
Nga Ylli Pata
Ikja e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, ka sqaruar mjaft gjëra s si kanë qëndruar realisht në opozitën shqiptare.
Është thënë nga qarqe kritike me PD-në Lulzim Bashën gjithë këto vite se ai nuk është krealisht krytari fuqiplotë i PD-së, pasi Sali Berisha ka pozitën bazike të vendimarrjes. E me ikjen e Lulzim Bashës, u pa se ky dimension ishte edhe më i thellë se ç’dukej, pra rrezja vepruse e Bashës në PD ishte më pas se margjinale.
E duhet thënë në këtë rast se një nga shembujt më piktoresk është qëndrimi i të të vetmit zyrtarë të lartë qeveritarë të opozitës që nga viti 2013. Bëhet fjalë për ministrat që PD-ja pati pas çadrës të 2017-s e deri në shtator, kur Edi Rama ndërtoi qeverinë e dytë socialiste.
Përveç Gazmend Bardhit, i cili sot është sekretar i Përgjithshëm i PD-së dhe ka qenë njeriu më i afërt i Lulzim Bashës, të gjithë ministrat e tjerë janë sot përkrahës të fortë të Sali Berishës dhe kundërshtarë të Bashës. Dritan Demiraj, ministri i Brendshëm i propozuar nga Basha në vitin 2017, është prej vitesh qytetar i SHBA-së.
Por ai në qëndrimet publike përkrah fort Sali Berishën, edhe pse vendi, shtetas i të cilit ai është, e ka shpallur Non Grata. Mirela Karabina, ministrja e Arsimit e propozuar nga Basha në qeverinë e Edi Ramës gjithashtu është pjesë e qëndrimit kundër Lulzim Bashës.
Ndërkaq, ministrat e tjerë të zgjedhur në diapazonin teknik si Financat e Shëndetësia, dihet që atëherë se nuk ishin nomnklaturë e Bashës, por e familjes së ngushtë të Berishës.
Gjithsesi, një fenoment që njihet tashmë në Shqipëri është që ministrat apo zyrtarët e lartë janë përgjithësisht besnikët më të mëdhnj të shefit të partisë, si pasojë e marrëdhënies së ngushtë apo karrierës së dhënë.
Dhe është logjike, që skuadra e ngushtë të ishte luajale me Lulzim bashën, madje edhe ditën më të keqe të tij. Ose të paktën, edhe nëse ja hante mishin, kockën t’ja linte.
Marrëevshja e 17 Majit 2017 është quajtur dhe quhet vazhdimisht si “tradhti” nga ana e Sali Berishës dhe njerëzve të tij. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 5 vjet, si vetë Berisha, por edhe mbështetësit e tij mediatik nuk e harrojnë asnjëherë, dhe e përmendin vazhdmisht. Ministrat e asaj kohe janë pjesë e kësaj marrëvshjeje, që realisht nuk se ndikuan politikisht, apo patën ndonjë rol të lart ekspertësh. Më shumë shërbyen si pjesë e një modus vivendi që opozita e çadrës të hynte në sistem.
Politikisht Berisha mallkoi marrëveshjen e 17 majit, së bashku me grupin që e zbatoi atë deal. Po atëherë përse pjesa më e madhe e marrëveshjes së 17 majit janë sot me doktorin?
Duket qartësisht se nuk ka shpjegim tjetër, përveçse faktit se Sali Berisha ka pasur kontrollin PD-së çdo ditë, edhe kur zyrtarisht nuk bënte punën e kryetarit.
Madje, gjasat janë që Berisha ka kontrolluar PD-në më shumë në kohën e Lulzim Bashës sesa sot, kur janë zgjuar natyrisht në mënyrë të brishtë vibrimet antiberisha brenda PD-së. Kontrolli i tij ka qenë thuajse total, e sipas gjasave, “dublimi” që përmend Basha, ka qenë në të vërtetë imponim. Por këtë, duhet ta thotë vetë ish-kryetari publikisht.
Thesht të shpjegojë rolin e Berishës kur ai nuk ka qenë kryetar. Në këtë rast, kjo vln më shumë për atë pjesë të PD-së që po i bën rezistencë modelit berishan, sesa publikut në përgjithësi ose atij kritik, i cili është i bindur se Sali Berisha nuk ka reshtur asnjë ditë të jetë kryetar i PD-së, ashtu si ortaku i tij politik, Ilir Meta.
Ne fakt shumica e kane mendjen te tepsia por për hir te se vertetesi duhet thene se Basha beri mire qe nuk u bashkua me LSI ne zgjedhjet e fundit dhe arriti te maksimalizoje votat .Hyri ne lojra nongraza dhe tani do duhet kohë per rikuperim .E vetmja mundësi eshte vetem largimi i Saliut me shpuren e tij
Berisha e ka mbështetur atëherë marrëveshjen! https://kohajone.com/marreveshja-rama-basha-reagon-berisha-nje-win-win-story/
E drejtë pyetja. Përgjigjia është sepse të gjithë ata ministra, u caktuan emër për emër, nga Argita Berisha, Shkelzen Berisha dhe Sali Berisha. Lulushkuri, vetëm sa firmosi shkresën.
Po cfar komentesh beni ,kjo tregon papjekuri 1 lulushine emeroi saliu se bashke thuren intrigat e ÙÇK ,2-kur ishte minister te gjithe keta i shkonin nga mbrapa per te mare ndonje llokem .3-çadren qe ngriten se bashku e ngriten .Poeti markagjonaj deri sa u be deputet fliste me superlativa per lulushin .shikoni lelen me sa urejtje flet per lulushin se nuk e beri deputet . Keta te saliut shpresojne kot se do ye dalinparti antishqiptare .kur ishte luli kryetar te gjithe vidhnin votat .çfar bemash te thuash per pd-ne u shofshin sa me pare
Budall gazetar , e ku eshte lajmi ketu ?
Budall gazetar , e ku eshte lajmi ketu ?
Kete e dine edhe te vdekurit ne boten tjeter pasi keta i caktoi Saliu me te bijen dhe te birin Luli ishte noter. Sa te jete Familja Birisha kjo Parti ka pene eshte dhe do jete prone e Familjes se tije Biologjike,.....Tropojanet te vicidolot promovohen te paret shoket e shoqet e Femijve si Ivi Kaso Elvis Cefa...dhe spiunet e Sigurimit te Shtetit qe ja la Ramiz Alia edhe sot Shqiperia drejtohet nga njerzit e Ramizit dge Nexhmijes nepermjet nje strukture Okulte qe jeton jashte Shqiperise....Amerikanet e dine kete po pse HESHTIN..????!!!!@@@@
Jo jo nuk eshte e vertete, germoni dhe do te shihni qe jo the gjithe jane me Berishen, germo Tare, germo.
Sa per dijenine tende o palo gazetar nuk eshte e vertete. Po ti them me emra. 1. Dritan Demiraj kurre nuk ka dale kunder Bashes. Ai eshte tipi i personit qe ha ne cdo tavoline sa me Bashen sa me Berishen, po ashtu edhe me Ramen. A e dini qe vellai i Demirajt ka qene truproja e Rames? 2. Mirela Karabina eshte mbeshtetesja e Bashes numer 1. Kur e keni pare ne PD Mirela Karabinen qe kur ka shkuar Berisha aty? Asnjehere. 3. Gazment Bardhi sic po e pranoni vete eshte hapur kunder Berishes dhe sherbetori i Bashes. Ministrja e Financave ka marre nje tjeter pozite nga Basha dhe nuk ka asnje lidhje aktualisht me PD dhe aq me teper me Berishen. Ministri i Shendetesise ashtu sic ka qene i paangazhuar ne PD, prape vazhdon te jete i paangazhuar ne PD. NUK E DI SI I BEN LLOGARITE TI SE SIC PO E SHIKON MUA ME DALIN NDRYSHE.
Pse e nxjerrni ne fotografi kete moster qe e ka bere dhe vazhdon ta bej corbe Pd-ne. Ky nuk ka bese e as fe, dhe jo vetem ka tradhetuar antarsine por edhe votuesit qe kishin shprese per te ardhur demokratet ne pushtet. Ne dukje intelektual dhe me kulture, por me buzeqeshje ta fut thiken prapa shpine. Le te mare me vehte mallkimin e demokrateve dhe mos i gezofte ne breza leket qe ka mare me mashtrime.