Rama: Pas energjisë, edhe ushqimi pritet të kthehet një armë në luftën e Putinit!

16 Nëntor 2022, 16:50Politika TEMA

 

Rama: Pas energjisë, edhe ushqimi pritet të kthehet një armë

 

Kryeministri i vendit, Edi Rama pasditen e sotme ndodhej në Berat. Në bashkëbisedimin me qytetarët, kreu i qeverisë theksoi se se kjo e fundit është e vetëdijshme për vështirësitë dhe problemet që të rinjtë hasin në përditshmëri.

Për shkak të luftës në Ukrainë, është një kohë e re për botën, një kohë kërcënimi dhe një kohë kur ushqimi rrezikon të kthehet në një armë për të bërë dëm te të tjerët, sipas tij.

Duke u ndalur te kriza energjitike, kryeministrit theksoi se çmimi ka arritur në stratosferë.

Por, asgjë nuk është si më parë edhe në aspektin pozitiv.

Rama: Berati nuk është si më parë. Padiskutim që nuk është ende ai që duhet të jetë dhe për këtë arsye duhet të vijojmë të punojmë së bashku me të gjithë ata që kur i thonë vetes shqiptarë dinë se çfarë thonë. Ne sot kemi të gjitha arsyet të besojmë se këtë transformim të nisur mund ta çojmë deri në fund dhe shumë çka mbetet për tu bërë mund ta bëjmë sepse e kemi provuar që gjërat bëhen. Duan kohën dhe durimin e tyre, por bëhen. Në këtë moshë qe jeni ju është e natyrshme t’i bësh vetes pyetjen “ku dua të jetoj unë?”

Kryeministri theksoi se nuk do t’i thotë çfarë zgjedhje të bëjnë, por theksoi se të bësh një zgjedhje për të provuar veten në një vend tjetër është e natyrshme, por të thuash do shkoj në një vend tjetër se në Shqipëri nuk ka mundësi kjo nuk është e vërtetë.

Rama: Këtu ka vështirësi, por kudo ka vështirësi. Askund nuk është shtruar një tapet i kuq ku po presin të shkosh ti dhe të kesh një jetë siç e ëndërron. Kudo duhet të bësh sakrifica dhe duhet të punosh shumë për të arritur atë që do.

Kryeministri përsëriti thirrjen që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri dhe të luftojnë në vendin e tyre për të realizuar ato që ëndërrojnë, pasi vendi ynë ofron pafund mundësi./Abcnews.al/

13 Komente

  1. r
    rex

    o shoku ik se na hongre ate qe nuk thuhet, nuk te do me njeri pike, leji llafet e kota, je nje njeri bosh

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ???

      Kur s’kemi pula mos e kruani me dhelpren…!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Latif Dreqi

        Lideri i Madh boteror si njehere e njekohe sulltani i kuq Enver Hoxha mesonte boten si duhej ndertuar marksizem leninizmi, edhe ky diskuton me cunat dhe gocat gjimnaziste te Beratit mbi prognozat boterore, mbi politiken e madhe te botes. Hajde lider hajde, lum Merushja e Ballukeve qe te ka.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luan

          Normalisht qe kthehet sepse ukraina dhe rusia jane eksportueset nr 1 te drithit ne europe.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alban

            Europa dhe Amerika e kane fajin sepse vete i kane dhene rendesi prodhimeve ruse , pa frike mund te thuash se kane ne dore gjithe Europen ne situaten ne te cilen ndodhet vendi.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Ani

              Duhet te pergatitemi per kohen e veshtire qe na pret

              Përgjigjjuni
              1. B
                Besi

                Te jemi gati per krizen qe na pret

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Eva

                  Rama ska me na len kurr mbas dore

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Besa

                    Gjithmone Rama na ka mbrojtur

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Olti

                      Te pakten ju kemi juve qe ju kemi prane dhe ne situata te veshtira

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dori

                        Na lehtesuat shume qe nuk e ngritet cmimin e energjise

                        Përgjigjjuni
                        1. Y
                          Ylli

                          Te bashkuar do tia dalim cdo gjeje

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Ne BE eshte rritur gjithcka jovetm Ushqimet

                            Gjithcka eshte rritur ne Europe qe nga Nafta Ushqimet e gjithcka eshte ne Shitje vec rrobave . C'kujtoni ju aty mer . Megjithate un do deshiroja shume qe Qeveria Shqiptare te ruaj ekujlibrat me cmimet ne ngritje sidomos te Ushqimeve per qytetaret shqiptare . _ E pabesushmja ne mediet shqiptare eshte qe jovetm ka shume FakeNews ,por se edhe shume nga Ata ishPushtetare qe i kan vjedhur Miljarda ktij Shteti dhe jane shkaterruesit e ekonimise shqiptare dhe jetes se ktij populli , pellasin te paret ne cdo Lajm ktu .

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje