Deklarata e ministrit britanik, reagon Begaj: Dështimet mos i fshihni pas shqiptarëve

17 Janar 2023, 13:15Politika TEMA

Deklarata e ministrit britanik, reagon Begaj: Dështimet mos i fshihni pas

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka reaguar pas deklaratës së ministrit britanik të Imigracionit, Robert Jenrick duke i konsideruar deklaratat e tij për shqiptarët si dëshpërim ditor.

 “Ne shqiptarët edhe sot 617 vjet pas lindjes së Kastriotit, duhet t’u kujtojmë disave historinë e vendit tonë dhe të Evropës. Kastrioti është heroi ynë kombëtar sepse ne jemi mirënjohës për luftën, suksesin dhe shembullin.

Por Gjergj Kastrioti ishte një shqiptar si të tjerë në mote e sot që kanë dashurinë për këtë popull dhe dinë të arrijnë suksesin për veten e të tjerët. Këta shqiptarë janë këtu dhe atje ku ka zyrtarë të lartë që duhet të zgjidhin dëshpërimin e tyre ditor duke i rënë në qafë emrit të shqiptarëve.”, u shpreh ai.

8 Komente

  1. D
    Dulla komunisti

    Shume bukur me mire prishet. Mbroini Shqiptarët emigrantë kudo që jane zoti president, nga këta sharlatanë politikane, për interesat e tyre partiake, në të drejtën e tyre dhe që punojnë me devotshmëri krah për krah mes popujve të tjerë të europes dhe botes.

    1. E
      Ela Bela

      ahahahahhahahahah, ju flas pre rogozhhhhhine....lol

    2. f
      fukaraji23eu

      Anglia eshte shtet racist ndaj shqipetareve me pelqeu artikulli i te mbijetuares nga holokosti qe thoshte se nazizmi e filloji luften kunder cifuteve duke u ankuar per t’a ndoshta dhe keta te sotmit u pelqejne netodat e te kaluares dhe t’i trajtojne popujt si fuqi perandorale..

      1. T
        Tarasi

        nuk te ka faj as englezi as italiani as holandezi e te tjere.Komuniteti i shqiptarvene perendim kane perqindjen me te madhe te krimineleve ne krahasim me komunitetet e tjera. Keto jane fakte. Cfare do benin shqiptaret po te ndodhnin keto gjera ne shqiperi nga te huajt ? I lini sofizmat e patriotizmat se nuk ua ka fajin njeri

        1. S
          Shteti Anglez ,ka mbajtur Flamurin kunder Shqiperi

          Tarasi , boll mer idiote .Kush te paguan ty per te tilla Genjeshtra ? - Ku e ke marre bytha jote kto Statistika ? Ka shqiptare qe punojne ne EuroPol dhe dijne mire se cili nga shtetet e Ballkanit ka kriminalitetin me te larte dhe cili me te ulet dhe Shqiperia nuk ben pjes ne asnji nga kto kriminele . Maskarenje ,liria e medies s'ju jep te drejten te beni idiotin ktu

          1. D
            Dajlani

            Tras, këtu ti po bën sofizma. Se ka edhe llogari të tilla: nëse në një vend janë 100 shqiptarë dhe nga këta janë inkriminuar 10 veta i bie 10 %. Më tej nëse po në atë vend ka 5 herë më shumë psh pakistanezë, afganë, hindianë (këta të fundit janë shumë më shumë) dhe përfshihen në krime 20 veta pra dyfishi i shqiptarëve, atëherë përqindja e tyre është vetëm 4 %. Nëse nuk di aritmetikë të thjeshtë mbylle gojën dhe mos dil në fushëbetejë.

          2. e
            emigranti1991

            RROFTE PRESIDENTI YNE. TASH E TUTJE, ANGLIA DO TE MATET KUR TE FLASI.

            1. E
              Emigranti

              Nuk e di nese e jotja eshte ironi apo naivitet por asnjera nga keto nuk eshte mire. Presidenti nuk pret te ndodhe ndonje mrekulli pas asaj qe tha ama gjerat duhen thene dhe boll u beme rrogoz per keta idiotet qe e kane mendjen per karriere politike dhe jo per te miren e vendit dhe popullit te vet, si ne Shqiperi (Saliu me shoke) edhe ne UK keta rracistet qe me te drejte ajo e mbijetuara e holokaustit i iu kujtoje qe po tingellojne njelloj si nazistet. Me siguri nje lloj reflektimi do te kete. Te shash nje komb te tere duke pasur nje pozite te tille (perfaqesuesi i nje shteti te ashtuquajtur, demokratik dhe te emancipuar) nuk eshte aspak gje e vogel dhe nuk duhet marre lehte. Aq me teper kur na kane borxhe se kane bere pazare me trojet tona si iu ka dashur qejfi dhe te ishte per keta ne 1913 nuk do kishim me shtet. Nuk iu dal ne mbrojtje krimineleve qe jane ne UK me origjine shqiptare por per kete ekzistoje institucionet e drejtesise, nese keni deshtuar eshte faji juaj dhe jo i shqiptareve, merruni me policet qe merren me hard pornography dhe me ata qe mbulojne tregun e droges dhe mbyllin nje sy per ca pounds me shume etj etj E kane merakun vetem qe kane konkurence per kush e kontrollon tregun e droges jo per te luftuar krimin ne te vertete

            Lini një Përgjigje