Spiropali vizitë zyrtare në Hagë: Fuqizim i partneritetit dhe mbështetje për integrimin në BE

3 Nëntor 2025, 09:41Politika TEMA
Spiropali vizitë zyrtare në Hagë: Fuqizim i partneritetit dhe

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës.

Në Hagë, Spiropali do të pritet nga Ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, me të cilin do të firmosin një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e partneritetit në kontekstin e mbështetjes për integrimin europian të vendit.

Spiropali do të falenderojë Ministrin e Jashtëm për rekomandimin pozitiv që qeveria e tij ka dërguar në parlamentin holandez për çeljen brenda Nëntorit të grupkapitullit 5 të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Po ashtu, takimi do të fokusohet në mundësi të reja bashkëpunimi në fushat e ekonomisë, sigurisë dhe shkëmbimeve akademike.

Ditën e sotme, Ministrja do të vizitojë Ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në institucionin e Paraburgimit të Gjykatës Speciale.

Ministrja do të mbajë një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës, me studentët dhe akademikët e Programit të Studimeve Europiane rreth agjendës së angazhimeve që Shqipëria ka ndërmarrë për të garantuar standardet europiane.

Në mjediset e Ambasadës shqiptare, Spiropali do të mirëpritet edhe nga rrjeti i profesionistëve të rinj shqiptarë me banim në Holandë.

4 Komente

  1. e
    e-Lisa në botën e çudirave !

    Sa ka ndryshu kjo merr jahu ! Kjo nuk njifet mo... Kaq shumë lekë i ka hudh vetes!? Si duket paska shku në të njëjtat klinika me Monikën. Ehhh të lumtë ..içka moj e-Lisa ça ju bone doganave por jo vetëm. SPAK-u a e di për dyqanet e apartamentet që ke tek Botaniku...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aposteriori

      Zonja 5 miljon euro turpi doganave dhe jo vetem

      Përgjigjjuni
      1. i
        insta-diplomatja

        kjo eshte shembull i gjalle i sa larg eshte shqiperia e korruptuar nga evropa

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bubi

          Ha ha ha ha tmerr travestitash

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje