
Fjalët “Kope” dhe “Budalla” që kryeministri Edi Rama përdori në parlament ka nervozuar deputetët e opozitës, dhe ka sjellë debate dhe replika.
Rama u shpreh gjatë replikave se ai nuk e ka problem që ti thonë budalla, pasi sipas tij ky është një opinion. Por u shpreh se nuk e pranon ti thonë kriminal apo hajdut, pasi kjo është akuzë penale.
“Te gjuha fillon problemi. Ne kemi probleme të mëdha që na ndajnë në shumë gjera, por tek gjuha e kemi problemin kryesor. Sepse ju keni një nivel të gjuhës shqipe që është nivel bazik, i ulët fare. Do më falni për mungesën e modestisë, por ne e kemi cik ndryshe punën e gjuhës. Unë nuk i thashë asnjërit nga ju që ti je budalla.
Po ti thosha ashtu kjo është fyerje. Unë ju thashë keni budallallëkun sëmundje ngjitëse në kopenë tuaj. Nëse ju në një moment u ndjetë dele ky është problemi juaj. Kur njerëzit bien në nivelin tuaj kthehen në kope.
Këto janë mënyra të të shprehurit. Nëse do të hyjmë tek gjuha parlamentare juve nuk duhet të hynit në parlament kurrë, sepse juve nuk thoni thjesht fjalë fyese, por juve shani me fjalë që përbëjnë akuza penale. Për mua nëse dikush më thotë budalla nuk kam asnjë problem. Nëse më thotë kriminel, patjetër e kam probleme.
Ju thjesht vërtetoni atë që them unë dhe prandaj nuk ju voton njeri. Prandaj ai i vdekur u çua dhe ju mori përpara. Në fund të ditës njerëzit nuk shohin asnjë ndryshim nga ju. Prandaj të tjerët thonë ne po shkojmë pas atij se ai është origjinali.
Ministria juaj e Kulturës kalanë e Lezhës e bëri me disko dhe e kthehu në një hapësire ku merrej drogë me shiringa
Ju jeni fundi. Jeni kumi të bova. Nuk keni lidhje fare me çfarë flisni dhe jeni komplet out dhe nuk mbani përgjegjësi për atë që thoni, dini vetëm të shani dhe të akuzoni. O njerëz, ju keni dhënë leje për benzinata nëpër parqe kulturore. Fatkeqësisht, pret njeriu të vijë një gjeneratë e re dhe vjen i njëjti me budallallëkun. Ju vazhdoni, jeni në rregull. Puna juaj, fatkeqësi e madhe për jetimët që keni lënë rrugëve. I keni bërë mish për top në luftën tuaj absurde. Një i vdekur që kujton se është gjallë, disa të gjallë që janë më të vdekur se i vdekuri. Edhe kërkoni ju të na tregoni se si bëhet Parku i Butrintit, o vdeksha unë për ju”, tha Rama.
Keto kapen pas nje fjale,qe ta heqin vemendjen nga problemi i tyre si parti.Tani cfaredolloj gjeje qe te thone te tjeret s’ka pse ju djeg atyre !
Po ato gjithe budallenj jane perderisa nuk gjejne as komunikim me njeri tjetrit brenda partise
O grida mos e ke kuptuar gabim , se ty nuk ti hedh syt njeri pa le me te degju ,nejse mos u merr me llafe po shifni gjeni kryetarin e partis
hahahah ai qe shan ,shan sepse nuk te arrin dot o edo ndaj.Budallenj jane ata qe sdine ca flasin lart e poshte
Mir i ke thene nje tuf me budallenj jane pasi spo japin dot zgjidhje problemeve qe kane brenda partise imagjino problemeve tona
Sa më shumë të dish, aq më mir ju përshtatet vendimi të gjithëve.
Tani jo për ti bërë temena Edi Rames. Se e kam thënë dhe e përsëris gjithnjë. Rama duhet të ik një orë e më parë. Por kjo orë fillon kur mbaron ora e fundit e Saliut dhe enukeve që i pastrojnë supet e xhaketës. P. sh Mul Noka apo Edi Paloka . Atëherë jemi të destinuar të presim sa të mbarojnë budallallëkun këta hajvanët e Shqupit. Kam frikë se, Rama do ikë pa patur nevojë t'ja kërkojë këtë Grida Suma apo Albana Vokshi. Por do na duhet të mësohemi me një tjetër km, po nga PS. Deri sa kopeja që thotë Rama të ketë arritur pikën e vlimit ( emancipimit). Mgjs dyshoj që Muli dru me pre të evoloje .