
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatin mbi parkun arkeologjik të Butrintit. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë e ka cilësuar budallallëk qëndrimin e Partisë Demokratike për çështjen e Butrintit.
“Mora fjalën në këtë pikë sepse kjo është një temë shumë interesante për të rikthyer në sytë e publikut, dallimin si nata me ditën mes jush që s’dini çfarë flisni dhe nesh që dimë çfarë bëjmë. Dua të kujtoj si fillim, që sot e gjithë ditën ka një pretendent fizik për Butrintin si pronë familjare. Me pronën të njohur nga ju, i keni njohur pronën në teatrin antik të Butrintit një subjekti fizik. Keni pranuar se sot jeton stërstër stër stër nipi i atyre që në pronën e familjes së tij, është ndërtuar Butrinti. Budallallëku në familjen tuaj është sëmunduje ngjitëse.
E keni në ADN-në e partisë tuaj që të trashëgoni budallallëkun brez pas brezi. Dhe ta bazoni të gjithë përsiatjen tuaj politike për të marrë njerëzit për budallenj. Do katandiseni më keq se kështu. Përsa kohë që nuk do ta gjeni, nuk keni si ta adresoni. Jeni si ajo pjesa e ndarë në shumë pjesë., Është e njëjta gjë. Vini dhe fliosni këtu për vlerat e trashëgimisë, ju. Ju që kulturalisht jeni kërcënimi më i madh i vendit tonë, jeni agresion permanent mbi shoqërinë tonë.
Ju që kulturalisht jeni shembulli se si nuk duhet ndodhë. Ju që kulturalisht kërkoni ta ktheni Shqipërinë në kohën kur luftonte Amerikën. Profesor mos më ndërprisni. Ta përmenda emrin që të dilni këtu dhe të flisni. Nuk e kam pritur që të merrni flamurin e luftës kundër Amerikës. E konsideroj degradimin e një kopeje kundër Amerikës. Mjafton të rrish në kopenë tuaj dhe sëmundja e budallallëkut e keni marrë", deklaroi Rama.
Duket qartazi kush po punon e kush jo per kete vend. Po kta te PD sjan ngop akoma me leket e ktij populli e duan ta vjedhin akoma
Si nuk u ngopet ju te PD duke vjedh e duke hedh balte tek te tjeret. Zot na ruj
Nuk me duket e cuditshme fare per opoziten,ato s’dine ta nxjerrin gomarin nga balta…mendojne vetem si te vjedhin dhe si te merren me popullin,vetem prishin pune.
Keto demokratet jane gjithe semundje ngjitese se nje fjale qe thone nuk iua merr askush per baze
Pd eshte mbushur me budallej ata mir qe nuk po gjejn kryetar po as antar skan ma
eshte vertete nje semundje ngjitese se ata akne deshire ta kthejne vendin ne nje qender gjumi dhe ne kete menyre te vjedhin me sa mundesi te kene
PD- ja ka marr fund si parti , ata nuk kane zgjedhur akoma nje kryetar partie dhe fjalet qe thone nuk i merr me njeri per baze
90% e problemeve zgjidhen pozit-opozit, vetëm 10 % ngelen vendim direct i qeveris ku mund të merret mendimi aleatëve strategjik dhe ekonomik.
Ishte nje hoxhe qe kish dashnore gruan e nje besimtari. Besimtari e dinte dhe per tu shfaqesuar, u thoshte shokeve se hoxha do e pesonte nga perendia. Nje dite te zakonshme hoxha ra nga minareja ne toke i vdekur. Te gjithe menduan se lutjet e besimtarit vajten ne vesh te perendise. Kur kete gje ja permendi nje shok se hoxha e pesoi nga perendia...besimtari tha ..perendia ishin duart e mia. Pra ishte besimtari qe e kish hedhur hoxhen nga minareja... Kjo histori ngjan edhe me Ramen. Eshte i persosur per predikime, por pyetja shtrohet se cben ai per te vene drejtesine ne vend. Vazhdimisht pret qe "te tjeret" te bejne punen e tij. Eshte koha qe Sali Berisha te jape llogari. Te gjithe qe nga drejtesia, Amerika, populli, presin duart e Rames. Rama pret situaten perfekte...