Rama, 8 orë mbledhje me qeverinë në Dajt/ Fokusi i takimit, zgjedhjet 2025! Si do të komunikojnë ministrat me qytetarët

1 Shtator 2024, 19:33Politika TEMA

Rama, 8 orë mbledhje me qeverinë në Dajt/ Fokusi i takimit,

Përfundon pas 8 orë e 30 minutash retreati që kryeministri Rama zhvilloi këtë të diel me kabinetin qeveritar në vilën qeveritare në Dajt.

Në këtë mbledhje secili nga ministrat kanë raportuar për objektivat që do të kenë në ministritë që drejtojnë.

Retreati ishte i ndarë në blloqe raportimi, në varësi të tematikave. Së pari ka qenë blloku i kmunikimit ku është diskutuar strategjia që socialistët do të ndjekin për zgjehdjet e 2024.

Një tjetër bllok i rëndësishëm ka qenë çështja e integrimit dhe antikorrupsionit.

Të pranishëm ishin ministrat, drejtorët e institucioneve në varësi të Kryeministrisë, kryetarja e Parlamentit, nënkryetari i Parlamentit, kryetari i Grupit Parlamentar të PS dhe kryetarët e komisioneve Parlamentare të PS.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Rezidencën Qeveritare në Dajt për vijuar traditën e mbledhjeve informale të qeverisë pas pushimeve të verës.

Mbledhja përfundoi rreth orës 18:30, pas gati tetë orësh diskutime. Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit qeverisës u larguan nga Rezidenca pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Fokusi i kësaj mbledhje lidhej me mënyrën se si do të komunikojë kabineti qeverisës, me qytetarët para dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare 2025.

Krahas ministrave, iu bashkuan mbledhjes edhe Kryetarët e komisioneve parlamentare, Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali, Nënkryetari i kuvendit Bledi Çuçi, bashkë me kryetarin e  grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi si dhe Drejtorët e institucioneve në varësi të Kryeministrisë.

Kjo mbledhje ishte e konceptuar në katër blloqe për çështjet Sociale ato të Sigurisë dhe Blloku i Drejtorëve.

Pjesa më e rëndësishme e mbledhjes lidhej me komunikimin, nga ku çdo ministri paraqiti propozimet e detajuara, kjo në funksion të zgjedhjeve 2025.

Kjo mbledhje e qeverisë në Dajt, i paraprin asaj të asamblesë së re socialiste të dielën e ardhshme në Durrës, nga ku pritet zgjedhja e sekretariatit të PS.

Nuk përjashtohet mundësia që kryesocialiti Edi Rama, të ndërmarrë një rokadë mes drejtuesve politik të PS-ë në 12 qarqet e vendit.

 

3 Komente

  1. B
    Ben

    Keta mblidhen sesi te mashtrojne popullin Shqiptar.me propagande! Mjere populli qe sdi nga te kerkoje ndihme: Sali kerma eshte vrases ndersa keta hajduti

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drilon

      Fiks. Zgjidhja e vetme, largimi nga vendi.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Labi

      I la mbledhe Edveri tu tregoj se si te mbledhin masat rreth gjirit te partise, se per ndonje arritje nuk ka ca flet,besoj do i flasi dhe per pllanin 5 vjecar.Parti Edver jemi gati kurdoher,thirja degjohej deri te restorani poshte,edhe kur hanim na ruanin ushtaret e gardes,kisha shume qe nuk e kisha perjetuar ket ndjesi,qe para viteve 85 ne volorek te Pogradecit kur ishte aty shok Shpati.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje