Partia Socialiste ende nuk ka një emër të përcaktuar për postin e Avokatit të Popullit. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi për mediat se fokusi i mazhorancës është gjetja e konsensusit me opozitën për këtë zgjedhje.
“Jo, PS nuk ka sot një emër për ta mbështetur. Jemi në fazën e vlerësimit të atyre që kanë shprehur interes dhe që mendojnë se mund të japin kontribut. Fokusi sot duhet të jetë te tre grupet parlamentare të opozitës,” u shpreh Balla.
Ai shtoi se në ditët në vijim, kur të mblidhet komisioni përgjegjës për kandidaturat, duhet të institucionalizohet komunikimi mes opozitës dhe mazhorancës, në mënyrë që t’i jepet fund kësaj situate, pasi mandati i kreut aktual të institucionit ka përfunduar, ndërsa Kuvendi nuk ka arritur ende të zgjedhë pasuesin.
Akoma nuk e kam kuptuar çfarë bën ky avikati i popullit? Raporton progresin e të drejtave në vend? Leje Chatgtp të lirë me vizituar webet dhe infon dhe ta bën ai analizën gjithsesi. Ose, mbasi të lexojë Syrin dhe Top Channel, do vrasë veten nga dëshpërimi. Sidoqoftë, një institucion pa vlerë që harxhon lekët e shqiptarëve kot. Në Norvegji e Suedi ndoshta ka fuknsion sepse atje qeveritë dëgjojnë, por këndej është si ai fylli me një vrimë.
Avokari I popullit ben ate qe merr 4 mlion leke rroge.Keto te ps do te votojne nje te pd se ps nuk mendon per te vetet por per kundershtaret