushplare ketu. Ai mbetet nje marksist i dhunshem qe po shkon drejt veteizolimit...pa perkrahjen e perendimit!

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sali kufoma

                      Sali vicidoli,me emrin edmnod vlonjati,na rrofsh TOPET,ik vdis o kufome qe ecen,,,

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Baca Adem

                      Shtoj edhe dicka, pertej Rames , Borell etj, Kurti urren Shqiperine dhe popullin e saj, qe nuk ja varen kur deshi te ngaterrohej ne zgjedhjet e Shqiperise. ai vuan nga sindroma Sali, me nje mentalitet instiktiv e inatcor, qe do te shkaterroje gjithshka qe mendon ndryshe nga ai, me te gjitha mjetet , qofshin keto te paligjshme , e anticivilizuese. Kam dyshime te forta qe instruktohet nga te njejtat qendra antishqiptare ashtu si dhe Berisha. Per kete gjeme qe po i ben Kosoves pergjegjesi kane intelektualet, dhe klasa politike e Kosoves se shqiptaret e Shqiperise e provuan ne kurrizin e tyre.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mond vlonjati vërtetë .

                        Instikti dhe mentaliteti i Al binit është njëlloj si i Saliut . Rajmond vlonjati nga malësia e Gjakovës mundohet ti afrohet këtij mentaliteti , prandaj çdo moment mbron mendimet e tyre regresive . Po të ishte nga Vlora , do dinte ta mbante ison ndryshe .

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dakord

                          Baca Adem po fix ore. Pyetja është si nuk kanë nxjerrë mësim nga shqipëria? Si nuk e kuptojnë kosovarët se ku të çon kjo rrugë? Sa keq më vjen!!

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Baftjari

                            Rames ti vini anash te gjithe ju qe flisni lart e poshte dhe mbroni komunistin Kurti dhe zagaret e tij qe ka nga mbrapa por do tia degjoni kengen se ku k per ta cuar Kosoven ky njeri

                            Përgjigjjuni
                          2. v
                            visi

                            Koqevari i ndyre Albin Kurti nuk eshte i zoti te perballoi debatin apo dialogun prandaj sillet si adoleshent se i tille eshte. Nuk dua ta them por Noli i madh e ka percaktuar mire se cjane Kosovaret, kjo sigurisht nuk i pergjitheson por ja qe jemi ne nje realitet historik.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rama Vučić

                              Rama në shërbim të Vučić-it prandaj e caktoi sot mbledhjen duke ditur se Kurti e ka konfirmu tashmë takimin në Kretë.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Ana

                                Aq me mire,le te rrine larg nesh se prej tyre vec belara do te kishim

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vetfundosjes

                                  Per cfare duhet te vinte Bibini krahines multi-etnike kur perfaqesohesh nga kryeministria e Serbis zonja Bernabiç ? Nuk ka shtete me dy kryeministra dhe Bibini e di mire .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Historiani

                                    Ej cuni i Netes, a ka mundesi te mos merresh me me kete Koktulin e Kosoves. Mjaft eshte mjaft merru me problemet e mprehta te shqiptareve - punesimi, arsimimi, shendeti etj etj. Ka plot halle Shqiperia per te justifkuar me mosperzjerjen ne problemet qesharake qe krijon Kokboshi i Prishtines.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Beleris foltorja

                                      Kurti i sherben Serbise ,dhe gjithe ato qe e perkrahin jane kundra perendimit dhe jane pro serbe e greke

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Flamur Struga

                                        Klasa politike e Republikes te Kosoves,ka kuadro te cilet e vleresojne veprimin,sjelljen dhe kurthet nga vijne dhe prej ku eshte burimi i tyre.Per kete fatkeqesi te ketyre viteve,nje peshe e madhe bien edhe nga Edi Rama,personi i cili eshte haptazi kunder qellimeve ,deshirave te kesaj Qeverie,dhe jo vetem ,por edhe vet kunder interrsave mbare kombetare.Kjo eshte nje sherbim i madh qe po i behet armikut tone shekullor rusoserbeve,kur avokati i tyre eshte Edi Rama.Qe te jete se nuk ka lexuar ?qe te jete se nuk eshte i mencur,kete nuk e thote njeri,prandaj edhe gabimet e keti jane aq te renda sa qe pasojat do te jene shum te demshme per vitet qe do te vijne.Kush do ne kete Europe te djallezuar,Kryeministrin nuk e quan si inatcor,as si hakmarres,perkundrazi eshte nje politikan me vlera dhe parime te vlefshme.E tere kjo ftohje,nuk ka te bej me nje urrejtje brenda per brenda kombit,as urrejtje ndaj Shqiperise Atdheut te perbashket te mbare shqiptareve,as edhe ndaj Republikes te Kosoves,por ketu ka te bej nje ego,mendje madhesi,si puna e atyre dy dhive koke forta qe nuk leshuan pe dhe ne fund rane ne gojet e ujqerve.Keshtu duket pak a shum ky krahasim se armiku e ka ndihmen besimin e rames shum te forte por shum e forte eshte edhe bindja e Ekzekutivit dhe Legjislativit ne radheet e tyre.Po percahemi dhe armiku po perfiton nga koha ,po lodhet udherrefyesi i Republikes te Kosoves,por kurr nuk abstenon,ngase beson se fitorja qellimi final do buzeqeshi per popullin tone.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          Pirdhni se liroheni.

