Andi Mustafaj: Opozita po flet me gjuhën e regjimit, rreth Berishës një oborr këshilltarësh që të shurdhojnë

2 Nëntor 2025, 18:40Politika TEMA

Andi Mustafaj: Opozita po flet me gjuhën e regjimit, rreth Berishës

Nga Andi Mustafaj

Në këtë vend, kur e pranon logjikën e propagandës, ajo të gëlltit, dhe pastaj të përdor për të vërtetuar veten.
Prej më shumë se një dekade, regjimi ka ushqyer popullin me dy pilula magjike propagande.
“Mos e ktheni politike.”

Një frazë që e çarmatos qytetarin, e bën spektator të vetes.

“Fajin e ka Saliu.”

Një doktrinë për të zhvendosur përgjegjësinë nga qeverisja te opozita.
Këto formula janë dy faqet e së njëjtës monedhë për një regjim që sundon me konfuzion, përpara se të nënshtroj me frikë.

Sot, ato janë bashkuar në një formë të krijuar nga një ekuacion i pazgjidhshëm për Partinë Demokratike: kandidati apolitik.

Disa mendojnë se kjo zgjedhje është lëvizje e mençur, kompromis që bashkon.
Në të vërtetë, ajo është fitore e qetë e regjimit.
Jo sepse fiton Bashkinë, ajo për momentin është një garë pa rëndësi.
Mandati është i shkurtër,Këshilli Bashkiak kontrollohet nga Regjimi,
Administrata është e gangrenuar nga patronazhistët.
Por sepse fiton narrativën.

“Fajin nuk e kam unë që ju dërmoj, por partitë e tjera që nuk ju frymëzojnë”.
“Fajin nuk e kam unë që shkrep revolen, por PD që ka vetëm një trup prej mishi e gjak që lejon të depërtoj plumbi”.

Kjo rrugë, çon në monopolin e ushtrimit të politikës nga pushteti,
krijon një shoqëri që beson më shumë tek të jashtmit sesa te vetja,
që ngadalë fillon ta urrejë vetveten politike.
Politika nuk është turp, është oksigjen.
Një bashki është institucion politik.
Çdo vendim që merret aty është politik.

Në një shtet normal, fjala “apolitik” mund të nënkuptojë neutralitet.
Në një regjim si ky, ajo do të thotë nënshtrim.
Sepse kur opozita pranon të mos jetë politike, regjimi sundon pa konkurrencë.
Regjimi e di këtë shumë mirë,
prandaj nuk kishte pse të reagonte,
prandaj nuk ka pse të bëj fushatë.

Ai është në një situatë win–win: në çdo rast, fiton.
Nëse kandidati “apolitik” fiton, përcillet ideja se opozita është pengesë.
Nëse humbet, përsëritet slogani i përjetshëm: “Fajin e ka Saliu.”
Kjo nuk është vetëm një histori zgjedhore,
është një projekt i përshkallëzuar politik dhe psikologjik.

Të zhduket gradualisht identiteti politik i qytetarit shqiptar,
të largohen njerëzit nga ndjenja e përfshirjes.
Të krijohet një shoqëri që nuk e sheh më politikën si mjet ndryshimi, por si burim neverie.

Në këtë shoqëri apolitike, partitë dobësohen, militantët largohen, qytetari kthehet në pasiv.
Vetëm regjimi mbetet me strukturë, me qëllim, me motiv.
Vetëm ai ka politikë. Vetëm ai bën politik.
Dhe kush mban politikën, mban pushtetin.
Kjo është dilema e vërtetë e ditës:
Opozita po flet me gjuhën e regjimit,
me terminologjinë e tij,
me ndrojtjen që ai ka mbjellë në shoqëri.

Rreth kryetarit të Partisë Demokratike është rikrijuar një efekt oborri,
I flakur tutje nga dera e madhe gjatë Foltores,
I kthyer nga dera e vogël kur ne ulëm vigjilencën.
Një oborr me këshilltar që të shurdhojnë.
Ata që mendonin se bojkoti i zgjedhjeve ishte gjëja e duhur,
Që djegia e mandatave ishte zgjidhje e zgjuar,
Që listat e mbyllura ishin ide e mirë.

Këto fenomene të kryqëzuara janë më të rrezikshme sesa çdo humbje zgjedhore.
Sepse kur politika hesht, propaganda flet.
Kur opozita bëhet “e matur”, regjimi bëhet i përjetshëm.
Duhet të flasim. Tani.
E di, është e vështirë të flasësh.
Por duhet.

Sepse heshtja është e barabartë me pranim.
Duhet të flasim për rreziqet që i kanosen demokracisë,
për mekanizmat e manipulimit të opozitës,
për mënyrën si po krijohet një shoqëri e çarmatosur politikisht,
Duhet të flasim jo me inat, por me arsye.
Jo me dëshira, por me fakte.

Sot, më shumë se kurrë, duhet ta rikujtojmë vetes:
politika nuk është armiku. Politika është arma.
Dhe kush heq dorë nga arma, dorëzohet pa luftë.
Shoqëria “apolitike” është hallka e radhës e sundimit.
Nëse e pranojmë si normalitet, do të bëhet hallka e fundit.
Sepse pas saj, nuk do të ketë më kush të flasë, as kush të luftojë, as kush të fitojë. 

26 Komente

  1. K
    Klinsman Islami

    Edhe Andi,,,

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Ik ore te qifsha babin ne bythe dhe nenen ne gop

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nul Moka

        Përse mendohen këto male të lartë............................................................... Kur dielli lëshon hije tutje mbi xhade................................... Ke birë ndan rrugës ku rrahin shkërdhatat............................. .. Dhe ky i biri i poetit Besnik, ka bërë një poemë..... . Por mallkuar qoftë kush thotë : - Fajin e ka Saliu!............... . Të gjithë duhet të ikin nga PD, vetëm Saliu dhe Andi, jo!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Koqe kanari

          Ja paska shkruajtur Babi. Hahahahaha pasardhesi Kulles.

          Përgjigjjuni
          1. P
            P

            Ik ore pirdhu,skllav I Saliut babai yt,skllav I Sali hales edhe ti,mut baba Mustafai,mut I biri.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shaqo

              Qenka me koqe se i ati. Besniku ka pasuri ta pafundme, ky vetem cfare do i lere i ati, se nga mendja duket bosh fare.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vjosa

                E po s'ke faj o i biri i mustafit plak qe u plak duke lepire nga pas sali VIÇI - DOLI . Tani na dole dhe ti si ytat te na mbushish mendjen me teorit e saliut po me nje interpretim pak me te sterholluer se fain nuk e ka saliu por regjimi . Sipas kesaj narrative ne jetojme nen nje regjim d.m.th. ne diktatur .ÇUDI vertet ,qe i meshoni te gjithe ju kesaj NARRATIVE . Sipas jush kur ishte Saliu juaj ne ishim ne kulmin e lumturis dhe mireqenies .PIKA qe s'ju bie ju beni ca llustra Saliut po prap jeni si ai luftoni per pushtet jo per SHQIPERIN DHE SHQIPTARET.

                Përgjigjjuni
                1. i
                  intelektual

                  I griu xhelozia. hahahah . Mos u dorezo Andi!

                  Përgjigjjuni
                  1. Bukur ke shkruar prozen por nuk na thua,cfare rruge duhet di duhet ti bejme opozitaret reflektojne me dhune me ide te reja ku populli te shikoje kete opozite si shprese po folen obertaret perdite sic thua ti nuk ta kane fajin patronazhistet krijoi ti bashke me ata we nuk mendojne si obertaret dhe mbushni mendjen ketij populli se jeni nje alternative e re se flasin ata we shetisin ne rruget e Tiranes me makina te shtrenjta vishen shtrenjte dhe nuk kane bere nje ligj qe tju sherbeje Shqiptareve duke ja mbyllur gojen patronazhisteve dhe regjimit nuk behet me fjalet e bukura qe shkruan ti do BYTHE kjo pune o Andi dhe mos u jep te drejte atyre qe rine verdalle dhe pine shurren e kryetarit tend se jane te korruptuar dhe pa moral pastaj ktheu nga patranazhistet se nuk ta kane fajin ata krijoje dhe ti nje liste te tille patranazhistes ose sic ja u tha dhe Dumani beni nje ligje qe ndalohet nje gje e tille nga partite cdo parti ka militantet e saje se ashtu mendojne apo ata qe mendojne si ty jane bura te mire shikoje Andi se ate fjale popullore qe thote:O BALIKE TE HENGERT TENJA TE LIGEN E KE NGA BRENDA.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gazhina Mishit

                      .......... Te nderuar komentues,kush e kuptoi i lutem nje "spjegim" .... Gazhina Mishit

