
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër institucionet e drejtësisë, prokuroritë dhe gjykatat si fajtore për mos çuarjen para drejtësisë të personave që kanë ndërtuar pa leje.
Ai tha se IKMT deri tani ka kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetarë bashkish dhe komunash, mes tyre edhe të Partisë Socialiste, 12 drejtorë urbanistikë, 25 kryeinspektorë, 2 drejtorë rajonalë Aluizni dhe 4 kryetarë këshillash të rregullimit të territorit për ndërtimet pa leje në vend, por deri tani nuk ka asnjë para ligjit.
“IKMT deri tani ka kallëzuar 40 subjekte, 18 kryetarë bashkish dhe komunash, edhe të PS, 12 drejtorë urbanistikë, 25 kryeinspektorë, 2 drejtorë rajonalë Aluizni 4 kryetarë këshillash të rregullimit të territorit. Sa nga këta kanë shkuar para ligjit, asnjë, të gjitha këto dosje i ka zënë myku nëpër prokurori.
Prokuroritë na kanë vendosur një barrierë turpi, një pallat i tërë në një zonë turistike, kemi një vit që jemi bam e bum nëpër gjykata, pa larjen komplet, tani ka ardhur momenti për të dhënë një mesazh të qartë që çdo metër katror jashtë lejes do t’ju kushtojë aq shtrenjtë saqë do të jetë marrëzi që t’i hyni kësaj aventure. Penalisht nuk i ndjek qeveria, por drejtësia, dhe lufta jonë për drejtësinë është titanike për të pastruar këtë llum, që që është llum i llumit, nga ku gjeneron përditë, të njëjtën gjë mendoj dhe unë, kemi arritur të vendosim bazat e institucioneve të reja të drejtësisë të zyrtarëve të lartë.
Nuk janë vetëm ndërtime pa leje, këto kallëzime, nga njëra anë dosja fle në prokurori, nga ana tjetër ai flet nëpër ekrane, nuk duhet të dorëzohemi, kjo është një goditje finale”, tha Rama.
Shpresojme qe te hapen ato dosje dhe te denohen fajtoret qe jane kallezuar
Prokuroria duhet te veproje sa me shpejt dhe fajtoret te denohen
Te gjithe ata qe kan ber faje po denohen dhe rama nuk po mban anen e askujt
Me vjen mir qe kryeministri yn nuk mban anen e askujt, ata qe thyejn rregullat po denohen
mendoj se z. rama po ben pune shume te mire ne vendin tone dhe korrupsioni po luftohet lehte
Sikur prokuroria ta bente punen sic duhet nuk do ishim ne kete gjendje sot se qeveria i ka cuar dosjet atje ku duhet
Po prandaj jeni per tu vlersuar se skeni ber dallime mes askujt po sikur ta bente dhe qeveria punen sic duhet
uroj qe dosjet te hapen edhe te merret denimi i duhur
Drejtesia po shkon ne vendin e duhur tashme me keto pune qe po ben Rama
Kemi pare qe nuk po mbani anen e askujt kryeminister,cdo njeri qe ka bere gabim merr denimin qe meriton
Sa mir qe po nis dicka kunder korrupsionit te behet ky vend
Ishalla po denohen te gjith ato qe bejn te tilla punesh te vihet drejtesia ne vend
Ca te beje me shume Rama kur dosjet jan aty dhe drejtesia spo ben punen e vet
Po prandaj esht situata kaq rende se nuk e ka fajin vetem ai qe nderton por dhe te tjeret qe i lejojne e mbyllin gojen per lek
I ka zen myku sepse i ka fsheh sala me shok
Eshte per tu vleresuar puna qw ju po beni dhe nuk po lejoni m shkelje
Drejtesia duhet te cohet nga gjumi dhe ti vere gjerat ne vendin e duhur
Drejtesia duhet te filloj e te bej më me pergjegjeshmi punen e saj e mos te lere asken pas dore
Kushdo qe ka bere krime e vjedhje le te denohet
e kane verteteuar gjithmone qe para ligjit jane te gjithe te barabarte dhe nuk bejne dallim per askend
ja pse i besojme me shume keta pasi gjithmone i kane trajtuar te gjithe njesoj, qofshin ata me poste te rendesishme
dhe ajo e shkodres ka shume probleme sidomos me ndertimet pa leje
po jan tevpa pergjegjshem dhe duhet te denohen pwr demin qe kan bere
Trimat spyesin per ligj , kane bere lek dhe mendojne se jane zoti por jo , sapo te vijne ne gjyqesore persona te denje do tiu tregohet vendi te gjitheve.
Prokuroret me kurs 6 mujorsh normale qe bejne te tilla veprime se ato jan eudhezuar te shkojne drejt lekut qe ne kohen qe kane hyre ne pune ne kohen e Sahales
Te gjithe ata qe kane ndertuar pa leje drejtesia duhet te vere dore sa me pare dhe ti ndeshkoje
sic i ka zene myku keta plera ashtu do kalben dhe ne burg per te gjitha ato vjedhje qe ka bere
drejtesia sa vjen dhe po vihet ne vend keshtuqe mos te bejne me te tilla gabime se kane per ta pesuar si kta plerat