                                          BE e ngjyrave te ylberit dhe Amerika e Biden Pampersit kane marre fund qe i besojne te droguarit Edvin Kristaq Rames i vete shpalluar lider i Ballkanit, i cili ne Shqiperi eshte i lidhur me boten e erret te krimit dhe ne burg ka nje qeveri te dyte. Me ardhjen e tij ne pushtet jane larguar mbi 1 lilion shqipatre vendin e tyre po e zene arabe, aziatike dhe jevgj.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Ahahaha

                                            Mire pordhaci! Tek foltorja e maskarait aderon?

                                            Përgjigjjuni
                                          2. U
                                            Ushtari.

                                            Perse habiteni dhe i bini verdalle perse e beri kete e perse e beri ate.Ajo dihet ai e ka te shkruar ne balle perse nuk ja lexoni e ta thoni me ze te larte.Analizoni veprimtarine e tije sjelljet e tije vleresimet qe ka bere ndaj te tjereve lkujt i kane sherbyer deri tani keto veprime.Pas cdo analize qe do te beni del vetvetiu nje pergjigje mblidheni kete tog pergjigje dhe publikojani popullit kosovar dhe ndegjoni vleresimin qe do te jap ai.Mos e kerkoni kot larte e poshte pergjigjen e pyetjeve tuaja.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. IDIOT ME GERMA TE MEDHA SHOKU ZOTI ANALIST

                                              Përgjigjjuni
                                              1. a
                                                astrit

                                                Shkrim koti te tipit enverist

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Gjergj Fishta l riu

                                                  Kur u ba lufta e Kosoves dhe Shqiperia qendroi e terhequr nga pesha qe duhej te terhiqte, te sulmonte dhe ta clironte. Ajo gjoja si Enveri qe thoshte u cliruam vet nga gjermanet, beri disa triblime te vogla me UCKen gjoja se qem ne cliruesit e saj. Tani nuk mund te themi ku e ka lidhe kalin Albin Kurti. Me dorzimin e tre policeve, ai ka rrethue krejt livadhin dhe kali kullot i lire ne prônen e vet. Tani behet fjale kush do te jeté dalezotsi i ceshtjes shqiptare. Kur Esat Pasha i dergoi kuroren e Skenderbeut, prince Vidid, i tha... Ne po pranojme mbret, per me e ba Shqipnin, JO me e lane gjysmak, Ku Evropa vu kufin. Kuroren e Skenderbeut, kemi me ja dhane, atij qe ban Shqipnin, Sa gjithkur ka qane. Tani Kosova me Albinin apo Albina te tjere ka ne dore ceshtjen e Shqiptarizmes. Shqiperia vet mbeti bishti i qenit qe kur Miladini e Dushanit themeluan P.K.Sh.en e mallkuar. Shpresoj qe Kosova do ta luaj mire taktiken per me arritur strategjine, permes miqeve qe i mundesuan asaj shtet formimin. Hesht Shqipnin sé ke hup, para Kosove e mos u tute.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Z
                                                    ZDRAVO

                                                    ZDRAVO KURTOVIÇU RADOJÇIÇ DA TI JEBE ZENU I DA TE POZDRAVI SA ZDRAVO KUME

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Z
                                                      ZDRAVO

                                                      ZDRAVO KURVO ALBINE

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Patrioti

                                                        Une mendoj se kosova me kete k/minister eshte para nje problemi te madh,qe mos qofte e vertete kercenohet nga rrudhja e sovranitetit si shtet e me shume sovranitetit ekonomik qe duhet thene se dhe keshtu e ka te dhjere,kurti duhet te kuptoje se eshte nje "lider"liliput dhe nuk ka kurrfare peshe ne arenen nderkombetare te cilen rama edhe per disa konjukturave nderkombetare e ka te madhe,prandaj te ule koken e te rakordoje veprimet me ramen per te miren e kosoves e pupullit te saj.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          Adi

                                                          Ju të temës jeni sumë largpamës ????????????????????????????????????????????, Aman se na hapët barkun.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Tirona

                                                            Albin kurti eshte vetem nje cope idioti delirant qe po shkaterron kosoven fare dhe mire ua ben ketyre analfabeteve koqevare qe vetem dine ti kendojne me cifteli Salih Berishes dhe Lulzim Bashes

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. a
                                                              armand

                                                              Sa te trashe jeni o KOQEVAR qe beni komente shpellaresh. O ju q*fte kina nonat.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. S
                                                                SPAK

                                                                Nje mesazh per njeresit e zgjuar te Kombit Shqiptar! Si ndiheni kur degjoni injorante dhe nacionaliste te reme?! Une ndjehem shume keq dhe me vjen shume turp qe jam shqiptar! Si ndiheni kur nje gjysem analfabet eshte nacionalist?

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje