Ambasadori gjerman në vendin tonë, Karl Bergner, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë në UBT, u shpreh se Shqipëria ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije.
Gjatë fjalës së tij, diplomati gjerman u shpreh se integrimi europian ka fuqi transformuese dhe se do sjellë avantazhe për shumicën e njerëzve, por theksoi se rrugëtimi do të jetë i vështirë.
“Do jetë udhëtim i vështirë, me fitues dhe njerëz që humbasin. Integrimi në BE ka fuqi transformuese, mundësitë kanë vlerë vetëm kur jemi gati të përmbushim kërkesat që do të thotë harmonizimi i legjislacionit, mbështetja e fermerëve dhe agrobizneseve”, theksoi Bergner.
Karl Bergner: Bujqësia është ajo që ushqen botën dhe një sektor pa alternativë.
Anëtarësimi në BE, që ka marrë një dinamikë të konsiderueshme gjatë këtyre ditëve, ofron sfida.
Më shumë se 30% e njerëzve në këtë vend jetojnë me bujqësi, është me rëndësi jo vetëm për ekonominë, por edhe për jetën shoqërore. Ofron të ardhura në hapësira e zona që janë më të margjinalizuara.
Shqipëria është një vend i bekuar me burime natyrore, me tokë pjellore dhe traditë bujqësore që mbështetet në punë të madhe.
Por mënyra se si doni ti përktheni në tregun e përbashkët europian, sa orientim ka nevojë në këtë tranzicion dhe se si mund të shoqërohet më mirë gjatë kësaj rruge.
Rrugëtimi i vendit në BE po merr gjithnjë e më shumë shpejtësi, nuk është vetëm një rrugëtim politik, por edhe ekonomik, strukturor, por edhe transformim shoqëror që çel dyer të reja për fermerë e biznese.
Do jetë udhëtim i vështirë, me fitues dhe njerëz që humbasin. Le të shohim si transformimi drejt BE do sjellë avantazhe për shumicën e njerëzve. Integrimi në BE ka fuqi transformuese, mundësitë kanë vlerë vetëm kur jemi gati të përmbushim kërkesat që do të thotë harmonizimi i legjislacionit, mbështetja e fermerëve dhe agrobizneseve.
Ka nevojë të madhe për të investuar në njerëz dhe dije, arsimimi dhe kërkimi akademik është pjesë e saj. Integrimi ka të bëjë me përshtatjen e mendësive dhe kapaciteteve. Universitete si ky kanë rol strategjik
Po kur vendosen hajnat në pozitat më të larta qeveritare, nuk do të mund të antarësohemi në BE.
Filluan medyshjet….BE me Bullgar e Rumun e Polak ,pordhe ne te…Me mire te sjellim Kinezet ne Sazan do jetojme mire dhe nuk na prek njeri..BE eshte nje hale me pedofila dhe trans e para zero
Vendosni sa me shume kushte se edhe ato qe jane pranuar do te kerkojne te largohen