
Sali Berisha ka deklaruar pas mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit të PD se figurat e njohura politike të cilat janë larguar në 8 vitet e fundit nga selia blu, janë të mirëpritur të rikthehen në parti.
Ai tha se mund të rikthehet Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi, Rudina Hajdari dhe Majlinda Bregu.
“Do të ketë një listë që do t’i dërgohet Kuvendit për zgjedhjen e Këshillit Kombëtar. Ka emra të tillë, në këtë listë për shembull është Arben Imami, Jozefina Topalli, e cila kthehet jo vetëm me listë, por si të dëshirojë, ex officio.
Bregu dhe Patozi? Zonja Bregu është në një funksion, nuk e di a e lejojnë. A do të ketë një ftesë? Sigurisht që do të ketë. Patjetër që është e hapur, edhe z. Patozi, edhe Rudina Hajdari, e cila u largua dhe u kthye. Të gjithë ata që për një motiv apo për një tjetër janë larguar, janë të mirëpritur” – tha Berisha.
Njeriu që heshti për vite me radhë për përjashtimin e tyre nga PD, tani papritur i është zgjidhur goja dhe thotë se ata mund të rikthehen.
Po ku të rikthehen, në cilën PD? Se ajo tashmë është ndarë në dy pjesë dhe atë PD që Berisha pretendon se e përfaqëson, ligjërisht nuk ia njeh njeri.
Për momentin ai ka vetëm një grup kamikazësh, që i kanë shpallur luftë Amerikës pse ka shpallur “non grata” Sali Berishën.
Berishës në fakt, ata i duhen për fasadë, për të treguar se PD po bashkohet dhe nuk është e vërtetë që atë e ndjekin vetëm ata që thërrasin “Parti Sali, jemi kurdoherë me ty”!
Vetëm se është kujtuar paksa vonë.
Duhej të fliste atëherë kur “besëpreri” Lulzim Basha i përjashtonte nga PD pa asnjë motiv.
Tani vështirë se ata mund t’i bashkohen një njeriu “non grata”, që kërkon të kapet pas çdo truku, për të mos mbetur i vetëm me kamikazët e tij përballë SHBA-së.
(TemA)
saliu eshte kthyer ne kufome te gjalle vetem goja i ka ngelur per te share,shpifur,genjyer,shantazhuar kedo qe eshte kunder tij ose qe nuk eshte me te! Mund te kthehen injorantet si Jozi apo budallacka malesore e bija e Azemit, Rudina, por asnje tjeter!
Më lejo vetem dy fjalë për "injoranten Jozi", zotëri. Gjyshi i saj ,Ndoc Çoba ka qenë kryetari i të parit parlament shqiptar. I atij parlamenti kur kryetarët e parlamentit dhe parlamentarët nuk ishin çobanë nga gërxhet e Tepelenës. Babai dhe xhaxhai, qytetarë shembullorë shkodranë dhe patriotë me vepra, të lauruar në Vjenë, për drejtësi e shkenca politike, që u kalbën burgjeve të rregjimit, vetë Jozefina gjimnaziste në Shkoder, me rezultate exellence. Se vetem aq mund t'i lejohej asaj... bijës dhe mbesës së të sipërpërmendurve....Desha t'ju them, zotëri, se nuk është mirë të keqperdorohet deri në këtë farë feje investimi i bërë pë ju, për të qenë thjesht "antimalok"...
Per Frano Kulli ! pa fund respekte per origjinen e saj . askush nuk e ve ne disktim . Pooor te pranosh te jetosh politikisht nen Komunstin Sali ....i zbeh te gjitha ato qe the per parardhesit e Xhozit . flm !
I korruptuari non grata, sikur të kishte mundësi , do fuste gjithë bathoren në parlament. Atij i duhen qorrat injorante.
Po sikur keto ishin qe moren 1 milion "grushta" ne votimet e 2013. E ne 2025 po keto me ne krye non-grata do marrin 1 milion e gjysem shuplaka.... Aman,le te kthehet Zhelefina e te na risjelli Luis Ejllin konsull
popull budalla qe vazhdon ti besoj akoma tek saliu qe ashte ne prag te vdekjes te gjithe ata qe besojne tek ky plakush jane njeres koti pa ide jane lepiresa dhe qelbesira
Berisha eshte tinzar dhe dhe per te arritur piksynimet e tij nuk njeh asnje kufi te personalitetit dhe moralit njerezor duke ditur qe ata qe e ndjekin jane nje grusht injorantesh, te paaftesh dhe rrugace..prandaj gjate karieres se tij ne krye te PD jane eliminuar sh figura politike qe kane qene kundershtare, duart e tij jane te lyera me gjak kudo…!
I duhen per ti mbajt uturakun dhe lepijne b...malokut komunist.
NUK I SHKON NJERI PRANDAJ I DUHET KETA FISQIRAT ????????
Ky sali kafsha qeka .ut burr shpirtzi i paftyre... vete e ka perjashtu e i ka bo palaço keta dhe tani i fto te jene. Perjashto majlinda bregun keta tjeret sjan ma tmire se saliu dr uturakun ja kane majt edhe kur ishin Tash do ja shohin ftyrat do i shkojne apo jo.
O Titi Me njerez si ti qe propaganda I gomarizon fare lehte do ishim akoma Fanar ndriçues I Enverit. Mbahu I cike mer dak dhe sipas nevojes merr edhe ndonje qetsues se tifozlliku I marre te merr ne qafe
I dihen per te fshire kepucet.Mosha nuk e lejon per te kryer ate pune.
Po tani e paska mesuar tema!!!! Po Berisha ka muaj qe e ka bere te qarte PUBLIKISHT qendrimin e tij duke I ftuar te gjithe ti bashkohen PD-se se shumices kuptohet.
Bashkimi bën fuqinë, nëse kërkohet një bashkpunim i tillë,duhet kuptuar që një zgjidhje strategjike për të nesërmen është e mundur.
Janë nga ato kokrrat që nuk i ka zënë shurra, dhe do ti hajë prapë Saliu....