Nga Ylli Pata
Vendosja e një personazhi drejtues të Federatës Panepirote të SHBA si kandidat për kryebashkiak të Himarës, pritet të polarizojë edhe më shumë fushatën e bregut, si përplasje Tiranë-Athinë.
Peter Gjikuria, është një nga emrat kryesor të grupimit më të fuqishëm të lobit grek në SHBA, e cila ka pasur si drejtues VIP, Nicholas Gage, apo Niko Gazoianis.
Në realitet politik dhe numerik, Himara nuk mund ta mbajë këtë sherr të madh. Qoftë Omonia, qoftë edhe shefat e saj në qarqe të lartë në Athinë, apo në rastin aktual në lobin grek në SHBA, e dijnë se politikisht në një votim normal në bashkinë Himarë, qoftë në kufijtë aktualë, qoftë edhe me bashkinë e vjetër kur ishte më e vogël, nuk bëhet dot shumicë. ”Pëndëblutë” në territorin e krahinës së Bregut kanë qenë gjithmonë forcë e tretë, ose më pak. Edhe pse janë përpjekur shumë, ata kurrë nuk kanë arritur të bindin himariotët që të përqafojnë politikisht kauzën e tyre, se kjo është një çështje dinjiteti. E në mazhorancë në Himarë, fiton dhe prevalon identiteti shqiptar.
Ndaj dhe pas vitit 2000, kur Vasil Bollano humbi përballë një koalicioni të pazakontë PD-PS, Athina dhe qarqet rreth saj zgjodhën një rrugë tjetër.
Zgjodhën rrugën e aleancës me një nga dy partitë e mëdha në Shqipëri, që të jenë faktor me potencial.
E kështu zgjodhën Sali Berishën. Të cilit i jepnin një mbështetje falë lobimit të fortë që kanë në sallonet e Uashingtonit, dhe merrnin nga ai votat për të marrë Himarën.
Sali Berisha ishte totalisht i dërrmuar pas zgjedhjeve të vitit 2001, i izoluar ndërkombëtarisht dhe i pamundur që të bëhet mazhorancë në vend. Nga frustrimi Berisha bojkotonte parlamentin herë pas here, nxiste zhvillime radikale, për tu bërë faktor thjesht nga frika që mund tu ngjallte socialistëve, të cilët nuk se shquheshin për trimëri.
Mirëpo, një ditë, doktorin e takoi një dërgatë e Federatës Panepiriote të SHBA, të cilët e këshilluan që të bëhej ”qengj”, se për të tjerat mendonin ata.
Përveç Berishës, kjo organizatë kishte relacione të mira dhe me të majtën, madje një ministër i atëhershëm i PS-së kishte përfituar mjaft nga lobimi i tyre në SHBA.
E kështu Berisha u bë ’qengj”, bëri pakt me Ilir Metën për të hequr Kryeprokurorin, pakt me Fatos Nanon për të zgjedhur Presidentin, e për të sulmuar Edi Ramën, e nuk e bojkotoi më Parlamentin. Në konferenca shtypi shfaqej i qeshur ku lëshonte shpoti argëtuese, që ngazëllente një pjesë të madhe të reporterëve të selisë blu, që në shumicë të tyre ishin partizanë të PD-së e doktorit. Pas kësaj, si me çelës, mediat kryesore, të cilët tek PD linin reporterët më pa përvojë, ndryshuan qëndrim. Madje mediat kryesore në vend, përforcuan stafin e tyre me prurje të freskëta nga media militante të PD-së si 55, Radio Kontakt etj etj.
Doktori ishte kthyer relevant, pasi ishte faktor real mes sherrit që kishte shpërthyer në mazhorancën socialiste ndërmjet Fatos Nanos dhe Ilir Metës.
Një ditë vere si kjo e sotmja, në zyrën e Sali Berishës në selinë e vjetër të PD-së, aty ku u çalltis Ilir Meta në prag të një viti të ri, ngjiti shkallët pikërisht kreu i Feferatës Panepirote të SHBA, Nicolas Gage. Një personazh me një ndikim mjaft të rëndësishëm në sallonet e Uashingtonit.
Federata Panepirote, është një version natyrisht me peshë më të vogël të Kongresit Amerikano-hebre. Me të cilin ka pasur dhe ka gjithmonë marrëdhënie të mira.
Gage(Gazoianis), ka qenë gazetar, por mbi të gjitha një shkrimtar, që me veprën e tij u bë shumë i famshëm. Libri “Eleni” kushtuar nënës së tij, u bë objekt citimi nga Presidenti i fuqishëm i SHBA, Ronald Regan.
Nëna e Gage, Eleni, u ekzekutua nga komunistët grekë të ELAM, gjatë luftës civile greke në vitin 1947. Eleni, bindi komunistët që të linte djalin e vetëm Nikos, së bashku me tre vajzat që të largoheshin nga fshati Lia, një fshat i vogël afër Filatit, qëndrës së madhe ku kanë banuar shqiptarët e Çamërisë.
Libri “Eleni” i Nikos që tashmë në SHBA quhej Nicholas, u bë edhe film nga Hollywood-i. Ndërkaq, Presidenti Regan, për të sulmuar Perandorinë Komuniste që drejtohej nga sovjetikët, citoi një pasazh të romanit “Eleni”, pikërisht për të ilustruar barbarinë e tyre.
Një fjalim, që mbetet një nga më të rëndësishmit e të goditurit në teorinë e komunikimit në botë.
Ndërkaq vetë Gage është shumë i famshëm. Ai ka qenë gazetar investigativ i The New York Times, e Wall Street Journal, ku ka shkruar për klanet më të fuqishme të mafias në SHBA.
Nicholas Gage ka qenë gazetari i parë që ka inicuar superskandalin e Watergate. Me shkrimet e tij, akuzoi për korrupsion, zv.presidentin e SHBA, Spiro Agnew, numrin dy të Nixon-it, i cili babanë e kishte grek. Pas shkrimeve të Nicholas Gage, zv.presidenti i SHBA dha dorëheqjen, kurse gazetari ishte ndër të parët së bashku me dy kolegët e The Washinton Post: Bob Woodward dhe Carl Bernstein hapën skandalin që solli dorëheqjen e Presidentit Nixon.
Aq i madh ishte popullariteti i Nicholas Gage, sa ju propozua shkrimi i skenarit të ”Kumbari III”, së bashku me autorin e romanit me të njëjtin titull Mario Puzzo.
Tani, rikthehemi tek viti 2003, kur ky njeri me kaq influencë, ngjiti zyrën e Sali Berishës, që e kishin braktisur të gjithë. Deal-i që doli nga ajo zyrë ishte që PD do të mbështeste Vasil Bollanon të bëhet kryetar i bashkisë së Himarës. Njëherë indirekt, pra të mos paraqesë kandidatë, dhe më pas me aleancë direkte.
Ishte koha, kur balotazhi ishte hequr edhe nga zgjehdjet bashkiake, pra fitonte ai kandidat që merrte qoftë edhe një votë më shumë. E ashtu ndodhi. Vasil Bollano u zgjodh kryetar bashkie i Himarës në vitin 2003. Madje, edhe me një kolpo të madhe nga KQZ-ja e drejtuar nga kryetari aktual, Ilirjan Celibashi. i cili me një vendim bombastik i quajti të gjitha votat e fshatit Qeparo si të pavlefshme.
Ndërkaq, Sali Berisha, edhe pse mori një mbështetje nga Nicholas Gage, nuk arriti të marrë direkt një takim apo foto të rëndësishme nga përtej oqeanit. Në sondazhet e publikuara situata shikohej e ndarë, ku Sali Berisha nuk e kishte fitoren në xhep, edhe pse reputacioni i qeverisë së PS-së ishte përtokë së bashku me shizmen e madhe të Ilir Metës dhe një grupi të rëndësishëm politikanësh të lartë.
Ndërkaq, papritur, viziton Tiranën kreu i CIA-s, Porter Goss, i cili kishte punuar si numri dy i George Tenet në agjencinë më të madhe të inteligjencës në botë. Tenet, babai i të cilit ishte nga Qeparoi, e ka konsideruar veten gjithmonë një grek entik nga Epiri. Ai ka punuar mjaft në lobin grek në SHBA, madje ka qenë kryetar i Institutit të Studimeve helenike në SHBA. Për takimin e kreut të CIA me Fatos Nanon, më vonë u përfol se ju kërkua që të hapte rrugën e të mos insistonte të qendronte.
Kështu që Nicholas Gage dhe Panepirotët e sollën Sali Berishën në pushtet dhe ky i fundit u dhuroi Himarën me Vasil Bollanon e Omonian. Më vonë Berisha lidhi fijet vetë me Athinën e ju dha varrezat e ushtarëve si dhe marrëveshjen e detit.
Mirëpo sot gjërat kanë ndryshuar mjaft edhe pse lobi grek në SHBA mbetet i fortë e me ndikim. Nicholas Gage nuk është në në krye të Federatës Panepirote, Athina nuk e ka më atë fuqi, e Shqipëria, nuk e ka më pozitën e para pranimit në NATO e më pas. Kurse Sali Berisha është natyrisht në një pozitë edhe më të rëndë se para 2005-s. i Shpallur Non Grata e në arrest shtëpie për korrupsion.
Si doktori, edhe Ilir Meta, sipas gjasave nuk kanë shpresë se mund të kenë iluzion që mund të gjejnë lobim për në SHBA, por thjesht duke u lidhur me Athinën, kanë një gremç politik ku të kapen, e shpresojnë të bëhen faktor sado i vogël. Këtë radhë, shahun po e luan Micotaqis me Edi Ramën. Doktori e Meta, thjesht duan të bëjnë zhurmë që të prishin lëvizjen e radhës. Që me Vangjel Tavon, duket se Rama e ka ditur se loja në Himarë do të bëhet "panheleniqi”....
Sepse Sali kerma vetem me destabilitete nga cdo ane mbijeton, ndaj shqipetaret te ven mend dhe mos t'i shkojne me mbas, se ai i ka dhene rezultatet cfare ka qene i afte te beje t'i ver zjarrin ketij vendi. Boll me, qerrojeni njehere e mire Salin dhe shpurren e tij, ose do te jene femijet tuaj dhe tanet qe do te kene mbi krye kete kuceder.
Vasil Bollano eshte zgjedhur kryetar bashkie i himares ne vitin 2003 , kur ne pushtet ishte partia socialiste dhe kjo e pates eshte nga keto mashtrimet 2 lekshe. Sepse me votat qe u anulluan ne KQZ, kur KQZ e kishte PS Vasil Bollano u be kryetar bashkie. Ky eshte autogoli i pare qe ben Pata. Autogoli i dyte eshte me i thelle dhe me i rende. Nese ish shefi i CIA edhe para edhe gjate edhe pas detyres se tij deklaronte se ishte grek , nderkohe qe i jati nga qeparoi dhe e jema nga himara tregon shume shume gjera. Ose amerika eshte pushtuar nga greket, ose amerikanet jane me te varfer se greket dhe greket i blejne shefin e cia , ose pastaj ne 1 vend te lire gjithkush mund te deklaroje identitetin e tij pa frike ndroje. Nisur dhe nga kjo pyetja tjeter qe del per paten eshte se si ka mundesi emigrantet nga zona e himares ne amerike ne angli france e kudo ne bote qe para luftes se pare boterore deri sot deklarohen greke?????
ben ! rrofte Lexhenda
Perse Prokuroret e shtetit nik ngrejn kallxim penal ndaj atyre qe mme dejlarata e veprime rrezikojne rendin kushtetues te vendit? Oerse nuk futi ne burg Berishen e Meten? Po Rama e Berisha perse ben marrveshje?
Fiks fare! Del greko-amerikani me kandidature kur ai ka deklaruar hapur interesat jo-shqiptare. A ka ligje ky vend????
Apo pjerdh himara per sali dhe Ilir ,,,myslyman ,,,
Është metamorfoza e sharlatanit, sepse kur do të shitesh burrë, por nuk je; kur do të shitesh i ndershëm, por nuk je; kur do të hiqesh intelektual, por të dominojnë instiktet e mizerjes; kur do të shitesh patriot por nuk je, kur do të shitesh i aftë por nuk je, përfundon të prostituosh. Të kthehesh prostituta e një analfabeti shqiptar, që të ka përrmjerrë në gojë kur ishe komandat i përgjithshëm dhe president i një republikë që u shkërrmoq bashkë me ushtrinë nën udhëheqjen prej sharlatani. Përfundon të kthehesh në një lolo në duart e kulluvarit që të ka martuar vajzën dhe të kalëron pushtetin bashkë me grykësinë e dy pjellëve biologjikë. Përfundon familjarisht si hajdut dhe horr , i trajtuar si jashtëqitje nga dy demokracitë më të mëdha të planetit. Përfundon t'a çosh 80 vjeç menderen të sodomizohen në Athinë dhe nderin e gruas dhe vajzës të prostituojnë në një listë turpi bashkë me Mlladiçin dhe llumin e planetit. Përfundon gjysh me nipër e mbesa inçesti. Dhe meqë sharlatani nuk ka as bole, as limite morali, asgjë prej gjëje, spektakli i mizerjes dhe degjenerimit total nuk ndalet deri sa jep shpirt. Sharlatani i Viçidolit do të studjohet gjithmonë si niveli më ekstrem i degjenerimit moral, politik, qytetar dhe human, një proçes që në shkencë quhet Behavioral Sink
Vampiri gjak kerkon
Përgjigjja është e thjeshtë Sali NON GRATA është agjent i vjetër i UDB dhe i Greqisë....
Këtyre antishqiptarëve që jo rastêsisht janë edhe antiamerikanë u duhet shkërdhyer ç'u mban pragu, por u duhen shkërdhyer në mënyrë e me mjete demokratike, me votë, me një organizim atdhetar shembullor.
Aron je sh i sakt.Sali e Ilir jan dy metastaza ne trupin e ketoj vendi.SPAK tu sekuestroj dhe qindarken e fundit se te vjedhura i kan.U rrent rrufeja ne cack te kokes Saliun,Ilirit,Ametajt,Mediut,Beqajt e te gjithe hajdutve politikberes.
e kam votuar ne vite berishen me gjithe poshte e lartet e veta, por me kete maskarallek qe beri duke iu shitur felliqesirave te greqise per interes personal, me ka bere ta fus pergjithmone le listen e zeze. turp te kesh o qelbesire
Ky do katër vjet të mësoj emrat e himarioteve. Me Berishën do marrë pronat e himariotëve sa për një kg koc.
Sali Berisha e ka hequr masken si shqipetare , ai ka qene dhe eshte trathetare i kombit dhe per kete dhe drejtesia metabolike nuk po vepron kunder kesaj bande kriminelesh , Berisha ,Meta, e te tjere....qe ky vend te kurohet sa me shpejt..
Hapi syte o shqiptar leshko sa antishqiptar eshte kerma sali. Ju qe I shkoni mbas si dele. Vete i zgjedh antishqiptaret ku jane e ku sjane. Ky do djegur me benzin familjarisht.
Po nuk ka njerez ne Shqiperi dhe nuk ka ne Himare, qe duhet te vije nga amerika per te drejtuar bashkine e Himares? A ka ca kritere per te qene kryetar bashkie? Psh, a duhet te kete nje kohe te caktuar qe jeton ne ate vend? Epo e ka marre lumi kete pune
Po serbomalazez eshte...
Sepse ben Muuuu qe u vu ne krye te Shtetit Shqiptar mbas 90,nga Greko - Amerikanet,per ta shkatrru fare Shtetin Shqiptar,duke fillu me Shkatrrimin e Ushtrise,dhe Shkatrrimin e gjithe Industrise se Sgqipnise,qe ne Fakt ishte Goxha e madhe per nje vend te vogel se Shqipnia.Greket nuk ndahen me,duan Himaren:Kjo do jete nje kufte midis Edi Rame qe per mua eshte Patriot,dhe them qe do fitoje,dhe Micotaqsit qe eshte bashke me Greket e Amerikes per Himaren.Te shohim si do dali,por po desh Shteti Shqiptar nuk ka Pidh Kurve te marre Himaren.Fusni ne Burg Berishen dhe Meten,si Tradhtare te Atdheut,fusni ne loje Turqine per ti bere balle Greqise,perndryshe keq do veje puna.Greqia do hedhi Miljonat e BE,dhe nuk ke cfare ben fare,Populli e dredh para Pares,vetem NQS shkoni dere ne dere dhe bgrini Patriotizmin e Labeve te Himares.Futini ne Burgggg Sake Qenefin,oerndryshe dhe per 10 vite te tjera keshtu do jete gjithmone.Me rrespekt nga Kanadaja.
Cfare po perjetojme, ne shekullin 21!? Si ka mundesi qe para syve te shqiptarve behet pazare me Shqiperin?
kur je spiun serb, ca problemi ka ktu me u bo puthador grek,,,,,jashtqitje kombit.
A ka ndonje ligj ne vendin tone per tradheti kombetare apo miratojne ligje vetem per rritjen e rroges se tyre keta deputetet tane
Ore dilni nga budalleqet jo Himara greke jo Himara shqiptare! Himara është pjesë e lavdishme e historisë të Shqipërisë, është territor shqiptar që banohet nga shqiptarë. Historikisht në Himarë ka fshatra që flasin greqisht, me gjuhë amtare greqishten. Ata asnjëherë, kurrë në histori nuk kanë qenë shtetas të Greqisë, janë një minoritet linguistik në Shqipëri... Nuk e kuptoj përse Shqipëria nuk ka pranuar kurrë zyrtarisht që atje ka minoritet gjuhësor grek!? Pretendime territoriale ka Greqia për Himarën? I hanë munë, mender muhabetit.... Po të ishte kthyer prona të i zoti me drejtësi dhe të mos vidhej nga Xhaçkat e xhuxhkat, Himara do ishte e qetë. Ndërkohë që shqiptarët e emigruar jo vetëm në Greqi po humbasin dora dorës identitetin e tyre kombëtar dhe po asimilohen nga bota, idioteve të Tiranës u digjet barku për ca pleq e plaka në Himarë që flasin llaka-llaka.... Nuk dua ta dëgjoj me fjalën Himarë!
Një proverb i vjetër kinez thotë; Lideri që vjedh popullin e tij është 2 herë më i poshtër se armiku, por lideri që shet dhe tradhëton popullin e tij është 1000 herë më i poshtër se armiku
Po ç’keni o të uruar , ky greko amerikan shqiptari nder po I bën Ramës , po le Greqinë e Amerikën për t’ë jetuar në Shqipëri , sepse është bërë më mirë se atehere kur iku e po këthehet për një jetë më të mirë !
si mundet nji Gazepkare te shkoj ne nji ide te tille , kur dihet tashme e34 - vjket se kujt i sherben kryeshkerdhatta e KOmbit saleh ndyresira e Kufoma e Hales Politike Shqiptare . Nji Antishqiptare si Kafsh e Shpelles ,qe nuk duhej prauar as si qytetare i Tiranes , e jo me Presidennt i sherbeu , qysh ne fillimet e tij Greko Serbeve ,pasi rrafshoje Shqiperine i vrau Shpresen e te Ardhmen Shqiptareve dhe instaloj e Shhqiperi , te gjith Bazat e Shteteve Armike qe nga jo Greke me ne krye Janulltosin e deri ke firmat serbe te fshehura, pas Nofkave Shqiptare qe nuk lan bkterie Kanceroze pa i injektuar e trup dhe kok ktij Populli Bageti qe per cudin e te gjitheve ala sot uk mbrohet ,nuk mbron as jeten e tij e rri si njeri paaaShqirt ,dhe as Shqiperine nuk mbron por ben sehire e shkerdhejn bandat e Pederasteve qe Kultivoj Greku e seerbi ne kte vend ! Dhe kta Plehra Kazani na perllasin per Fiksime !
Nje sugjerim per Autorin, ne perdorim toponimin "Bregasit" e jo Himara, e "Bregu" ka me dhjetra fshatra me indetitet te qarte e te dallueshem nga Himara.
Problemi behet i madh pasi Salihi nuk eshte vetem,me Salihin eshte dhe Rama te dy nje loje kane,nese Rama e kishte seriozisht punen e Himares e gjithe Shqiperise hiqte dyshtetesine,bente nje ligj si Gjermania dikur ku Shqiptaret mos te mbanin dy shtetesi,keshtu Shqiperia pastrohej e Greqia merrte fund ne trojet Shqiptare,kete ligj duhet ta bej dhe Kosova,edhe atje ka shume spiune me padaporta Serbe ne xhep.
Te lumte Labi, mendime te sakta! Respekt.
Edhe Zerva sikur te ngjallet e te kandidoje ne Himare, Saliu e Metà jane ne te. Ta gezojne camet qe mbeten mitingjeve per te shpetuar kermen.
Të lumtë Ylli Pata. Ke bërë një shkrim-analizë të saktë dhe me fakte e detaje të vërteta. Shqipëria tashmë nuk ka armiq në Veri, por në Jug, dhe kjo është GREQIA e të Djathtës neo-fashisze greke, që paguan dhjetra e dhjetra Miliona Euro e Dollarë në vit, vetëm e vetëm të helenizojë Jugun e Shqipërisë me patjetër. Unë jam Himariot dhe halli ekonomik, varfëria e kohës së Komunizmit më detyroi familjerisht e me fis të emigroj në Greqi, por kurrë nuk kam dashur e nuk dua që Himara të drejtohet nga filo-Grekë dhe anti-Shqiptarë si Beleri apo ky Gjikutia, që tani na vinka për votime nga SHBA. Çfarë M... do ky gjakprishur me Himarën tani, kur dihet që Himara do në krye njeri patriot dhe që kurrë s'ka jetuar jashtë Shqipërisë.
Lajmi i përsëritur: Pëdë s'ka më! Sali Mortjeberisha bandit antishqiptar, ndyrësirë ka me vete ndyrësirat e "megaloidhe"-së dhe larot lëtyrëpirëse/e, që kërkojnë ardhjen në pushtet përmes dhunës, jo përmes votimeve demokratike. Pengesa më e madhe për ecjen përpara të shqiptarëve, janë përçarësit e kombit, banditët e pëdësë, që vranë shpresën e këtij populli, që ka marrë arratinë. Dirigjenti i bandës llap çdo ditë nga dritarja e qenefit në katin e tetë dhe Drejtësia e lë të lirë! Rroftë Shqipëria e shqiptarëve! Poshtë bandat pëdë dhe pëlë!