Pse u linçua Flutura Açka nga deputetja e Foltores?

17 Janar 2023, 18:40Politika TEMA

Pse u linçua Flutura Açka nga deputetja e Foltores?

Nga Ylli Pata

Deputetja e Partisë Demokratike, shkrimtarja dhe botuesja Flutura Açka, edhe pse ka qenë herët një intelektuale e angazhuar në zhvillimet e vendit, ajo nuk duket se ka durimin e duhur për të përballuar cirkun cfilitës së politikës shqiptare.

Më shumë se një herë ajo ka mbajtur në Kuvend fjalime që ishin më shumë qëndrime që vinin nga shpërthimi njerëzor, sesa politik. Në këto qëndrime, ku ka shprehur pezmin me mënyrën sesi politika bëhet në Kuvend, zonja Açka, ka shprehur një lodhje e besdisje me mjedisin politik. 

E nuk është e vetmja realisht, këtë  ka bërë edhe Agron Gjekmarkaj, i cili është tërhequr tek një qëndrim më analitik dhe jo aktiv i zhvillimeve politike. E kjo ka ndodhur edhe në të shkuarën, jo vetëm me deputetë të PD-së, por edhe të Partisë Socialiste. 

Një nga historianet më të mira në vend, pedagoge e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, të Shkodës, Paulina Hoxha ishte deputete në legjislaturën 2009-2012. Mirëpo sa shkeli në Kuvend u stresua shumë dhe iku sa sytë këmbët nga Kuvendi.

Flutura Açka, si pasojë e këtij qëndrimi intelektual ndaj sherrit në opozitë për interesat e Sali Berishës, disa herë ka tentuar t’ua vërë fajin dy palëv e të mbajë një qëndrim në mes ose asnjëanës. 

Këtë qëndrim tentoi ta përvetësonte Sali Berisha nëpërmjet operacionit “Saljanji”, ku në fillim doli emri i Açkës si firmëtare e nismës për të zgjedhur deputetin e Korçës në krye të grupit. 

Por siç rezultoi e gjitha ishte një fake news, siç janë të gjitha fake news lajmet në mediat e mëdha që e prezantojnë Sali Berishën si kryetar i PD-së, kur në fakt nuk është.

E qëndrimi i Flutura Açkës dhe deputetëve të tjerë, bëri që të dështonte operacioni puçist për të marrë grupin në metoda diversive.

E pikërisht pas këtij qëndrimi të Flutura Açkës, erdhi linçimi i egër sot nga Ina Zhupa, e cila e akuzoi deputeten e PD-së se është bashkë me mazhorancën. Një qëndrim që e përsërit Sali Berisha dhe Ilir Meta çdo ditë për Enkelejd Alibeajn.

Synimi është i qartë: për ta kompleksuar Açkën, por edhe të tjerët si ajo me teorinë e “bashkëpunimit”, si dhe për të sulmuar asetet që PD-ja kundër Berishës ka më shumë se foltorja. Realisht grupi berishjan, përveçse mbështetësve të tij dhe ish-qeveritarëve të PD-së, nuk ka asnjë intelektual të mirëfilltë që të jetë si një asset politik në publik.

E gjithë kjo fabul nuk tregon gjë tjetër veçse për dy drejtimet e kundërta që këto pjesë të opozitës kanë me njëra-tjetrën. Ata, sidomos Sali Berisha dhe aleati i tij Ilir Meta, kundërshtar më të fortë në zgjedhjet e afërta të 14 majit nuk kanë Edi Ramën, por Partinë Demokratike, e cila ka tre komponentë: strukturat e bazës, grupin parlamentar dhe mbështetjen ndërkombëtare. Foltorja nga ana tjetër, nuk ka asgjë, përveçse fansat personal të Sali Berishës ndër vite, që natyrisht i krijon edhe Luisi me Kevinën në BBV.

Bashkimi, është thjesht një mashtrim që tashmë nuk e beson asnjëri prej atyre që kishte iluzion në fillimet e foltores, ku Sali Berisha premtoi se do ta hapte partinë për ta, por jo për vete.

Tani, atij i ka mbetur vetëm një rrugë për të mbijetuar: do të tentojë me një operacion radikal dhe të egër të sulmojë të gjithë grupin më të rëndësishëm të PD-së që drejton Alibeaj.

Në mënyrë që t’i asgjësojë politikisht deri në zgjedhje, por sipas gjasave nuk do ta bëjë vetë, por nëpërmjet deputetëve të foltores, të cilët agresivitetin kundër kolegëve të tyre kanë të vetmen rrugë për tu promovuar për listat e “Shtëpisë së Lirisë”.

16 Komente

  1. f
    fisniku

    Te perkrahesh sot nje NON GRATA eshte fatkeqesi qe ta quash intelektuale, botuse etj......

    1. S
      Shqiptari

      Mesa duket Udheheqesi Legjendar i Partise se Punes paska zbuluar nje Grup Armiqesor ne radhet e Partise dhe e ka goditur.Flutura ka dale armike e partise dhe e sh.Enver Berisha.Hahaha.Kete fat do kene tere ata qe nuk i binden mender folklores tropojane,mburoje e udheheqesit legjendar nga nderkombetaret dhe nga te marret qe i vene pas ketij llumi komunist.Kujdes ju te tjeret!

      1. K
        Kapterri

        Lufta midis llojit. Kokën hëngshin. Rracë e degraduar politikanësh

        1. G
          Gole

          Si nuk paska asnjë intelektual "Foltorja"??!! Po Muli çfarë është?

          1. D
            Dakord

            Muli eshte intelektuHale hahahaha

          2. .
            ................

            SALEHU eshte MBRETI I BUDALLENJEVE. RRNOFTE PER ME TREGUE Bemat e tij.

            1. S
              Sllobodanka

              Ina Zhupa ka uri seksuale, por asnjeri nga deputetet nuk i afrohet, pervec Saliu i Sheqeres qe nuk i punon.

              1. D
                Ditmir

                Keto shkrime bajate nga rrogetare te ujesjellesit si Ylli Spata meritojne vetem perbuzje per gjuhen e urretjes ndaj nje grupi qe mendon ndryshe nga sherbetori Alibasha dhe Edi Rama apo Merua. Po ju del ne ender Berisha aq sa nuk lini rresht pa e negativizuar dhe do te thote se jua ka prishur gjumin. Ylli Spates i shkojne keto shkrime pa vlere vetem tek Karlua dhe Merua sepse ndryshe ja pret rrogen e ujesjellesit lali Eri. Po clidhje ka gazetaria me ujesjellesin??? Vetem shitja e by..... per para dhe asgje tjeter.

                1. A
                  Artani

                  Ditmir, na trego se cili ish qeveritar punist ose komunist ka qene yt ate se vetem ate nuk dime.

                2. j
                  joel shkodra

                  Z. Pata, nuk thuhet "iku sa syte kembet", por "iku nga syte kembet" (dmth andej nga shohin syte vene kembet). U ndalova aty dhe nuk e vazhdova me tutje leximin.

                  1. D
                    Ditqir bytheci

                    o Ditqir Ylli Pata shkruan nje te vertet ketu ,te pelqen apo jo ty ose jo..Zaten bythqir tropojan

                    1. P
                      Pisha

                      Ditmir a e di pse është shpallur saliu "non grata" apo varja....

                      1. j
                        joel shkodra

                        Po e shkruaj prape. Shpresoj qe kete here ta botoni. Z. Pata: Nuk thuhet "iku sa syte kembet", por "iku nga syte kembet" (dmth andej nga shohin syte ikin kembet - me shpejtesine e drites). E di se nuk ju pelqejne komentet gjuhesore, por ju bejne mire per here te tjera.

                        1. N
                          Nga une

                          F. Acka, intelektuale????!!!!!! "Pupupupupuuu", do thoshte Jovan Bregu!

                          1. f
                            fakt

                            Ylli Pata edhe atehere kur ka te drejte eshte i pabesueshem sepse eshte gazetari me antidemokrat dhe me bythlepires i gazetarise shqiptare.

                            Lini një Përgjigje