DOKUMENTI I PLOTË/ 13 vite më parë, intelektualët më në zë të vendit i propozuan partive Fatos Nanos si President

2 Nëntor 2025, 20:39Politika TEMA

DOKUMENTI I PLOTË/ 13 vite më parë, intelektualët më

13 vite më parë, në javën e pare të qershorit 2012, intelektualët më në zë të vendit u bënë bashkë për të propozuar zgjedhjen e Fatos Nanos si President të Republikës. Në atë kohë, mandati i Bamir Topit ishte në përfundim, ndërsa emrat më të njohur si Ylli Popa, Moikom Zeqo, Gjergj Sinani, Mihal Tase, Bujar Kapexhiu, Edit Mihali, Mentor Petrela, etj., vunë theksin te roli i Nanos në 22 vite demokraci dhe te ajo çfarë ai mund të kontribuonte më tej, jo vetëm në politikën shqiptare, por edhe në rrugëtimin evropian të vendit.

“Mund të na japë me kandidaturën e Fatos Nanos një stad të ri të demokracisë shqiptare. Një stad që i përgjigjet aspiratave të shoqërisë për tolerancë, për ekuilibër, për emancipim dhe për evoluim drejt një shoqërie të pjekur demokratike, të denjë për një Shqipëri në BE, edhe më shpejt se thjesht një ambicie të zakonshme e rutinore”, thuhet ndër të tjera.

Kryetarëve të Partive Parlamentare

Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike

Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste

Ilir Meta, kryetar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane

Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Gazmend Oketa, kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Fryma e Re Demokratike

Duke ndjekur me vëmendje debatin për Presidentin e ri të Republikës dhe procesin politik lidhur me këtë zgjedhje jetike për demokracinë dhe institucionet shqiptare jemi të prirur të kontribuojmë në këtë këtë proces duke apeluar ju, deputetë dhe kryetarë të partive parlamentare në Kuvendin e Shqipëri lidhur me kandidaturën e ish- kryeministrit Fatos Nano për President të Republikës.

Duke iu drejtuar juve, kryetarë të nderuar të partive shqiptare të përfaqësuara në parlament dhe më gjerë spektrit politik shqiptare, ne besojmë se kontribuojmë në mbështetjen e një procesi për çështjen e Presidentit që fiton një vlerë të re dhe një përmasë të re emancipuese dhe evolutive në raport me historinë tonë politike të pluralizmit këto 22 vjet.

Ne besojmë se duke mbështetur  Fatos Nanon si kandidat për President të Republikës, formësojmë një precedent të ri dhe pozitiv për demokracinë shqiptare: përfilljen e trashëgimisë sonë politike me të gjithë vlerat dhe problemet e saj, por që mund të jetë në shërbim të vendit, institucioneve dhe demokracisë shqiptare shumë më tepër sesa formulat e tjera që prodhojnë një president nga një proces negociues i mbyllur e i kufizuar. Qoftë për moshën e re që ka demokracia shqiptare, qoftë për vështirësitë nëpër të cilat ajo ka kaluar, ky precedent nuk ka qenë i mundur të krijohet deri më tani, ndaj është shans që në fakt më në fund ne kemi mundësi të tërheqim nga tradita jonë më e mirë politike një figurë të tillë si Fatos Nano, për ta inkurajuar në gatishmërinë që ai ka manifestuar publikisht për të kontribuar tashmë në krye të një institucioni të rëndësishëm si Presidenti i Republikës.

Nano, përfaqëson vlera liberalizuese dhe mirëfilli demokratike në traditën tonët re politike, ndoshta si pak kush tjetër, me reformimin e së majtës së vjetër shqiptare, me reformat e para liberalizuese për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare dhe me reformat demokratizuese të gjysmës së dytë të viteve ‘90-të; me marrëveshjet historike mes të majtës dhe të djathtës, ku Nano ka qenë protagonist i dorës së parë duke i dhënë vendit hope dhe avancime të rëndësishme demokratike; me zgjedhjet e lira të organizuara në kohën e qeverisjes së tij dhe me rrotacionin paqësor të pushtetit Fatos Nano ka vendosur precedentë por aq të rëndësishëm sa gurët kilometrikë të një demokracie të re; me dorëheqjen e tij nga Kryetar i Partisë Socialiste në 2005, Fatos Nano ka instaluar në jetën politike shqiptare precedentin e përtëritjes së elitave politike në këtë vend duke i dhënë frymëmarrje dhe konkurueshmëri skenës sonë politike.

Për të gjitha këto arsye, duke qenë të bindur se vlerat dhe përvoja politike duhen përfillur dhe konsideruar nga shoqëria, për t’u vënë në shërbim të saj, ne besojmë se demokracia shqiptare ka nevojë të hyjë në një fazë të re, kombi shqiptar të shpëtojë nga vënia e shkelmit trashëgimisë sonë politike duke kaluar nga fazat e përmbysjeve ciklike në fazën e vijimësisë së natyrshme të takuar të vlerat dhe përvoja pozitive e asaj që ne na ndodhur këto 22 vjet në politike.

Ne besojmë se Fatos Nano përmbush të gjitha kriteret personale, politike dhe kontekstuale për të qenë një President i denjë e Republikës, duke pasur kapacitetin real për të qenë i pavarur, mbi palët dhe garantues i pavarësisë dhe evoluimit të institucioneve të pavarura për t’i ndarë ata përfundimisht nga loja politike partizane, për t’i bërë ato funksionale dhe në shërbimit të shtetit e jo në shërbim të palëve.

Duke ju respektuar fort për përfaqësimin të vullnetit të popullit, ne besojmë se Ju dhe trupa jonë parlamentare  mund të na japin me kandidaturën e Fatos Nanos një stad të ri të demokracisë shqiptare. Një stad që i përgjigjet aspiratave të shoqërisë për tolerancë, për ekuilibër, për emancipim dhe për evoluim drejt një shoqërie të pjekur demokratike, të denjë për një Shqipëri në BE, edhe më shpejt se thjesht një ambicie të zakonshme e rutinore.  

Ylli POPA

Moikom ZEQO

Gjergj SINANI

Dhori KULE

Arben GJATA

Mihal TASE

Petrit MALAJ

Bujar KAPEXHIU

Mentor PETRELA

Adrian CIVICI

Edit MIHALI

Ksenofon KRISAFI

Zef PREÇI

Sulo HADERI

Anila GODO

Blendi FEVZIU

Kujtim CASHKU

 

3 Komente

  1. I
    Intelektualë interesash

    Kjo është "provë" e fortë se sa mbështetje kishte Nano! A pika që s'ju bie! Po shunica e intelektuakëce në këtë vend janë shitue e blerë edhe për pak gjë, për një rrogë, për një privilegj. Mjafton shikoni si shkoi edhe e shoqja e Kadaresë të mbështeste Erion Veliajn kur e arrestoi Spaku. Erion Veliaj është një kokkra e hajdutit dhe gënjeshtarit.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O

      Thonj-papreri i urave te Parisit, nuk e zgjodhi nga zilia e inferioriteti i pasherueshem perkundrejt Nanos.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Nëse do kërkohej vota ime do t'ia jepja Nanos për president. Po këtë veç po të ishin kaq të thjeshta këto gjëra. Mjafton të kujtojmë se çfarë nuk ishte folur deri në 2005 për korrupsionin e qeverisë së tij dhe të atij vetë. Më keq akoma që pas humbjes së atij viti dhe dorëheqjes si kryetar i PS, bëri më shumë përshtypje braktisja e politikës dhe përkundër asaj prevaloi hedonizmi i tij, jo i panjohur deri atëhere. Pas divorcit me nënën e dy fëmijve, që sidomos gjatë burgimit, sakrifikoi aq shumë për të, me martesën e tij të dytë me një grua 20 vjet më të re, për rehatinë dhe zbavitjet personale zgjodhi të "arratisej" në Lugano e Vjenë. Kjo nuk u prit mirë nga opinioni, sidomos ai socialist, që dyshonin për shitjen e zgjedhjeve dhe dorëzimin e pushtetit Berishës atij që e burgosi, autorit të çmendurisë së vitit 1997 dhe "grushtit të shtetit" të vitit 1998, që e përzuri nga zyra kryeministrore. Të gjitha këto, sidomos me opinionin se ishte mosveprimi i Nanos që drejtësia të anashkalohej dhe Berisha të mos ndëshkohej Dhe për këtë nuk duhet harruar fjala e urtë se "opinioni nuk vritet me plumb" dhe në ato momente ky opinion për Nanon kandidat për president ekzistonte jo pak. Nëse i shtojmë këtij opinioni edhe faktin se për këtë propozim Nano pati dhe mbështetjen e Berishës, "armikut" i tij, me shprehjen drejtuar socialistëve në Kuvend: "Votojeni t'ua japim votat!", e paraprirë kjo më herët nga shtrëngimi 'live' i duarve me Nanon në Pallatin Mbretëror, që në fajt e nbushi kupën. Ishte pikërisht kjo atmosferë kundër Nanos që e bëri atëhere PS dhe Edi Ramën hezitues për ta mbështetur Fatosin në aspiratën e tij për President dhe kështu ta bënte dhe Xhoin, nusen e tij të re, "Zonjë të parë" të Shqipërisë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje