
Zv. kryeministrja Belinda Balluku deklaroi sot në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese se sa i takon Portit të Durrësit nuk ka asnjë përbërje të kompanive ofshore dhe të gjitha kompanitë janë të regjistruara në Republikën e Shqipërisë.
“Ju i dini sesi është bërë kjo kontratë dhe e dini sa transparente është. E dini që e ka ngritur në një nivel tjetër. Dua t’ju flas për veton e shtetit shqiptar se është e rëndësishme,” – tha Balluku.
Komisioni sot është zhvilluar me debate, kur ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës shpjegonte vazhdimisht pjesën e kompanive që do të marrin pjesë në ndërtimin e Portit Turistik të Durrësit, ndërsa deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka kërkuar fjalën për procedura.
Deputeti i PS-së Arben Pëllumbi e kundërshtoi, madje debati shkoi deri në atë pikë, sa Pëllumbi paralajmëroi Boçin se do e nxirrte jashtë.
“Pa provoje njëherë,” – iu kthye ky i fundit.
Debate pati edhe mes Ballukut dhe Alibeajt.
Alibeaj: Mos më dhunoni në fjalën time.
Balluku: Ndërhyre më buzëqeshje, çfarë do të thotë kjo.
Alibej: Pretendoni të jeni mbrojtëse e shqiptarëve dhe interesit publik, por u pozicionuat si mbrojtëse e Albarit. Duhet të mbronit interesin e shqiptarëve. Por ju jeni krenare për të mbrojtur investitorin, kështu opozita do të mbrojë interesin e shqiptarëve. Ju keni zgjedhur këtë për privatin dhe po ju bëj pyetje. Si e zgjodhët Alabarin? Si e kontaktuat? Si e mori vesh ?
Bëra një pyetje të thjeshtë dje. A e dini se cilët janë pronarët e shoqërisë që Shteti Shqiptar i dha statusi investitor strategjik E regjistruar në “Ofshore”, askush nuk e di se kush janë. Pse duhet të fshihet? Ajo është e regjistruar në ishujt Kajman.
12 muaj kanë qenë të errëta, askush nuk dinte asgjë. Pse me ligj kërkoni ta hidhni në parlament dhe të detyrohen të votojnë diçka që nuk e kanë të njohur. Duhet një shpjegim i vogël.
Baluku: Ne i mbrojmë investitorët e huaj, se nuk i presim dot me këmbët e para. Albari e ka zbuluar Shqipërinë në 2007. Kanë pasur takime në atë kohë, por erdhën dhe ikën me vrap. Na thanë se ishte situatë e tmerrshme… dhe nuk do të ktheheshin. Ju i dini mirë këto punët e Aladinit. Ju i dini më mirë atë punët e fërkimit…të llambës. “
Është si të pyesësh pse SHELL erdhi në Shqipëri. Nuk besoj që të gjithë kanë llambën e Aladinit apo gomarin e Nastradinit. Thjeshtë vendi ynë është vend që mund të investohet.”
Ai port do t’i shërbejë Kosovës, Maqedonisë së Veriut por edhe Serbisë. Dhe do të ketë edhe infrastrukturë tjetër me hekurudha dhe rrugë. Shqipërisë i duhet një port i ri komercial për të përfshirë aktivitetet detare. Nga karburantet tek facilitetet e NATO-s.
Racizëm se pse zgjodhëm Dubain. Por Brukseli nuk erdhi…ditën që duan të vijnë e hapim derën për ta. Nuk ka pasur interes për këtë projekt. Është racizëm që të themi pse pranuam ata nga Dubai.
Frika ime është se mos shpenzohen 1 pik 5 miliard dhe thuhet 2 pik 1 miliard ky është shqetësimi i im
o Fadil, po qe ke te drejte ti!.....lol = Ramuti kishte kohe ne plan ta shiste edhe Portin e Durresit....se nuk i mjaftonte Deti Jon. = lol = kriminelat ne fuqi te Albanistonit, PD PS LSI= Liri
Breshka shko Qiu, Se po bjen Shiu, Se Motren, Ta Qin Ramiu.
Ramiu ,Breshka dhe shiu , të japin të drejtë o Fadil ziu . Dhe është e drejta jote të dyshosh , se kështu ka bërë vaki në këtë vend . Po Ramiu , Breshka dhe shiu që politika keq i përfshiu , nuk dyshojnë po e venë pikën në ìi , pa asnjë dëshmi . Ky anonimi me tre pseudonime dhe mund të jetë ndonjë shok i Mulit , i Paloqes apo dhe ndonjë expert i Saliut . Kështu e ka porosinë për të shkruar. Demokraci është , le të bëjnë qejf .
Po se mos jane Politikane kta nastradinat e shpellarit vetem me bo zhurme dijn . Ku dijn kta cdo me thon Politikan dhe se duhet ti sherbejne Shqiperise e e zhvillimit te shpejte te vendit . Kta jane katunare rrit mes bagetish stallash lol. Ku mundet te dij nji katnare si ky se c'eshte zhvillimi i, kultura ,shteti ,politika ? Hik mer amon se nuk durohet mo kjo rrace qensh ne Politike . Boll mo .zhdukini nga Politika qent rrugeve .Me kto nuk shkohet kurr ne Europe por ne dreq, aty ku kta ndihen ne Shtepin e vet .