Pse është trimëruar Ilir Meta!

28 Tetor 2022, 10:10Politika TEMA

Pse është trimëruar Ilir Meta!

Në rubrikën “Komenti i Ditës” nga Dritan Hila në Dritare TV u diskutua lidhur me euforinë dhe ndryshimin në sjellje që ka pësuar ish-presidenti Ilir Meta.

Nëpërmjet analizës, Hila renditi arsyet që kishin çuar në këtë ndryshim kaq të dukshëm dhe si lidheshin ato me lobimin e Metës në SHBA.

“Kemi atë, ç ’ka është evidente, një rritje të agresivitetit të Ilir Metës. Kjo në fakt ka krijuar një lloj dileme në mes të opinionistëve dhe elektoratit se pse ka ardhur pikërisht tani. Ndoshta Meta ka pasur një shpresë se nuk do procedohej me ligjin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe pastaj kur ky ligj u miratua ndeku frikën se mund të miratohej edhe ai ligj që përjashton politikanët nga jeta politike. Kjo në një farë mënyre e nxjerr jashtë loje Metën duke i hapur rrugë një ndjekjeje ligjore.

Ne kemi parë që Meta ka pasur një lloj periudhe qetësie. Por kemi parë një fakt që la shumë njerëz të habitur. Takimin e ambasadores amerikane me Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij. Gjithashtu më përpara ishte dhënë një sinjal, marrja pjesë e Metës në takimin e organizuar nga Ambasada amerikane në Shqipëri me ministrat e Jashtëm historikë të Shqipërisë në periudhën e demokracisë. Që atëherë unë hodha dyshimin që kjo ishte një lëvizje për të afruar Ilir Metën. Në fakt amerikanët kur duan të të përjashtojnë, e bëjnë dhe nuk duan t’ia dinë fare. Por në rastin e Metës ishte një lloj shkrirjeje akujsh. 

Sot, jetojmë në një moment kur Meta ka bërë dhe takimin e dytë. Ç’ka tregon që lobimi i Metës në SHBA ka funksionuar. Na mbetet të besojmë që udhëzimi për të takuar Ilir Metën ka ardhur nga Uashingtoni. Në momentin që Meta ka qenë shumë i ashpër me amerikanët, sa ka arritur të publikojë biseda konfidenciale të tij me Yuri Kim, na mbetet të besojmë që lobimi i Metës në Uashington ka funksionuar. Se cila ka qenë firma lobuese, se si kanë shkuar paratë, se deri në ç’pikë shkon lobimi, kjo ngelet për t’u parë.

Dikush mund të mendojë se e gjitha kjo bëhet për shkak se amerikanët duan të krijojnë një balancë duke qenë se Berishën e kanë shpaallur non-grata dhe fraksioni Alibeaj-Berisha nuk po arrin të forcohet, të marrë frymë, amerikanët mendojnë të krijojnë një kundrapeshë duke forcuar partinë e Metës. Mirëpo, sido që të jetë, historia ka treguar që politka nuk është diçka që mund të stimulohet nga një qendër e huaj, nëse brumi brenda nuk është e hajrit. Edhe në rastin e Metës, fakti është që kjo ëshë një parti e vogël dhe në Shqipëri nuk ka shembuj që një parti të rrisë menjëherë forcën e saj elkektorale ne arenën politike. 

E tillë është edhe partia e Metës, një parti e vogël që kulmin e suksesit të saj e ka arritur në 17 deputetë, por sot që flasim ka vetëm 4 deputetë. Gjithsesi, nga një tulatje e Ilir Metës, ne sot po shohim rizgjim të tij. Sa do funskionojë, kjo mbetet për t’u parë. Gjuha e përdorur prej tij në daljet e ndryshme ka qenë vulgare dhe mund të ketë trimëruar ndjekësit e tij, por nuk të bie vota nga elektorati gri dhe thjesht e bën Edi Ramën të duket burrë shteti në krahasim me gjuhën ordinere të përdorur nga Meta, siç ishte dhe në daljen e fundit për shtyp.”, u shpreh Hila.

17 Komente

  1. D
    Danjeli

    Ka par ndonje enderr te keqe i shkreti

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      2400 vjet më parë Platoni e percaktoi virtytin e drejtuesit politik . Ky robqire është e kunderta e modelit te tij. Dmth shqipëria është të pakten 2500 vjet mbrapa botes se qyteteruar Edhe pse shisni pordhë me foristrada.

      Përgjigjjuni
    2. u
      ulsi

      trimeri budallaji llogjika 0 tani beri dhe veprimin me te gabuar qr mund te bente qe te bashkohej me ate nongraden

      Përgjigjjuni
      1. k
        keli

        sepse ka bere operacione plastike mona hahahahahahh

        Përgjigjjuni
        1. e
          eni

          Sepse ka ngren kar nbyth hahahhh

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koli

            Meta i duket sikur ka mbeshtetjen e Saliut e eshte i paprekshem po Saliu eshte per vete ku therret qameti

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kevi

              Se kujto se do e mbroj berisha ,po harroj qe dhe ai me te futme

              Përgjigjjuni
              1. J
                Jorgo

                Ca eshte trimeruar ky pederasti qe shko nga fry era ishallah drejtesia po ve dore sa me pare dhe ta kalbi ne burg

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bureto

                  Ilir Meta jo qe nuk eshte trimeruar, por perkundraazi eshte i tmerruar. Çdo veprim qe ben i ngjan kenges se frikes se nje udhetari te vetmuar naten ne pyll. Amerikanet, duke e joshur me takime korrezie, dhe nese kane patur me to ndonje qellim, ky do kete qene mos bashkimi i spiunit Meraj, ne aksione politike me non graten. Kjo deri ne zgjedhjet e 14 majit 2023. Fakti qe Meta ashtu siç thashe eshte i tmerruar, pa rrugdalje, dje iu bashkua dhe zyrtarisht Salehut dhe kjo perfundimisht do te thote se tashme jane në te njejtin front anti amerikan, anti britanik, anti europian. Per sa kohe ka militante, të tjere idiote, të verber apo të perfshire në paudhesite e tyre, te cilet u shkojne pas, te dy keto dy monstra te tranzicionit thjesht luftojne per mbijetese. Ka prej tyre veç nje aksion donkishotesk, por tashme jo në mesjete, por në kohe krejt të tjera.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Himarioti

                    Meta nuk është trimëruar, sjelljet e tij tregojnë pikën kulmore të frikës që e ka pushtuar. Ai e din mirë se është në momentin e "lamtumirës" nga të gjithë dhe gjithçka. Thjesht po imiton Berishën.

                    Përgjigjjuni
                    1. Tuti

                      E vërtetë po imiton Berishën

                      Përgjigjjuni
                    2. Ke stadiumi Dinamo

                      Dritan po inkurajon Spakun dhe po trimëron mbështetësit e Metës që sigurisht duan zduan do të japin shpërblim për këtë shkrim

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fatmiri

                        Keto jane thjeshte sofizma te nje frikacaku,qe keron coc po thote dicka.

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          titi

                          qe e ka paguar lobistin tani duket ben mu,ne mos i ka mare ambasada,nuk do shume tru.por haroi parlamentin ,prandaj kercenon.njeriu me i yryer

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Breshka, shiu dhe Ramiu

                            Po peshtyni mbi heronjte tuaj! T’gxoni Baromin!

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lasgushi

                              Macja po ndiqte një mi,miu nga frika ra ne një enë me vere,miu doli nga ena e veres dhe i trimeruar filloj të bërtas ku është ajo macja se do ta .. Macia sa e pa e kapi per fyti dhe miu na la shendet

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Lexuesi

                                Ju lutem te gjitheve lexoni dhe rilexoni Servantesin Donkishotin Sa ngjashmeri ka dyshja simpatike e koherave te sotme.Mbas leximit jam i bindur se do te ngeleni shume te kenaqur.Dhe kam bindjen se do tju hapen me shume syte e do te jeni me te relaksuar.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje