PS mbledh nesër Kongresin Zgjedhor, zbardhet axhenda

27 Korrik 2024, 10:17Politika TEMA
PS mbledh nesër Kongresin Zgjedhor, zbardhet axhenda

Partia Socialiste mbledh të dielën Kongresin Zgjedhor në orën 11:00 tek pallati i Kongreseve.

Selia rozë nuk ka shpërndarë një axhendë publike as për anëtarët e saj, por A2CNN ka mësuar se punimet e Kongresit do të jenë një miksim i punëve të partisë dhe ato të qeverisë së Edi Ramës.

Do të votohet Asamble e re, ku Rama ka kërkuar që të jenë të rinj dhe  të filtrohen dy të punësuarit apo drejtorët që kanë poste në parti dhe administratë.

Asambleja e PS ka 350 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit ( kryetarët Kuvendi, deputetë, ministra, kryetarë bashkish).

Një nga çështjet kryesore të diskutimeve për partinë që do të mbahet në fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të PS do të jetë rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja. Gjithashtu Rama pas miratimit të Kuvendit për votën e emigranteve, pritet t’i kthehet edhe njëherë tureve jashtë vendit.

Për kandidatët të cilët do të aspirojnë të bëhen deputetë me PS, kryesocialisti do të prezantojë edhe platformën për përzgjedhjen e kandidatëve.

Përpos partisë tre shtyllat objektiv të qeverisjes do të jenë turizmi-antikorrupsioni dhe mirëqeverisja. Përveç kryeministrit pritet të flasin edhe ministrat sipas fushave të përcaktuara si prioritet për platformën e qeverisjes së tij.

2 Komente

  1. K
    Kreshniki Spahia ( ai I plepave)

    Shoku udheheqes Edvin! Jemi një grup shume I fuqishem aktiviste te Rripjerdhjes Jam unë, Lulqimi, Alibytha, Rusmajli, Bejko, ...dhe disa te tjere. ( eshte edhe Dashi me Agronin). Do jemi pjese e Ansamblese edhe ne ? Deri ketu je ne saje te punes tone. Do na shperblesh me antaresine ne Ansamble apo mandat deputeti?

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rabid Left

      Lol, Edvin Tigri me axhende deri ne 2030....

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje