
Nga Ylli Pata
Parë në logjikën e analizës tallava që bëhet çdo natë në panelet televizive prej vitesh, ngritja në detyrë e ambasadorëve amerikanë që janë armiq të Sali Berishës dhe Ilir Metës, mund të duket punë inati. Kur Berisha u prish me Alexandër Arvizu-n, menjëherë pas zgjedhjeve të 2013-s, mediat pranë tij përhapën lajmin se Arvizu do të largohet nga Shqipëria.
E shkruan që në Shqipëri do të vijë një diplomat si Donald Lu, i cili ka punuar me Frank Wisnerin, i cili ishte pajtuar si lobist nga Berisha për një farë kohe. E kështu u hap ideja se Lu do të ishte një dashamir i PD-së dhe liderit të saj.
Por Arvizu qëndroi edhe një vit më shumë, e para se të pensionohet shkoi në një post të lartë në DASH, përkatësisht në drejtorinë kundër narkotikëve.
Të njëjtën gjë thanë për Donald Lu-në, mediat e Berishës i ndollën shkarkimin sapo fitoi Donald Trump. Donald Lu jo vetëm që nuk u shkarkuar, por u dërgua me mision si ambassador në një vend satelit të Moskës, Kirgistan ku ndodhën shumë trazira. Për të cilat Meta president, përkrahu trazirat që u financuan, mbështetën dhe inskenuan prej Rusisë. Pas Kirgistanit, Donald Lu, u emërua në një post shumë të lartë në Departamentin e Shtetit, përkatësisht numri 3 i tij.
Sa për zonjan Yuri Kim, ç’nuk kanë thënë e shkruar, s’ka pse të ketë nevojë për koment. Është e blerë, e kapur, e lidhur, ka qëndrimin e saj e të sorosit jo SHBA etj si këto.
Ambasadorja Kim, e cila vjen nga një post i lartë në DASH si shefe kabineti e sekretarit aktual Antony Blinken, kur ky i fundit ka qenë numri tre i diplomacisë amerikane do të drejtojë zyrën apo Byronë siç quhet, më të rëndësishme; atë për Europën.
Në fakt, përveç ambasadorit të parë të SHBA pas rrëzimit të komunizmit, William Ryerson, si dhe ambasadorit John Withers që u pensionuan pas mbarimit të mandatit në Tiranë,(pranuan vetë për faktorin e moshës), të gjithë diplomatët e lartë të Uashingtonit në Shqipëri janë ngritur në detyrë. James Jeffrey, një diplomat që vinte nga spaletat e ushtrisë, u emërua numri një i ambasadës amerikane në Irak, pikërisht pas rrëzimit të Sadam Huseinit.
Marcie Ries, gjithashtu pati një ngritje të rëndësishme në karrierë. i ndjeri Joseph Limpreht, në fund të mandatit të tij në Shqipëri, humbi jetën nga një atak zemre gjatë një vizite në Lurë me gruan e tij. Edhe të ndjerin Limpreht e sulmuan me bataretë e turpit dhe të baltës, edhe pse ai ishte një nga pionierët e rritjes së imazhit të Shqipërisë. Chris Hill, i cili ka qenë njeriu që ka hapur ambasadën e Tiranës në 1990, doli në pension dhe Blinken e thirri ta dërgojë në Beograd me mision special, pikërisht për ta shkëputur Serbinë nga Rusia.
Po si ka mundësi që të gjithë të dërguarit në Tiranë marrin promocion? Logjikisht vetë fakti nuk ka nevojë fare për koment. E tregon zhvillimi. SHBA e konsideron Tiranën një kancelari diplomatike me rëndësi strategjike për diplomacinë amerikane, ndaj sjell ambasadorë të kapaciteteve të larta. E detyra këtu ka një rëndësi të dorës së parë. Përgjithësisht në Tiranë zhvillohen mjaft takime të ambasadorëve amerikanë të rajonit, për breefing, diskutime, shtrim idesh, shoshitje qëndrimesh e mendimesh.
John Withers, para se të vinte në Tiranë, ishte Drejtori i Operacioneve të Departamentit të Shtetit. Një rol që konsiderohet si pjesë e korridorëve të butonëve, pra ku merren vendimet. Ardhja në Tiranë nuk ishte ulje në karrierë, por një mbyllje që në DASH ka peshën e tij. Departamenti i Shtetit është institucion që ka natyrisht drejtim politik, por pjesa më e madhe e pasurisë së burimeve njerëzore janë diplomatët, që janë jetikë jo vetëm për operimet, por në radhë të parë për idetë e qasjet që furnizojnë politikanët, qoftë në Kongres, Shtëpinë e Bardhë, CIA, Pentagon apo edhe vetë DASH.
Diplomacia e një shteti, sidomos një fuqie të madhe është resurs bazik i funksionimit të objektivave strategjikë që ai ka. E ky zhvillim jo i rastësishëm me ambasadorët e SHBA në Tiranë, është pikërisht shenja e një politike tashmë të betonuar të Amerikës me Shqipërinë e shqiptarët në Ballkan.
Sepse ketu mbrojne doktoratat per diplomate,meqenese jemi vend pa palce kurizore!Shume e veshtire per tu kuptuar.
I njihen dopio vështirësitë në punë ,duke qenë se meren me injorantë të degraduar.
Sali krimineli i akuzon per korrupsion dhe DASH i ngre ne detyre.Keta i akuzon pa fakte dhe per vete kerkon fakte nga usa,kur krimet e tij i pranon edhe vete,por aspaku me shoket e llalles nuk ka fakte
Mos u ngut, sepse akuza te tmerrshme po pergatiten nga Legjendari i Vicidolit ne Paris.
Shaka e bukur sikur te ishte 1 Prilli.Z.Yuri Kim na u emerueka ne nje pozicjon te larte ne departamentin e shtetit.Lajm fake qe analistet tane politike qe i dine te gjitha vetem buzeqeshin.Ata e kan e thene se z.Yuri Kim do ngelet e pa pune dhe e vtmja menyre per te perballu jetesen do jete administrimi i pronave qe ka blere apo dhuruar nga Rama ne Shqiperi.
O lek, që as emrin tënd nuk di të shkruash, nuk e di nëse po tallesh apo e ke me te vërtetë. Shpresoj për të mirën tënde që ai truri jot të mos jetë fake sa dhe c'duket.
O Xha,po ku edin ti se e kam shkrut gabim.Meqene se jemi ne kuadrin e shakave ,merre edhe kete si shaka pa ceder.Sidoqofte duhet te falenderoj per korigjimin.
E kuptoni se cdo te thote te jesh diplomat i SHBA? Tregon per nje pergatitje te thelle, inteligjence dhe botekuptim te madh. Te gjithe ambasadoret kane mesuar shqip. Nuk jane ambasadoret amerikane si qoke per vota, sic behet ne Shqiperi. Prandaj njerez te pakualifikuar bejne politika te prapshta dhe shiten
Pyesni Robert Pipën( nuk është lapsus!)
Ajo dihet, Shqiptaret jane shume te zgjuar dhe ju quhet veshtiresi pune, torture dmth.
Sepse itojnë aq shum lek sa paguajn te bosi nji post më të l'art. Sa ta marrin vesh fukarai se sa e vlefshme ësht politika I ka hik zanîtu gërthit nëpër mitingje për idhullin lekist... Tani keni peshqesh edhe Dean ata vetëm lekun gjurmojn pa dallim më të fort se cia kan dal . Jemi komplet shtet I varûr nga nato dhe fmn.
Gjej nje abetare o analfabet injorant.
Shume drejte e ke ti ylli po te shohim cdo thote salehi likja dhe thuthuqi paloqe me siguri ka shitur pronat qe i ka dhene rama ne bregdet dhe i ka ndare me BLIKENIN per postin qe ka mare.
I ngrene ne detyre sepse nuk bejne asgje per korrupsionin por i bejne qefin kryeministrit qe te kemi te mire vazhdo vith bej cte duash se ne na intereson ajo jona mbana iranjanet edhe keta te avganistanit perzeje popullin te iki jashte qe te ini te qete vetem ne mos na i prishni per ate qe duam se kemi probleme dhe ju e dini si ndodhi me saline e hoqen dhe e vune prap se ishte shume i zgjuar vicidoli prandaj e kethyen komunistet kur erdhen nuk kishin azgje dhe sot i kane te tera pse mos japin dhe shesin nuk jane te tyret
Ore po kujt i plasi ku shkon Yuri dhe te tjeret pas? Ne shqipot nuk merremi me hallet e perditshme tonat, por duam te bejme edhe politiken e menaxhimit te departamentit te shtetit.