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nje qytetar

                        Ha ha ha , na doli edhe "publicist - filozof", tip Gjekmarkaj . Opozita , bile edhe populli po "manipulohen" e po bëhen apolitikë nga regjimi i cili keshtu do mbreteroje perjetesisht . Sepse PD- ja eshte prej mishi dhe gjaku dhe e shpon plumbi ?! Cilen shpoi plumbi mor pinjoll berishist , PD - në apo opozitën e PD-së, kur kjo ishte ne pushtet ??? Dhe sipas këtij birboje, fajin (nuk) e ka Saliu , i cili mbolli fahren e keqe te korrupsionit, te vrasjeve, te gjakmarrjes, kanunit e te gjitha te zezave te papara qe kane ndodhur ne vendin tonë . Hee jo , Saliu eshte si ai burimi i paster qe e turbullon oborri i keshilltareve te tij ( lukunia e hienave qe i polli' vetë ai) qe e keshillojne per keq . Nuk e di , nëse ky djali eshte deputet dhe po " shperblen" lexhenden apo po i lëpin bythen per zgjedhjet e radhes .

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Niko

                          Edhe ky flet për regjim.Më është dukur djalë i moçëm,por qenka fyell!Na "kënaqi "më hartimin.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Trapjanet

                            Ua po gjalle konka ky mut muti , njehere thane qe iku ne pith te kurves se vet . Le qe kot them une nuk bije rrufeja ne hale , se po te ishte se do te binte do binte mbi mbi Salmutin pastaj mbi Beskaken pa lere me po te donte qe qeronte nje hale te madhe bije mbi Shqup kur jane te gjithe halet e ndyra . Ketij i duhet sherdhyer nga ema e deri ne tre breza c'fare te kete ne soj e sorollop .

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Engjellush

                              Mut i jati derck i biri mut edhe kush u dhjeu gjyshin,keta babe e bire mbeten duke lepire bythen e Saliut!

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                E mbani mend

                                Hahaha. Palaco, e mbani mend sa i eger ishte ky ne fushate deri sa ja fiti Saliu

                                Përgjigjjuni
                                1. 1
                                  101

                                  Andì pjelle e dinastise se malokeve te Saliut...! Rrnofte Lexhenda Sali

                                  Përgjigjjuni
                                  1. 1
                                    101

                                    Andì pjelle e dinastise se malokeve te Saliut...! Rrnofte Lexhenda Sali

                                    Përgjigjjuni
                                    1. 1
                                      101

                                      Andì pjelle e dinastise se malokeve te Saliut...! Rrnofte Lexhenda Sali

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fatmiri

                                        Bla bla.Fain e ka Saliu dit nat,more djalë.Se luan topi.Nuk paske mësuar gjë.Shko bëj ndonjë punë tjetër.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I zgjua ky?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Z
                                            Zogri

                                            Andi! Ta paskan ofruar petllen vucidolsi! Nga ky moment armik do keshe E. Fahri Pordhen. Pd po shkon drejte ngordhjes demokratike. Yt ate njihet si person I " korruptuar" ne demokraci. Sot funeral I F. Nanos beri hendekun e madh! Thuaj babit te flas me Ramen qe te punosh ne Administraten Publike.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kapterri

                                              O sa budalla eshte ky.Koqe complet

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dardani i Ri

                                                Shppellari, shpellar mbetet, brez pas brezi. Pavarësisht se ku jetojnë shpellarët dhe pasardhësit e tyre, kurrë nuk civilizohen. Pasardhësit e tyre, mendohet se, pas pesë brezash, mund të integrohen. Kështu është edhe rasti i këtij rinoshit Mustafaj me babain e vet, shpellar. Të dy janë shpellar, pa asnjë ndryshim nga njëri-tjetri, nga mënyra e të menduarit dhe karakteri. Të tillë i duhen kryeshpellarit të kombit, Sali Shpella Berisha.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. s
                                                  sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                                                  saliu duhet varur ne mes te tiranes. sali berisha. eshte kriminel. eshte kerma qe i ka bere shqiperis. 10001 te zeza

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    T

                                                    Ca ka shkrujt ky kari asgje nuk kuptoj mor malok idjot .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Maksi

                                                      Ose ke mare ndonji pjese nga libri I babit, ose nga juristia hajdari, si pjese e shkrimeve te librave te besnikut. Ndryshe po synon ndonji vend pune duke treguar zgjuarsine per te vjedhur dhe bere vila ne fare si yt ate.Hajni lind nga hajni , gorica bie mbi dardhe.

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje