Me topa, me lule, me lot…/ Ish-kryeministri prehet në varrezat e Sharrës

2 Nëntor 2025, 17:39Politika TEMA
Me topa, me lule, me lot…/ Ish-kryeministri prehet në varrezat e

Pasi i gjithë shteti dhe kombi e nderoi në Tiranë, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të ish kryeministrit Fatos Nano ishte më intime.

Në varrezat e Sharrës ishin familjarë dhe një grup i vogël të afërmish e miqsh.

Djali i tij, Sokol Nano, pati dhe një falenderim zemre, për të gjithë pjesëmarrësit.

“Po përcjellim tim atë, të pazëvendësueshmin. Tani e tutje jeta s’do të jetë më e njëjtë pa ty, në emër të të gjithë familjes ju falenderoj që na gjendeni pranë në këtë ditë të vështirë. Ua shpërblefshim në gëzime në familjet tuaja”, tha i biri Sokol Nano.

Por edhe këtu nuk mungoi mirënjohja shtetërore. Trupa ushtarake e nderoi ish-kryeministrin Nano me të shtëna armësh.

Ish-kryeministri Nano do të prehet në një kënd të veçantë të varrezave të sharrës.

3 Komente

  1. g
    gino

    Kryevagabondi. Dhe themeluesi i shtetit rrugaceror, si koncept Shqiptar qeveris.

    Përgjigjjuni
    1. A
      ABAZ ALIU TOMORR

      VARRIM ,,SI NE KOH TE ENVERIT AS PRIFT AS HOXH ,,

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dino

        Ke ngaterruar adrese ginooo,(gjino), mos ja ha meritat saliut, me ato qe thua per Nanon. Shqiperia do kishte qene sh me ndryshe po te kishim bere Fatosin kryetar te PDse e saliun kryetar te PSse.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje