"Po talleni me Shqipërinë?", Komisioneri Varhelyi bën thirrje për durim: BE po tallet me veten jo me ju

28 Prill 2022, 15:26Politika TEMA

"Po talleni me Shqipërinë?", Komisioneri Varhelyi bën

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e mirë pranë Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, deklaroi se autoritetet shqiptare duhet të bëjnë durim pasi Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet brenda presidencës franceze.

“Nuk mund të kemi një luftë në dorë dhe Evropa të mos bëjë gjithçka ka në dorë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi fillimisht zyrtari evropian.

Deklarata e komisionerit erdhi gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Teksa u pyet nga gazetarët për përsëritjen e deklaratave të mëparshme, Varhelyi deklaroi “pa dorashka” se askush nuk po tallet me Shqipërinë, por “BE-ja po tallet me veten”.

Sipas tij, autoritetet duhet dhe mund të vendosin dhe të krijojnë stabilitet afatgjatë në Ballkan.

“Integrimi i vërtetë në terren nuk ka të bëjë vetëm me procesin por me mënyrën se si do ta ndryshojmë realitetin në terren”, shtoi Varhelyi.

Ndër të tjera, komisioneri u shpreh se vizita i dha një mesazh shumë të fortë, pasi plani i investimeve ka filluar të funksionojë siç duhet.

Zyrtari evropiani e nisi vizitën e tij në Tiranë me një takim, ku u prit nga anëtarë të institucioneve të vettingut.

Fillimisht ai theksoi sërish edhe mbështetjen e unionit sa i përket Reformës në Drejtësi.

“E nisa vizitën time me një shkëmbim të mirë me institucionet e vettingut sot në Tiranë. Rikonfirmova mbështetjen e plotë dhe të fortë të BE-së. 

Integriteti i gjyqtarëve dhe prokurorëve është çelësi për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sulmi ndaj organeve të vettingut dhe anëtarëve apo familjeve të tyre duhet të ndalet!”.

Kështu shkruan komisioneri në profilin e tij në Twitter.

Vettingu është edhe një ndër proceset, për të cilat është lobuar më së shumti nga Bashkimi Evropian në Shqipëri.

15 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Shtetet e BE- së u presin ndihmën sociale shtetasve të Shqipëris ( me nacionalitet të vëndit që bëhet fjalë) dhe u a jep emigrantëve nga Ukraina, për të përfituar nga fondi miliarda dollar të bankës boterore, pa llogaritur imazhin e nxir që ka përhapur ne popullesi ku një zënk e vogël duke ditur se është shqiptar, i merr jetën.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teuta

      Duke pare shtetet e tjera qe jane pjese e be eshte turp me te vertete mos te futet shqiperia me progresin qe ka bere

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ajgi

        Ne besojme shume qe Shqiperia do te hyje ne Be

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vito mashtruesi, shoku i Nikos

          Ky eshte kryeminister legen.

          Përgjigjjuni
          1. q
            qytetari shqiptare

            Vito , ne i njohim Opinionet e bandes se shpellarit tashme te gjithe juve ne medie . Madje edhe Fjalorin ju te tufezuarit e shpelles e keni te gjithe njesoj . Pra , dua te them ,boll i bet jehon injorances tuaj ne Opinionin Shqiptare dhe uluni njiher nga ato peme nga ku edhe cirreni ,zbrisni me kembe ne Toke e mesoni te silleni si Ńjerez ,nqs Evolucioni Njerezore s'ju ka kaluar Tangent kafkave tuaja me cepa . -- Ke mendim ti si shqiptare (nqs je i tille se ktu komentojne edhe shume grek e serb ) mbi Temen ne Fjale ? Nqs nuk di ,ose s'ke interes shko ne KM dhe thuaj z.Kryeminister se do t'i bosh nji Gojore te thell sa t'ja rrexosh poshte ne toke ,Arrat e kokosit nga Palma

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vito mashtruesi, shoku i Nikos

              Analfabet ! Meso shkrim e kendim !

              Përgjigjjuni
          2. E
            Eri

            Shum mire e tha dhe miku yne ne duhet te bejme durim sepse dita dites po tregojme qe jemi me standartet e duhura per tu futur ne BE.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mandravello

              Dakort me ty Eri... Po ai raporti i DASH, "copy-paste" sipas "gjigandit", sikur thoshte ndryshe.... Apo... ku dine amerikanet, ne e dime me mire... - A mund te shkohet ne Europe pa uje ne çezmen e shtepise ? Edhe ne Adis-Abeba (Etiopi) ka uje 24/7. - A mund te shkohet ne Europe, kur gjysma e Parlamentit eshte me diploma te blera, te kopjuara ose fallco ? Nuk po vazhdoj se nuk kam kohe.....

              Përgjigjjuni
            2. l
              limi

              mir e ka ne i kena permbush te gjihe objektivat e dhen nga be

              Përgjigjjuni
              1. E
                Elo

                Po po besoni shume,progres shume te madh Ka bere. Ka futur ne burg nja 10 k/ministra per korrupsion,nja 35 ministra e gjykates. Leqe harrova fare,Ku Ka korrupsion ne shqiperi. Kush esht si budalla qe akoma beson se.do hyj ne BE? Shkurt tallin riken me ne, se e dine qe Shqiperia nuk.bashkepunon me rusin a kinezin.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gramoz

                  Ne kete kohe krize dhe lufte qe jemi mendoj se negociatat duhen te hapen sa me pare me Shqiperin

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kasem

                    Shqiperia ka shume vite qe me politiken e rames eshte permiresuar goxha dhe ka ardhur koha qe dhe ajo te jete pjese e be

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Ministria e Jashtme

                      Varhelyi, Komisioneri i Zgjerimit te nje BE qe ka gadi 20 vite qe nuk zgjerohet! Para tij nje fare Johannes Hahn, ju kujtohet? Ai qe ngazellehej kur vinte te takonte Majlinda Bregun. Edhe Hahn mori rroge shume vite (e c'fare rroge) duke folur per Zgjerim imagjinar te BE. Kjo BE nuk ka as nge, as vullnet te zgjerohet, por ama i duhen ca si Varhelyi a Hahn para tij qe ti paguaje si Lolo cirku per te bere Show me ate, Zgjerimin imagjinar qe nuk ndodh. Mjere kush i merr seriozisht keta Palaco.

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        a

                        sufllaqe=rilindas

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fjala

                          Ne Shqiperi eshte bere veting se si te shpetojne Sali Sheqeren nga vdekja qe te ngelet i perjetshem; turpi eshte pak, zjarri ne vilat e lalezit edhe per prokuroret e gjykates, nuk eshte gje fare. Ata qe na kane marre koka, duhet te japin koka! KJo ka ngele.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje