Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa i dha lamtumirën e fundit mes lotësh ish-shefit të tij parë Fatos Nano, e cilësoi ceremoninë shtetërore të përcjelljes së tij si “kongresi” i fundit me Fatos Nanon, duke iu referuar vendit ku Fatos Nanos iu bënë nderimet më të larta dhe ku tradicionalisht zhvillohen kongreset e PS-së.
Në këtë godinë sot Nano nuk bashkoi vetëm socialistë, por edhe kundërshtarë politikë të mazhorancës, personalitete shtetërore dhe liderë nga trojet shqipfolëse në rajon.
“LAMTUMIRË”, shkroi Balla në postimin e tij në Facebook, të shoqëruar me pamjet teksa hynte për homazhe në Pallatin e Kongreseve, pa dyshim ndër çastet më të trishtuara në karrierën e tij politike, të cilën e kishte nisur në vitin 2004, pikërisht si anëtar i kabinetit të Kryeministrit Nano, për t’u bërë më pas një nga politikanët më të zëshëm të mazhorancës sot.
Balla kurrë nuk harroi mjeshtrin e orëve të para, që e mësoi në fillimet e tij, as sa ishte gjallë, dhe e falënderoi publikisht edhe në ditën që Nano u nda nga kjo botë për mësimet që i kishte dhënë atij dhe gjithë socialistëve të tjerë.
E mban mend o Tau kur gjithmonë I mbaje çantën. Sa "lëpirës" i madh e servil ke qenë... Po kur sapo doli Nokia 9300 komunikatori. Që me vrap shkove e bleve dhe ja çove dhe ja tregoje si punonte. Ishe i ri dhe sapo kishe ardhur nga shkencat Arumëne. Por çerllikun dhe lëpirjen e bythës e kishe në gjak. Veç të futeshe në linjë. Dhe sapo po vinte e-Drama me vrap fillove ti mbaje k.... shefit të rradhës. Çfarë do që bëhesh ti o Tao do të ngelesh Tao çeri morri !