Rama flet pas samitit në Bruksel: Vendet anëtare vlerësim pozitiv për progresin e Shqipërisë

14 Dhjetor 2023, 12:43Politika TEMA
Rama flet pas samitit në Bruksel: Vendet anëtare vlerësim pozitiv

Një ditë pas samitit në Bruksel, kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me gazetarët tha se ka marrë një vlerësim pozitiv për progresin e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

"Dje ishte një samit ku u diskutua perspektiva e vendeve tona. U vu në pah progresi. U fol për procesin e normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës.

Po ndaj me ju faktin se vendete anëtare kanë një vlerësim shumë pozitiv për progresin e Shqipërisë dhe posaçërisht nga ana e Komisionit Europian vlerësohet me nota shumë pozitive performancë e jonë e negociatave në fazën e parë tanimë të përmbushur të skanimit të organizmit shtetëror të Shqipërisë dhe të tregjeve tona.

Do të organizoj një takim falënderimi dhe motivimi për anëtarët e kësaj skuadre e cila në totalin e vet, është rreth 1000, vetë ku përfshihen jo vetëm institucionet e shteti. Një skuadrës që ka bërë 707 prezantime në Bruksel. Sot edhe një herë falënderimin dhe mirënjohjen për organizimin profesionalizmin dhe disiplinën e të 36 ekipeve të kësaj.

Ky ishte samiti i fundit i BE-së me Ballkanin Perëndimor nën këtë lidership. U jemi shumë mirënjohës, si kurrë më parë Ballkani Perëndimor është dëgjuar. Kemi fituar një respekt që nuk e kemi pasur kurrë. E kam informuar samitin për modelin tonë me inteligjencën artificiale me të cilën do të bëjmë mbivendosjen e mbi 3000 masave në legjislacionin tonë. Kjo do të jetë pjesë e strategjisë sonë",- tha Rama.

5 Komente

  1. !
    !!!

    Dhisni ne Europe, perse u duhet shqiptareve per te marre akoma greqia territor?!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Spiro Terbufi

      Me mir ta marin Rama me oligarket e vet ,ke te drejt tu vazhdo voto si dele keshtu keni qene gjithmone.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        Po shqipetaret pse emigrojne ne Europe? dhe jo ne Azi?

        Përgjigjjuni
      2. L
        Latif Dreqi

        Ce doni Europen, ja aty eshte Jugollavia, Kina, Federata Ruse. Paraardhesi juaj, dobici i Anese ate rruge ju mesoi, drejt asaj do ecni. Mire ja beni, me zi bejani ketij poulli. Djemte e vajzat degdisuani neper bote, dy pleqte qe kane mbetur, kane 10 vjet pa iu rritur pensioni as 1 Lek. Mbytini me gjoba, per parkime e per dreq, rrituani taksat si kurre me pare e prape ata nuk ndihen. Mbajini pezull, se ashtu i sundoni me mire, duke nxjerre armiq te jashtem e te brendshem, se dhe dobici i Anese kete pune bente!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Halimi pensionisti.

          O zoti kryeminister. Na i ço pensionet 300 mije lek te vjetra, kjo na ben pune . Hame ilaçe, te hame edhe buke.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje